• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Aleancë ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë”, Vuçiç: Një kërcënim i madh për Serbinë

by El Be
13/02/2026 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç duke folur nga Ankaraja krah homologut të tij turk, u shpreh se aleanca ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës paraqet rrezik shumë më të madh për Serbinë nga ç’duket sepse nuk është parashikuar për veprime mbrojtëse por për ato sulmuese.

I pyetur për të komentuar deklaratën e ministrit kroat të mbrojtjes se “pakti tresh” nuk kërcënon askënd në rajon, Vuçiç theksoi se nuk bëhet fjalë për bashkëpunim ushtarak sikurse e ka prezantuar këtë ai ministri, por aleancë ushtarake.

Ai vuri në dukje se aleanca ushtarake nuk bëhen që të ndërtohen fabrika municionesh apo pajisjesh të tjera, pasi ky është bashkëpunim ushtarak.

“Ajo çka ne flasim, veçanërisht kur në takim janë shefat e shtabeve të përgjithshëm, ata nuk bisedojnë për blerje, armësh por për strategjinë dhe taktikat e veprimeve ushtarake dhe si të ecet në sulm, si të mbrohen, cilat janë drejtimet e mundshme ofensive e difensive. Ajo çka thonë se nuk është kërcënim, ndërsa bëhet fjalë për aleancë ushtarake dhe çdo aleancë e tillë është kërcënim që drejtohet kundër dikujt”, deklaroi Vuçiç.

“Ky është kërcënim i madh për qytetarët e Serbisë dhe popullin sërb në tërësi. Shumë më i madh nga sa mund t’a shikojnë disa. Kam më shumë të dhëna informative dhe përditë i paralajmëroj haptazi qytetarët tanë. Këtë i kam thënë sot dhe Erdoganit, u’a them dhe të tjerëve. Me ankth të madh shikoj sesi ajo aleancë ushtarake po merr vrull të plotë, se si mbështetet Shota prishtinase si automjet luftarak, se disa do t’a blejnë të tjerët do t’a pajisin, erdhëm deri aty saqë kanë për të pasur stërvitje të përbashkëta ushtarake, analiza të armikut të supozuar”, nënvizoi ai.

Vuçiç tha se kjo aleancë ushtarake është rrezik shumë më i madh për Serbinë nga çka duket, sepse nuk është parashikuar jo për veprime defensive, por ofensive në rastin e operacioneve në lindje të Europës.

“Ne nuk do të sulmojmë askënd, që të bëjmë aleanca ushtarake jo e jo. Por po i forcojmë potencialet tona me një shpejtësi të frikshme. Në paradë nuk treguam gjithçka dhe ndërkohë kemi blerë akoma më shumë. Do të punojmë shpejt tek kjo që të mund të pengojmë potencialin e agresorit”, theksoi ai.

Next Post
Dosjet Epstein “tronditin” botën, dorëheqje zinxhir, hetime dhe shkarkime nga Amerika në Evropë

Dosjet Epstein “tronditin” botën, dorëheqje zinxhir, hetime dhe shkarkime nga Amerika në Evropë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

April 7, 2026
“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

April 7, 2026
Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

April 7, 2026
Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

April 7, 2026
“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

April 7, 2026
Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

April 7, 2026
“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

“Më shumë para, më pak autonomi dhe investime,” Tabaku në Komisionin e Reformës Territoriale: Modeli i centralizuar ka dështuar

April 7, 2026
“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

April 7, 2026
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

April 7, 2026
Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In