• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alfred Bualoti: Si u zëvendësuan intelektualët me klasën punëtore. Tregon edhe “sekretet” e “Pyllit të lirisë”

by A R
12/03/2024 08:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Pylli i Lirisë”, një film i përjetësuar në memorien e të gjithëve, është “zbërthyer” në një episod tejet special të emisionit “Kur xhirohej një film” në RTSH. E sigurisht, kush më mirë se aktori që ka luajtur rolin kryesor, atë të Vlashit, mund të tregonte “sekretet” e këtij filmi.

Në studio, aktori i mirënjohur Alfred Bualoti ka solli plot detaje të pathënë nga realizimi i këtij filmi. Rrëfimin, aktori e nis me largimin e tij nga Tirana, ku punonte si regjisor në RTSH, në Gjirokastër, ku thotë se e “degdisën”.

“Ka qenë viti 1976, që përkon me vitin e realizimit të filmit, kur filloi revolucioni. Unë isha në RTSH në 1975 si regjisor dhe filloi revolucioni kultural, zbriti klasa punëtore zuri poste të rëndësishme si shefa të redaksisë dhe drejtues dhe u shkurtuan disa vende pune, u larguan edhe shumë punonjës, ndër to ishin Ruzhdi Pulaha, Nasi Lera, Kiço Blushi dhe sigurisht që ne të rinjve na kishin shumë më për kollaj, na thanë që atje ka nevojë Partia apo atdheu dhe sigurisht që ne ishim ushtarë të bindur dhe shkuam në Gjirokastër, por fatmirësisht në teatrin e Gjirokastrës ishim se mund të shkoje dhe në ndonjë vend tjetër, pra ka qenë viti 1976”, tregon aktori.

E megjithatë, ndonëse në Gjirokastër, Bualoti merr propozimin për të zhvilluar një kinoprovë për rolin e Vlashit.

“Ne po punonim dhe më bie një telefonatë që do të vish për kinoprovë në Kinostudio për një rol shumë të rëndësishëm. Sigurisht që u gëzova dhe erdha në Tiranë, vajta në Kinostudio. Ka qenë një dialog i shkurtër i filmit sepse ata më shumë kishin hall sesi dukeshe në film, a rrija si një fshatar i Myzeqesë, a kisha një lloj përshtatshmërie. Nuk kaloi një javë dhe më bie telefoni dhe më merr operatori i filmit dhe më thotë e keni fituar provën, do vish të bësh filmin”, e kujton aktori atë moment.

Një film i pazakontë ishte “Pylli i lirisë” për kohën, jo vetëm sepse ishte i pari film me ngjyra në ekran të gjerë, por edhe sepse një tjetër personazh shumë i rëndësishëm ishte një kalë. Bualoti tregon jo vetëm sfidat e kalërimit, por edhe një “sekret”, teksa thotë se jelet e kalit në fakt ishin paruke.

“Kalin e gjetën në Përmet. Pas rënies së kasës ushtarake, pas vitit 1974, u dënuan jo vetëm oficerët, por edhe kafshët e shkreta. Dhe për t’i hequr e kishin çuar kalë karroce në Përmet kaprollin. Një racë arabe e shkëlqyer dhe ata i kishin prerë edhe jelet e kalit. E morën kalin, por çfarë do t’i bënin pa jele, i bënë paruke. U bë paruke për të qenë kali normal, për të qenë kalë prej tamam, kalë pylli, por vështirësi ishte që kur hipja unë kalëroja nuk kisha ku të mbahesha, sepse ikte paruka. Sigurisht që kam rënë disa herë, por kali ka një gjë, nuk të shkel të ruan”, rrëfen aktori i njohur.

Bualoti ka ndarë me publikun edhe detaje nga puna me regjisorin Gëzim Erbara, të cilin e konsideron një personalitet të madh, emrin e të cilit e ka gdhendur edhe në majën e kullës Eifel, kur ndodhej në Paris.

“Kur për herë të parë shkova vizitova kullën Eifel dhe u ngjita deri lart fare, atje shikoj që kishin bërë shumë zhargavina nëpër atë parvazin, emra, por duhej një gjë e fortë për të shkruar. Mendoja që duhej të shkruaja diçka dhe mu kujtua regjisori Gëzim Erbara sepse ai na kishte mësuar Parisin, pa qenë në Paris. Gëzimi nuk kishte qenë vete në Paris, por dinte çdo gjë në Paris, çdo rrugë çdo kafene. Kisha çelësat e dhomës me vete dhe e gdhenda G.Erbara. Atje janë me qindra emra të shkruar, por edhe Gëzim Erbara është atje. Ka qenë një personalitet i madh, ka qenë shumë fisnik ai dhe kur të kritikonte thoshte ‘jo kështu o dashur’. Nga pikëpamja profesionale ishte unik. Për nga fisnikëria e tij, ishte unik. Ai dhe unë u puqëm në një farë derixheje sa edhe flinim bashkë në hotel. Ai kishte shumë besim te unë”, shprehet ai.

