• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aleati i Bashës: Rama si Erdogani

by Java News
01/09/2017 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PDK Nard Ndoka, ka sulmuar ashpër kryeminsitrin Edi Rama. Sipas aleatit të Bashës, kryeministri takohet me Merkel, por kopjon Erdoganin në mënyrën se si qeveris.

Përmes një postimi ne faqen e tij ne facebook, Ndoka shkruan se Vetingu duhet te nise kunder Rames dhe qeverise se tij, teksa e akuzon ate si fajtorin kryesor pse nuk ka shtet.

Reagimi i tij vjen pas vrasjes së gjyqtares dhe komentit të Ramës për situatën ku ndodhet drejtësia.

ndoka

Postimi i Ndokes 

Kërkohet ‘Vetting’ mbarëpopullor!

Virusi qeveritar tashmë ka hyrë kudo e ngado, çdo gjë që ndodh në këtë vend “fajin” e ka drejtësia!

Ka krim në rrugë, fajin e ka drejtësia, ka krim në familje, fajin e ka gjykata, ka vjedhje, ka drogë, ka korrupsion, ka dhunë, ka çoroditje kolektive dhe fajin përsëri e përsëri e ka drejtësia.

Këtu nuk ka shtet, nuk ka qeveri, nuk ka institucione, nuk ka kulturë, nuk ka ndjeshmëri, nuk ka përgjegjësi, nuk ka moral, por ka një sistem drejtësie njësoj apo më të mirë se të gjitha këto të marra sëbashku.
Këtu ka drogë, se shteti është i lidhur drejtperdrejtë me të, drejtesia pengohet nga pushteti!
Këtu ka dhunë dhe krim në familje, por drejtësia pengohet nga pushteti!
Nje dhunues nuk mund të bashkëjetojë në të njejtën strehë me viktimën; drejtesia thotë jo, por pushteti thotë po, se nuk krijon asnjë mundësi ligjore!

Këtu ka korrupsion, se kryeministri krijon mundësite dhe ndan tepsinë! Ka drejtesi, por kryeministri emëron dhe voton gjygjtarët, shantazhon drejtësinë.

Drejtësia është kthyer në alibi, për kryeministrin, për mediat, për portalet, për protoganistët që rrinë me dhembë të mprehtë për të lançuar dhe ngrënë këdo me stilin e tyre!

Drejtësia është më e mirë se Presidenti, Kryeministri, Ministrat, Kuvendi, Policia dhe çdo institucion tjetër, madje është më e mirë edhe se Avokati i Popullit!

Vetting institucional duhet kudo; reformë institucionale, revolucion kulturor, mentalitet e reagim qytetar; duke ju referuar të tjerëve që kanë bërë hapa emancipues në politikbërje e kudo.

Kryeministri ynë takon Merkelin, por kopjon dhe standartizon modelin e Erdoganit në qeverisje!

Kryeministri kërkon “vetting” për gjygjtarët, por riemëron ministrat më të korruptuar në pluralizëm!

Kryeministri kërkon “vetting” për drejtesinë, por nuk lejon hapësirë kontrolluese për opozitën, as në Kuvend me komisionet parlamentare!

Kryeministri thotë per çdo gjë që nuk shkon mirë në këtë vend; se fajin e ka vettingu dhe drejtesia!

Jo Z.Kryeminister, i vetmi fajtor sot; se pse nuk ka shtet në këtë vend, jeni Ju!
Vettingu duhej të fillonte me votë kundër jush, kundër qeverisë Tuaj, kundër arrogancës Tuaj!

Por ju i bletë votat, e bletë vettingun, ndaj na duhet të reflektojmë dhe të reagojmë fort me revolucion kulturor mbarëpopullor!

Drejtesia është vetëm një hallkë, një pushtet, që nuk mund të pastrohet kurrë, përderisa politika dhe vota në këtë vend të jetë e lirë!

O pika që nuk ju bie të gjithëve! Ju që drejtoni dhe atyre qe ju votojnë duke ju marrë lekët që ju keni vjedhur!

Që të jem në rregull me veten dhe me ato që janë shumicë e pastër në këtë vend, nuk mund ta përjashtoj veten nga balta që bllokon çdo gjë në këtë medemek shtet!

Opozita përfaqëson sot, votën më të pastër në historinë e pluralizmit, votë morale, që i rezistoi joshjes me para, presionit qeveritar, dhunës të grupeve kriminale!

Ndaj Opozita duhet të ngrihet nga gjumi, duke e filluar vettingun me veten dhe t’i prijë revolucionit kulturor e politik me modele europiane!

Next Post
Drejtori i SHÇBA takim me homologun grek, fokusi te shkëmbimi i informacioneve

Drejtori i SHÇBA takim me homologun grek, fokusi te shkëmbimi i informacioneve

Comments 1

  1. NEO says:
    9 years ago

    Sa vjet po ben ne politik z. Ndoka? 15 vjet pra22/23= 95% kjo eshte pjesa juaj e pergjegjesis qe skemi shtet . Me politikan si puna jote e Lulit etj….. nuk behet Shqiperia.
    Tani e ka ne dore usta Edi, tani po duken element per te ber shtet. Mba shenime tani bena ndonje batut te re se per te argetuar popullin e nget mire.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Autostradat e 2025-ës, projektet: Nga korridoret evropiane, te bregdeti

Rrjeti i rrugëve pakësohet me 181 km në 10 vite, qarqet me rënie dhe rritje

March 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

March 10, 2026
SHBA sfidon Kinën! Lufta për naftën iraniane dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

SHBA sfidon Kinën! Lufta për naftën iraniane dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

March 10, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Parlamenti nuk është noter i arrestimeve

March 10, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

March 10, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Ylli Manjani: PS-ja duhet ta thotë qartë se arresti me burg është gabim

March 10, 2026

Dosja “Veliaj”, nga debati për kohën e mbrojtjes tek njohja me aktet

March 10, 2026
Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

March 10, 2026
Pretendime se janë varrosur dy vajza, rihapen hetimet për fermën e Epstein në New Mexico

Pretendime se janë varrosur dy vajza, rihapen hetimet për fermën e Epstein në New Mexico

March 10, 2026
“Berisha ka konsumuar çdo vepër penale”, gazetari: I privatizoi dhe ua fali 4 HEC-et njerëzve pranë tij

“Berisha ka konsumuar çdo vepër penale”, gazetari: I privatizoi dhe ua fali 4 HEC-et njerëzve pranë tij

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In