• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Aleksandër Filipi: Nuk e kuptoj “ftohtësinë” ndaj Nëntorit

by Java News
21/11/2015 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aleksandër Filipi
Aleksandër Filipi

Kuratori i “Nëntorit 2015” flet për edicionin e 18-të të këtij aktiviteti, por më shumë se kaq për motivin e përbashkët të piktorëve pjesëmarrës, dëshirën për të përbërë një grup shoqëror dhe afrimin e më të rinjve për të krijuar realisht një traditë…

 

Intervistoi Ben Andoni

“Nëntori 2015” këtë vit arriti të jetë në kohë dhe kjo është meritë e një grupi piktorësh vërtetë dashamirë ndaj artit të tyre, por edhe me dëshirën për të kumtuar diçka…

Juve prej vitesh bëni një aktivitet i cili ka zënë vend në artet pamore shqiptare. Çfarë risish ka këtë vit “Nëntori 2015”?

“Tashmë ‘Nëntori’ është kthyer në një traditë që pritet dhe ndiqet nga artdashës të shumtë. Sivjet, ‘Nëntori’ realizon edicionin e tij të 18-të, d.m.th. ka plot tetëmbëdhjete vjet që ky grup artistësh realizon ekspozitë pikture në muajin Nëntor të çdo viti.

Në këtë ekspozitë, këtë vit, marrin pjesë 30 piktorë të të gjitha brezave. Qysh kur u çel ekspozita e parë në nëntor të vitit 1998, organizuar nga artisti dhe kritiku i artit Llambi Blido dhe nga piktorët Besim Tula dhe Stefan Taçi, në të kanë marrë pjesë artistë të shquar si profesorët e të gjithë brezave qysh prej Sadik Kacelit, Ismail Lulanit, Isuf Sulovarin, Agim Zajmin e Niko Progrin etj. Ky grup vazhdon të realizojë ekspozitat e ‘Nëntorit’ në gjininë e pikturës së kavaletit, d.m.th., me telajo dhe bojra vaji duke u freskuar herë pas here në pjesëmarrje dhe me artistë të rinj.

Për këtë vit, krahas artistëve të shquar të cilët janë pjesëmarrës prej 18-vjetësh ajo që përbën risi është pranimi në këtë grupim i rreth 10 piktorëve të rinj, që janë të pasionuar pas tablosë kompozicionale dhe pikturës së kavaletit dhe që shpresojnë t’i japin një impuls të ri ekspozitës me veprat e tyre”.

Juve nuk keni vënë kritere rigoroze pjesëmarrje, por çfarë e dallon në vetvete si identitet, sipas jush, Nëntorin?

“Natyrisht, në fillimet e veta në këtë grup, merrnin pjesë artistët e të gjitha zhanreve të pikturës së kavaletit. Dhe me kalimin e viteve ka ardhur duke u konsoliduar identiteti i vet duke e trajtuar më gjerë tablonë kompozicionale.

Por i vetmi kusht që mbetet është pjesëmarrja në gjininë e pikturës së kavaletit ndërsa tema apo dimensioni i veprës janë në varësi të dëshirës së artistit për të shprehur sa më mirë ndërsa përgjegjësia e nivelit artistik të veprës është personale por gjithmonë duke dashur që identiteti krijues i secilit të jetë sa më evident në mënyrë që edhe ekspozita të jetë sa më e larmishme në stile dhe ide”.

Bashkim Dervishi: 'Bianka'
Bashkim Dervishi: ‘Bianka’

Ka një lloj ftohtësie të pjesës tjetër, që nuk merr pjesë në këtë aktivitet. E shikoni si mungesë dashamirësie apo thjesht pjesë e gjendjes së shoqërisë shqiptare?

“Gjithmonë ky problem më ka shqetësuar në mos kuptimin e drejt të tij. Ky është një grup shoqëror dhe duke mos qenë institucion e ka të pamundur të realizoj ekspozita kombëtare sepse ndryshon nëqoftëse do ta bënin pjesëmarrës të lirë, por si mund të organizohej realizimi e saj kur ne vetë jemi krijues.

Çdo artist dëshiron që të paktën një herë në vit të ekspozojë veprën e tij para opinionit artistik dhe krahas kolegëve. Në fillim u krijua grupi i artistëve “Nëntori” e më vonë u krijua me pjesëmarrje më të gjerë  ekspozita “Pranvera” dhe para pak kohësh me dymbëdhjetë artistë të penelit u realizua edhe një ekspozitë e cila do të jetë e përvitshme duke pasur këtë identitet pra: peizazhin në natyrë. Në këtë mënyrë duhen krijuar dhe grupime shoqërore të tjera artistësh të cilat ndjejnë nevojën të ekspozojnë realizimet e tyre vjetore.

Ekspozita të mëdha me përmasa kombëtare duhet të realizohen me sipërmarrjen e shtetit ose shoqatave të institucionalizuara sepse kështu në forma shoqërore është e pamundur të krijohen grupime më të mëdha.

Ftohtësinë apo mungesën e dashamirësisë unë nuk e kuptoj dot, por me sa duket kjo është ndoshta e natyrshme dhe mbi çdo gjë personale”.

A. Filipi: "Përhumbje"
A. Filipi: “Përhumbje”

Cilët ju kanë ndihmuar në këtë vit për realizimin e tij?

“Gjatë këtyre tetëmbëdhjetë viteve të ekzistencës kemi pasur ndonjë sponsorizim nisur nga dashamirësia personale, por duke parë ftohtësinë dhe indiferencën shtetërore ne e kemi zgjidhur këtë problem duke paguar secili pjesëmarrës nga një kuotë të barabartë për të gjithë dhe në këtë mënyrë realizojmë pasionin tonë për të ekspozuar të paktën një herë në vit me kolegët, me pak fjalë një kërkesë e natyrshme për çdo artist”.

Next Post

10 aktoret më seksi gjatë vitit 2015 (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ëndrra e luksit në Gjirin Persik në rrezik, investimet dhe turizmi në lojë

Ëndrra e luksit në Gjirin Persik në rrezik, investimet dhe turizmi në lojë

March 6, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Rivlerësimi i pronave në rrethe: AKSH përdor çmimet e 2016-s, ekspertët privatë me çmimet reale

March 6, 2026
Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

March 6, 2026
Trump: Do ishte veprim i mençur nëse Maduro largohet vetë nga pushteti! I takon atij të vendosë!

A do të dërgojë SHBA trupa në Iran? Donald Trump thyen heshtjen

March 6, 2026
Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

Moti i kthjellët me vranësira të pakta, parashikimi i motit për sot

March 6, 2026
Përshkallëzohet lufta! Izraeli sulmon Teheranin dhe Bejrutin, Irani lëshon raketa e dronë drejt Tel Avivit

Përshkallëzohet lufta! Izraeli sulmon Teheranin dhe Bejrutin, Irani lëshon raketa e dronë drejt Tel Avivit

March 6, 2026
Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In