“Nëse do zgjidhej Hillary Clinton, e sigurtë që do të kishim një Luftë të Tretë Botërore. Por zgjedhja e Trump me shumë siguri do të sjellë paqen në botë dhe do të ulë tensionet me Rusinë”, tha ai.
Një zyrtar rus tha se deklaratat e Zhirinovskyt janë personale dhe nuk pasqyrojnë qendrimin e Kremlinit. Por sipas analistëve perëndimorë, Zhirinovsky tha atë që mendon Putin. Ata mendojnë se Zhirinovsky përçon mesazhet që Putin nuk dëshiron t’i thotë vetë. Putin ishte i pari lider botëror që uroi Trumpin për fitoren.
ma.me