Akoma pa ardhur vera akoma, Alessandra Ambrosio duket se është më shumë se gati për stinën e nxehtë. Në fotot e fundit ajo ka prezantuar linjën e saj të re të rrobave të banjës. Këtë fundjavë, ylli 37-vjeçar i Victoria Secret ka bërë një set fotografik nën perëndimin e diellit ku shkëlqen e tëra. Mesa duket koha për të nuk ka kaluar, edhe pse nënë e dy fëmijë, ajo ruan linjat perfekte.