Sali Berisha, pasi ka ndryshuar datën e çlirimit të Shqipërisë nga nazifashistët nga 29 në 28 nëntor, debat që vijon akoma dhe sot dhe festojnë të ndarë të djathtë dhe të majtë, ka ndarë dhe themeluesit e PD që festojnë të ndarë ditën e krimit të PD.
Aleksandër Meksi, një ndër themeluesit kryesor të PD dhe kryeministër i Shqipërisë në mandatin e parë qeverisës të një partie opozitare pas 45 viteve komunizëm uron pikërisht sot më 12 dhjetor.
Postimi i Meksit në rrjetet sociale:
Të dashur miq e dashamirë demokrat ! Ju uroj 12 dhjetorin ditën e themelimit të PARTISË DEMOKRATIKE ! PD lindi si një Parti opozitare e regjimit komunist, duke synuar një Shqipëri demokratike, të përparuar dhe europiane. Uroj e shpresoj që ëndrra e themeluesve dhe mbështetësve të saj një ditë të realizohet!
ma.me











