• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aleati i del kundër Bashës: Kush humb zgjedhjet, duhet të dorëhiqet!

by Java News
26/04/2018 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kritikëve të Lulzim Bashës që kërkojnë dorëheqjen e kryetarit kur humb zgjedhjet i shtohet edhe ai i aleatit të demokratëve,

Dashamir Shehi. I dalë në zgjedhje deputet nga lista e Partisë Demokratike, kreu i LZHK-së thotë se një përcaktim i tillë duhet të ishte reflektuar në ndryshimet e reja statutore, që pritet t’i kalojnë për votim Kuvendit Kombëtar.

“Kush humb zgjedhjet, s’duhet të rrijë më. Duhet të kishte një gjë të shkruar, unë them po”, shprehet Shehi.

Analizën për humbjen në zgjedhje e sheh të vonuar nga ana e Lulzim Bashës. Aleatit të tij në opozitë rendit tre arsye që sipas tij çuan Partinë Demokratike në disfatën e 25 Qershorit.

“Do bërë analizë dhe ajo bëhet dy muaj pas humbjes se zgjedhjeve. Në analizën e marrëveshjes së 18 Majit ka qenë humbje e madhe që na dëmton sot e kësaj dite, e dyta mos përfshirja në nivelin e duhur në Reformën në Drejtësi, sikur ata janë të ndershëm, fituan terren mes ndërkombëtarëve dhe e treta, sa u bë tërheqja nga Reforma Administrative, ia dorëzuam të gjitha Ramës, fitoi zgjedhjet dhe me votat administron pushtet”.

Për ta rikthyer në një alternativë qeverisëse të djathtën, Lulzim Bashën e fton që të hapë partinë, të lejojë mendimin ndryshe dhe të shkohet drejt një fronti të madh.

“Formula e bashkimit është të pranojmë të ndryshmen. Ta bëjmë front nëse duam të rikthehemi forcë qeverisëse. Debati brenda vetes është i shëndetshëm. Do bërë që tani që në zgjedhje të jenë platformat që bashkojnë njerëzit. Kush ka frikë nga debati, s’ka gjë në vijë.

Për të hapur një faqe të re i takon Bashës të bëjë një hap të madh, të bëjë revolucionarin, të dalë dhe t’u thotë ju keni korrentin tuaj, se kjo bashkon, kjo është mënyra për të bërë politikë. E ftoj Bashën të bëjë një parti europiane me mendime të ndryshme me korrente. Këtë i ftoj të bëjë në kongres. A është i zoti ta bëjë këtë PD, kjo e shpëton të djathtën, kjo është lëvizje e madhe politike që thyen rregullat e sistemit, pjesa tjetër s’bën gjë”, ka thënë Shehi në një intervistë për TvKlan.

Në të kundërt Shehi paralajmëron një skenar më të zymtë për Partinë Demokratike se ai i dalë nga zgjedhjet e 25 Qershorit.

“Nëse gjithkush do të mbajë karrigen e vet, s’është çudi që në zgjedhjet e tjera kjo karrige të bëhet më e vogël”.

a.ç

Next Post
Shifra kolosale, BSH humbi 115 mln euro nga zhvlerësimi i monedhës evropiane

Banka e Shqipërisë: Rënia e euros rrit rreziqet për bankat!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

March 25, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Ina Rama zhduku provat e 21 janarit”/ Beqiri: Nuk ekzekutoi urdhrat për arrestimin e gardistëve

March 25, 2026
Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

March 25, 2026
Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

March 25, 2026
Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

March 25, 2026
Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Nafta mbi 200 lekë/litër! Ku ndryshon Shqipëria nga rajoni?

March 25, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Kali i Saliut, tagjia e Edit

March 25, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

March 25, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

“Sekretet” e takimit Nano-Millosheviç në Kretë, Paskal Milo flet për 90 minutat që askush nuk i përmend

March 25, 2026
Bota mban frymën! Irani refuzon planin me 15 pika, SHBA-të gati të zbarkojnë trupat në Lindjen e Mesme

Bota mban frymën! Irani refuzon planin me 15 pika, SHBA-të gati të zbarkojnë trupat në Lindjen e Mesme

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In