• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aleati i Bashës: S’bëjmë keq që takojmë Metën, por tryeza e zgjidhjes është me Ramën

by A R
29/04/2019 09:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të martën, kreu i shtetit Ilir Meta do të presë në një takim pesë partitë e grupimit të qendrës së djathtë. Kreu i njërës prej këtyre partive, Agron Duka i PAA-së, deklaroi në RTV Ora se qëllimi i takimit është konsultimi me presidentin për gjetjen e një rrugëzgjidhje për krizën politike.

Duka: Duke jetuar në një krizë të thellë politike por jo vetëm ne mendojmë se Presidenti ka rolin e tij, rolin e unitetit të popullit.Pesë parti të grupit të djathtë të qendrës kemi menduar të bëjmë një takim me Presidentin, të konsultohemi dhe të shohim ndonjë mundësi që të kemi një rrugëzgjidhje për krizën.

Mendojmë se është një prag për tu kaluar. Këtë iniciativë mund ta merrnin dhe parti të tjera, nuk ka ndonjë dëm, mund të jenë dhe parti të majta që mund ti bashkohen kësaj inciative sepse krizën e jetojmë të gjithë së bashku qofshin të majtë apo të djathtë dhe për më tepër e jeton populli shqiptar, edhe ata që nuk merren me politikë.

Duka tha se për takimin kanë vënë në dijeni dhe kreun e PD-së Basha, teksa shtoi se pret që inciativës ti bashkohen pse jo dhe parti të majta.

Duka: E kemi lajmëruar kryetarin e Partisë Demokratike, që është partia më e madhe, që do të bëjmë takim me presidentin. Këtu nuk ka asnjë lloj keqkuptimi, mund të kemi përkrahjen edhe të partive të majta sepse kjo krizë ka përfshirë të gjithë politikën shqiptare dhe jo vetëm një parti. Kjo iniciativë është e jona dhe mendoj se mund të jenë një fillesë për zgjidhjen e krizës.Nëse nuk arrijmë ndonjë gjë, keq nuk bëjmë pse takojmë Presidentin sepse është institucion shumë i rëndësishëm që ne mendojmë se do të thotë fjalën e tij.

I pyetur nëse pret që Meta të ulë në një tryezë Ramën dhe Bashën, Duka ka këtë përgjigje:

Duka: Besoj që në takim gjërat do të rrjedhin natyrshëm por qëllimi kryesor pse ne e bëjmë takimin është që palët të ulen në tryezë. Thuhet shpesh se ne nuk ulemi me Edi Ramën si kryeministër. Është tjetër gjë si kryeministër, është tjetër gjë si kryetar i partisë më të madhe në pozitë sot, PS. Nëse zgjidhet kriza nuk ka asgjë të keqe që të jetë dhe Rama në një tryezë për zgjidhjen e krizës, mund të jenë dy ose më shumë se Rama dhe Basha. Ndoshta dhe ndonjë element pa parti.

Duka tha se duhet të shihet mundësia që të bëhen ndryshime kushtetuese në mënyrë që për 15 vjet të paktën, sa herë të kemi zgjedhje të kalohet në një qeveri tranzitore, pak a shumë modeli i Greqisë.

Sipas tij, Kështu siç po vazhdojmë, gjithmonë po riciklojmë kriza. Lidhur me aksionin e opozitës, Duka tha se nëse PD dhe aleatët arrijnë të bindin qytetarët se 30 qershori është farsë atëherë zgjedhjet vendore do të shtyhen.

Duka: Protestat duhet të jenë sa më masive. Secili nga ne duhet të bëjë punën e tij dhe të bindë njerëzit se nëse bëhen zgjedhjet e 30 qershorit janë farsë që çojnë në shtimin e pushtetit të një personi dhe në dëm të gjithë Shqipërisë. Nëse e arrijmë këtë besoj se do të arrijmë patjetër që zgjedhjet vendore të shtyhen, ndoshta të bëhen bashkë me zgjedhjet parlamentare.E rëndësishme është të krijojmë një qeveri tranzitore për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

/a.rada

Next Post
“Nuk dua t’ju injektoj mendimin tim…”, Ngjela tregon pse nuk është martuar

Pse janë të shqetësuar serbët?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

April 6, 2026
Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

April 6, 2026
Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

April 6, 2026
Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

April 6, 2026
Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

April 6, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump ndaj Iranit

April 6, 2026
Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

April 6, 2026
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Për herë të parë numri i punonjësve me paga të larta kalon ata me pagë minimale

April 6, 2026
Për herë të parë në Shqipëri, numri i makinave e kalon 1 milion në 2025

Nafta e shtrenjtë, por shqiptarët nuk ndalen me blerjen e makinave

April 6, 2026
Sulm me raketa mbi Teheran, viktima dhe ndërprerje gazi. Irani paralajmëron hakmarrje shkatërruese

Sulm me raketa mbi Teheran, viktima dhe ndërprerje gazi. Irani paralajmëron hakmarrje shkatërruese

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In