• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aleati i del kundër Bashës: A ka moral opozita të deformojë përfaqësimin e të djathtës

by Java News
28/01/2018 13:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë ‘Balli Kombëtar Demokrat’ Artur Roshi një ditë pas protestës së opozitës ngre pyetjen nëse ka moral kjo opozitë. Ai thotë se e djathta tradicionale si “klasë e përmbysur” nuk e dëgjoi zërin që e përfaqësonte.

“A ka moral opozita të deformojë përfaqësimin e të djathtës konservatore tradicionale me njerëz që nuk kanë lidhje me të? Morali mund të mos hyjë në punë për të ardhur në pushtet sepse keq qeverisja po ndihmon për të ardhur në pushtet, por morali të krijon besim strukturor sot dhe qeverisje të qëndrueshme nesër.

Protestuesit i përshëndeti edhe një socialist me logjikën se edhe socialistët janë kundër Ramës. Po Rama që ka në qeverisje edhe drejtorë që kanë qenë kandidat për deputetë të PD, mund të thotë se qeveris bashkë me PD dhe demokratët janë pro tij? Ndjehem i çuditur nga emocioni i pushtetit, jashtë pushtetit që ka përfshirë njerëzit afër zotit Basha” shprehet, aleati i Bashës, Artur Roshi.

Reagimi i plotë i Artur Roshit

Me të djathtët por pa zërin e të djathtëve

Dje Opozita protestoi.

Protestuesit që morën pjesë përfaqësonin grupe të interesave politike nga qendra e majtë deri tek e djathta tradicionale si vazhduese e ideve të Mid’hat Frashërit apo thënë ndryshe e djathta konservatore moderne europiane.

Zërat e oratorëve politikë nga foltorja e protestës iu adresuan segmentit politik nga qendra e majtë deri tek qendra e djathtë.

E djathta tradicionale si “klasë e përmbysur” nuk e dëgjoi zërin që e përfaqësonte.

A ka moral Opozita të deformojë përfaqësimin e të djathtës konservatore tradicionale me njerëz që nuk kanë lidhje me të ? (Sot në protestë nesër në qeveri)

A është njëlloj me deformimin e vullnetit të qytetarëve që Qeveria bëri në zgjedhje të 25 Qershorit 2017 me blerjen e votave ?

Meqënse është njëlloj,atëherë ku është ndryshimi që kërkojnë shqiptarët ?

Tek fotografitë e politikanëve apo tek morali i tyre ?

Kjo do të thotë se Opozita predikon e impostuar si e djathtë,por realisht ka mëndësi të majtë.

Ne duhet të krijojmë një qeverisje si zgjatim i Ramës apo të kundërtën e tij ?

Morali mund të mos hyjë në punë për të ardhur në pushtet sepse keq qeverisja po ndihmon për të ardhur në pushtet,por morali të krijon besim strukturor sot dhe qeverisje të qëndrueshme nesër.

Metodat Makiaveliste afër qëllimit me çdo mjet dhe larg parimeve ,krijojnë pushtete të paqëndrueshme dhe të frikshme,prandaj në vendet e zhvilluara nuk i lakmojnë.

Partia jonë është themeluar nga Mid’hat Frashëri në Regio Emila të Italisë në 1945 si e para parti demokratike në historinë politike të vendit tonë.

Si e tillë është një parti e vjetër,por jo e vjetëruar në ide dhe e pakonsumuar nga korrupsioni,nuk vuan nga mungesa e moralit,nga mosmbajtja e premtimeve ndaj qytetarit,nga abuziviteti me pushtetin,etj.

Protestuesit i përshëndeti edhe një socialist me logjikën se edhe socialistët janë kundër Ramës.

Po Rama që ka në qeverisje edhe drejtorë që kanë qenë kandidat për deputetë të PD,mund të thotë se qeveris bashkë me PD dhe demokratët janë pro tij?

Ky socialisti që nuk jep as votën e tij na vlen më shumë se një përfaqësues i të djathtës tradicionale që ka (X )% vota.

Thonë që “agait të ri” dhe “dhëndërit të ri” mos i thuaj gjë sepse nuk të dëgjon për shkak të emocionit që i sjell pushteti.

Shembulli është para syve.Rama gjatë katervjeçarit që shkoi ishte arrogant dhe shpërfillës ndaj çdo zëri logjik,por kjo gjë i prodhoi perceptimin se keq qeveris.

Sot që e ka kuptuar këtë gjë është më i kujdesshëm ndaj çdokujt përfshirë dhe Opozitën.

Unë them se bindja ime morale ka në bazament arsyen dhe logjikën,që çdo votë duhet vlerësuar me mirënjohje dhe jo më një sasi e konsiderueshme që qëndrojnë të ndrojtura por me fuqi përcaktuese në frymën e së djathtës.

Dikush mund të thotë se tregohem egoist.

Po,por Egoizmi im,është i përputhur me ambicjen për të përfaqësuar interesat e njerëzve me kontribut të qenësishëm në themelet e demokracisë.

Egoizmi im është me bonsens,në kufijtë e ambicjes së një gare konkurentësh dhe

e kërkon pushtetin për honor mbi meritë dhe moral.

E kundërta ,heshtja është pazotësi dhe përulje që e kanë katakteristikë njerëzit që duan thjesht përfitime personale dhe jo gjëra që dalin jashtë nga interesi i tyre meskin.

Sinqerisht ndjehem i çuditur nga emocioni i pushtetit,jashtë pushtetit që ka përfshirë njerëzit afër zotit Basha.

Next Post
“Më bombardonte me mesazhe”, modelja: Si e hoqa qafe Ronaldon

"Më bombardonte me mesazhe", modelja: Si e hoqa qafe Ronaldon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In