Por si ishte të punoje krah emrave të mëdhenj të artit shqiptar, si Ndrek Luca apo Margarita Xhepa? Bualoti e kujton Lucën si një njeri me natyrë krejt të veçantë dhe me dashuri shumë të madhe për punën si aktor dhe rolin.

“Ndrek Luca ishte i veçantë si natyrë. Ndreka, për një moment nuk e dalloje rolin që bënte, se ishte në jetë dh enë film ashtu. Ai donte ta përjetonte në çdo moment rolin që bënte, ishte veçantë. Ishte natyrë krejt e veçantë. Masa e dashurisë që kishte ai për punën dhe rolin kalonte çdo gjë. Ai donte me domosdo që figura e tij të ishte e plotësuar në çdo detaj. E bënte rolin me shumë shumë pasion”, tregon aktori.

Ndërsa për Margarita Xhepën, Bualoti thotë se marrëdhënia mes tyre si nënë e birë në film, u bë shumë e natyrshme.

“Ishte artiste e shquar, ishte në teatër, film kudo dhe ishte kënaqësi të punoje me të. Ajo jo vetëm vinte nga Lushnja si origjinë, por e njihte shumë mirë personazhin, një nënë fshatare me djalin dhe e ndjeva shumë mirë veten me Margaritën, u bë një marrëdhënie birë dhe nënë shumë e natyrshme”, kujton aktori.

/a.r

 

Next Post
Denoncoi probleme sigurie për avionët, gjendet i vdekur punonjësi i Boeing në SHBA

Denoncoi probleme sigurie për avionët, gjendet i vdekur punonjësi i Boeing në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita Botërore e Konsumatorit, ministri i Bujqësisë: Buxheti për sigurinë ushqimore rritet me 12.1%

Dita Botërore e Konsumatorit, ministri i Bujqësisë: Buxheti për sigurinë ushqimore rritet me 12.1%

March 15, 2026
Kush është Marta Kos, zyrtarja evropiane që po akuzohet se ishte bashkëpunëtore e UDBA-së

Kush është Marta Kos, zyrtarja evropiane që po akuzohet se ishte bashkëpunëtore e UDBA-së

March 15, 2026

A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?

March 15, 2026
“Na ka mundur 9 herë në dy javë”, kryeparlamentari iranian ironizon presidentin Trump: Sa qesharak!

“Na ka mundur 9 herë në dy javë”, kryeparlamentari iranian ironizon presidentin Trump: Sa qesharak!

March 15, 2026
Sezoni veror 2026/ Ministri Gonxhja: Sot është afati i fundit për aplikimet e stacioneve të plazhit

Sezoni veror 2026/ Ministri Gonxhja: Sot është afati i fundit për aplikimet e stacioneve të plazhit

March 15, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Papa Leo bën hirrje për armëpushim: Le të rihapen shtigjet e dialogut!

Lufta në Lindjen e Mesme, Papa Leo bën hirrje për armëpushim: Le të rihapen shtigjet e dialogut!

March 15, 2026
Me skenarë sulmi dhe shpëtimi pengjesh, forcat speciale të Shqipërisë dhe Greqisë stërviten në Tiranë

Me skenarë sulmi dhe shpëtimi pengjesh, forcat speciale të Shqipërisë dhe Greqisë stërviten në Tiranë

March 15, 2026
“E papranueshme”/ Oganizatat ndërkombëtare: Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit në Kuvend

“E papranueshme”/ Oganizatat ndërkombëtare: Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit në Kuvend

March 15, 2026
Trump u kërkoi të dërgojnë anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit, Koreja e Jugut: Do ta “vlerësojmë me kujdes”

Trump u kërkoi të dërgojnë anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit, Koreja e Jugut: Do ta “vlerësojmë me kujdes”

March 15, 2026
Kriza politike, analisti amerikan: Po dëmtohet imazhi i Kosovës! Kush e dëgjon një vend që nuk gjen president?

Kriza politike, analisti amerikan: Po dëmtohet imazhi i Kosovës! Kush e dëgjon një vend që nuk gjen president?

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In