• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alfred Moisiu te ORA: Politika e do Presidentin nëpunës të bindur dhe jo kryetar Shteti

by Java News
01/01/2017 04:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Presidenti Alfred Moisiu i ftuar në Ora Neës mbrëmjen e fundit të vitit, thotë se Presidenti i vendit duhet të zgjidhet nga populli dhe në krye të shtetit duhet të jetë një personalitet.

Ai thotë se politika kërkon një nëpunës në krye të shtetit. Për sa i përket reformës në drejtësi, ai mendon se ajo është vonuar qëllimisht nga klasa politike dhe sistemi gjyqësor.

Pjesë nga intervista:

Moisiu: Reforma në drejtësi është gjëja më e madhe. Deri më tani e kemi në letër. Është e vërtetë që periudha e realizimit të saj në letër është zgjatur më shumë se sa duhej dhe përgjegjësia është e politikës shqiptare, sepse jo të gjithë e duan këtë lloj reforme. Edhe gjyqtarët një pjesë do të japin llogari për atë që kanë bërë. Fajtore është politika që e ka vonuar sepse donte që kjo reformë, nuk guxonte të dilte kundra saj, sepse shqiptarët kanë kohë që e kërkojnë, por indirekt kërkonin ta vononin dhe ta zbusnin. Kur të fillojë implementimi do të vazhdojë kjo situatë dhe duhet vendosmëri. Kam qenë i mendimit që politika të mos fusë duart fare. Ishte ajo pjesë që do të goditej, ndërsa gjyqësori e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese. Të gjitha këto kanë pasur një qëllim: të ulin sa më shumë të jetë e mundur “gradacionin e rakisë” në qoftë se shprehemi kështu.

Reforma në politikë?

Moisiu: Pa drejtësi të rregulluar nuk mund të rregullojmë dot politikën. Drejtësia është baza. Ne kemi akoma skandale të mëdha të viteve të ndryshme të “qepura me pe të bardhë”. E ka bërë drejtësia. Sigurisht, nuk i fus të gjithë në një thes. Atje ka njerëz të ndershëm, njerëz që janë përleshur me krimin dhe kjo nuk ka qenë e lehtë. Një pjesë goxha e mirë është e ciknosur.

Klasa politike ka përgjegjësi për këtë situatë, por nuk ka përgjegjësi njëlloj. Klasa politike duhet të bëjë akuza të argumentuara dhe që të bindin, jo akuza për të krijuar zhurmë.

Zgjedhja e Presidentit

Moisiu: Presidenti duhet zgjidhur nga populli. Politika tenton të dërgojë në Presidencë jo një kryetar shteti por një nëpunësi. Duhet zgjedhur një personalitet që di t’i japë rrugë problemeve dhe të shmanget nga politika. Ai duhet të gjejë forcat dhe të shkëputet nga politika partiake. Për fat të keq kemi pasur rezultate jo si duhet. Politika duhet të kuptojë që atë që vënë në krye duhet ta respektojnë. Edhe ai që është krye të detyrës si kryetar Shteti duhet t’i përmbahet kritereve kushtetuese. (b.an)

.,.

Next Post
Sërish terror në Stamboll, 39 të vrarë mes tyre edhe 16 shtetas të huaj!

Sërish terror në Stamboll, 39 të vrarë mes tyre edhe 16 shtetas të huaj!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

March 11, 2026

Zbatohet vendimi i GJKKO-së, Veliajt i dërgohet në burg dosja me 28 mijë faqe

March 11, 2026
Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

March 11, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Tensionet në Lindjen e Mesme, Putin përfiton për rritjen e ekonomisë së Rusisë

March 11, 2026
Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

March 11, 2026
Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

March 11, 2026
Tirana qendër festimesh për Ditën e Verës, Veliaj zbulon aktivitetet që mbahen sot

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Si do të bëhet lëvizja e mjeteve më 14 mars

March 11, 2026
I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

March 11, 2026
Von der Leyen paralajmëron: Mendësia e Rusisë nuk ka ndryshuar që nga Konferenca e Jaltës

Rritja e çmimeve, Von der Leyen: Kthimi i BE te karburantet ruse do të ishte një gabim strategjik

March 11, 2026
Ndryshimet në qeveri/Blendi Klosi: Janë ekskluzivitet i Kryeminstrit. Nesër mblidhet grupi parlamentar…

“Nuk e pengojmë hetimin për Ballukun”, Klosi: Imuniteti, vendimmarrje që i takon Kuvendit

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In