• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Aleatët më të mëdhenj të SHBA-ve, ja se ku renditet Shqipëria

by A R
05/02/2017 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Të enjten, shumë amerikanë u zgjuan me një njoftim për një mosmarrëveshje diplomatike me Australinë, pas lajmit se presidenti Trump dhe kryeministri australian, Malcolm Turnbull, kishin shkëmbyer fjalë të rënda mbi një marrëveshje për refugjatët,  shkruan New York Times.

Por gjëja që e bën më të pabesueshme është sondazhi më i fundit, i marrë disa ditë përpara se biseda e tyre të bëhej publike për amerikanët, që tregon se Australia është kombi i konsideruar prej republikanëve si aleati më i fuqishëm i Amerikës.

Episodi i së enjtes nuk është përplasja e parë e presidencës Trump.

Ai nënvlerësoi Meksikën përgjatë fushatës së tij, duke irrituar shumë meksikanë me fjalimet e tij agresive mbi tregtinë dhe emigracionin, duke këmbëngulur se do të jenë pikërisht meksikanët që do të paguajnë për murin që do të ndërtohet në kufi.

Trump irritoi edhe shumë kombe të Europës, përfshi Gjermaninë, Britaninë dhe Italinë, pas urdhrit ekzekutiv të administratës së tij që u ndalon hyrjen refugjatëve nga 7 vende me shumicë myslimane të Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore, si dhe hyrjen e të gjithë emigrantëve në SHBA për një kohë të caktuar.

Megjithatë, Australia, Gjermania, Britania dhe Italia kanë një gjë të përbashkët: amerikanët e të dyja partive, qoftë demokratë, qoftë republikanë, i rendisin ato mes aleatëve kryesorë të SHBA-ve.

Sondazhi i zhvilluar nga 28 janari deri më 1 shkurt intervistoi njerëzit duke kërkuar prej tyre të thonin nëse një vend ishte aleat, miqësor, i pasigurtë, jomiqësor, ose armik i Shteteve të Bashkuara.

Diferencat në krye të listës, mes Australisë, Kanadasë dhe Britanisë, ishin shumë të vogla.

Por ku renditen Shqipëria dhe Kosova në këtë listë? Vendi ynë renditet i 79-i për amerikanët në përgjithësi, por demokratët kanë më shumë përafrim për të cilët ne renditemi 87-t, ndërsa për republikanët disa vende më poshtë, në të 95-tin.

Këto renditje kanë pësuar rënie krahasuar me vitin 2014, kur respektivisht mbanim vendet 76, 73 dhe 69 për amerikanët në tërësi, për demokratët dhe për republikanët.

Kosova, në pikëpamjet e amerikanëve në tërësi renditet e 98-a, ndërkohë që janë republikanët ata që e shohin më pozitivisht këtë vend krahasuar me demokratët, duke u renditur respektivisht në vendet 87 dhe 101.

Krahasuar me vitin 2014, Kosova duket se ka krijuar një opinion shumë më të mirë, teksa 3 vite më parë mbante vendet 113 për amerikanët në tërësi, 124 për demokratët dhe 99 për republikanët.

Dhe në fund, por jo më pak të rëndësishëm, ndër 5 armiqtë kryesorë të SHBA-ve konsiderohen Koreja e Veriut, Irani, Rusia, Siria, Afganistani.

Next Post

Kërcënim me armë në Durrës, arrestohet 24-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In