• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aleanca “non grata” e të thënçit… president

by Mustafa Nano
20/01/2022 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mustafa Nano 

Ilir Metës i ka ndenjur gjithnjë ngushtë kostumi i Presidentit të Republikës. Ai që në momentin e zgjedhjes e ka dëshmuar këtë. Gati pesë vite më parë, në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, para se të zgjidhej e pasi u zgjodh, ai ishte i trishtuar, a thua se po e ndëshkonin, në një kohë që po i bëhej nderimi më i madh që mund t’i bëhet një politikani në Shqipëri. Me sa duket, ka parandier se dikush, i brendshëm apo i jashtëm, po i punonte një rreng. E në fakt, gjasat janë që të ketë pasur një rreng të kopsitur.

Kanë dashur ta burgosin në Presidencë, në mënyrë që ta zvogëlojnë politikisht e t’ia zhduknin partinë ngadalë-ngadalë, gjë që në një masë të madhe edhe ndodhi. Kjo është arsyeja që teksa ishte President-elect (siç e quajnë amerikanët), me fjalë të tjerë teksa ishte President ende pa u futur në zyrën e Presidentit, ai mori pjesë në një fushatë elektorale, të cilën e drejtoi si i çakërdisur. Ishte mënyra më e keqe për ta përuruar mandatin e Presidentit, dhe ishte sinjali më i qartë që na tregoi neve se ç’lloj Presidenti do të kishim për pesë vitet e ardhshme.

Ai i përmbushi pritmëritë që krijoi. U bë një President i keq. Më i keqi në periudhën postkomuniste. Në një farë kuptimi do të ishte edhe gabim të gjykohej si President, pasi në thelb ai, të shumtën e kohës, nuk ka qenë fare President.

Ka bërë lojra politike. Ka qenë opozitari numër një në Shqipëri. Në periudha të caktuara, mbeti sa nga një studio televizive në tjetrën. Në ndonjërën prej tyre bëri deklarata të çakorduara, siç ishte ajo në studion e TV Syrit përpara zgjedhjeve të fundit parlamentare, ku u sugjeroi amerikanëve që ta njoftonin para se ta vrisnin, në mënyrë që të kishte kohë të largohej për në malin me gropa e kështu të mos lëndoheshin civilë të pafajshëm!!! Ishte fushata e dytë elektorale, që ai e bënte i veshur me kostumin presidencial. President i thënçin!

Sepse ndërkohë, ai praktikisht kishte pushuar së qeni President, ca sepse kështu kishte zgjedhur të ishte që në krye të herës (siç e thashë pak më sipër), e ca sepse nuk po e llogariste njeri si President, gjë që u provua nga injorimi që maxhoranca e ndërkombëtarët i bënë dekretit të tij, nëpërmjet të cilit ai synoi të anulonte zgjedhjet lokale!!! Pas këtij momenti të fundit, ai e humbi toruan.

Arriti deri atje sa të organizonte edhe një tubim politik me disa mijra vetë, të cilët ai i quan “populli i 2 marsit”, e të cilët i konsideron të tijtë. Por nuk janë të tijtë. Ata ishin opozitarët e organizuar nga Berisha që kishte nën hyqëm Bashën atëmot. Janë ata që u mblodhën në 11 dhjetor në stadiumin Arena.

Ai është i lumtur që mandati presidencial po i afrohet fundit. Madje, do të ishte më i lumtur nëse Gjykata Kushtetuese do t’ia ndërpriste para kohe, pasi kështu do të kishte një argument më tepër në favor të tezës se po jetojmë nën një regjim, por edhe do të kthehej në terren, për të ringritur e mobilizuar LSI-në e shkrehur, e për t’u bashkuar me Berishën, për të cilin nuk gënjen kur i shpreh dashurinë. Ilir Meta e çmon dhe e do me të vërtetë Sali Berishën.

Por frika e tij është se dikush tjetër mezi po pret gjithashtu që ai ta mbyllë mandatin presidencial. Dhe ky dikush tjetër janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që mund ta shpallin non grata, dhe kështu, aleanca e tij e pritshme me Berishën do të pagëzohej fare kollaj, e përgjithnjë, si Aleanca Non Grata. Duke qenë non grata, e me kauzën që kanë sajuar me pahir (sovranizmi e pluralizmi politik), ata do të jenë të destinuar të dështojnë, siç po duket se po dështon Berisha. Përveç kësaj, duke qenë non grata, ata do ishin fare të pambrojtur nga ndonjë goditje që mund t’u vinte prej sistemit të drejtësisë.

Në prag të largimit nga Presidenca, Ilir Meta po kërkon të krijojë narrativën e një jete të re politike për veten (prandaj ka zënë të thotë se ai do të jetë edhe 50 vjet të tjera në politikë), por shenja e gjasat janë që muajt në vijim do të jenë më të vështirë e më të ankthshëm sesa pesë vitet në Presidencë. Përpara nuk ka një rrugë të shtruar me lule. Ka thjesht një shteg të ngushtë, shumë të ngushtë, ku do jetë e vështirë të kalohet.

Next Post
Ankimoi vendimin e KLGJ që e shkarkoi nga detyra, KPA shtyn seancën për ‘fatin’ e gjyqtares Enkelejda Hoxha

Ankimoi vendimin e KLGJ që e shkarkoi nga detyra, KPA shtyn seancën për 'fatin' e gjyqtares Enkelejda Hoxha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi kibernetik nga hakerët ‘Homeland Justice’, reagon Kuvendi: Janë fshirë disa të dhëna

Sulmi kibernetik nga hakerët ‘Homeland Justice’, reagon Kuvendi: Janë fshirë disa të dhëna

March 10, 2026
PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

March 10, 2026
Irani hakeron Kuvendin, ekspertja e sigurisë: Sulm kibernetik e politik! Databaza e plotë do të ishte publikuar deri tani, s’ka vend për panik

Irani hakeron Kuvendin, ekspertja e sigurisë: Sulm kibernetik e politik! Databaza e plotë do të ishte publikuar deri tani, s’ka vend për panik

March 10, 2026
Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, çfarë ndodh me temperaturat

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, çfarë ndodh me temperaturat

March 10, 2026
Bankingu digjital: progres financiar apo test për tregun shqiptar?

Bankingu digjital: progres financiar apo test për tregun shqiptar?

March 10, 2026
Zhvillime të reja nga lufta në Lindjen e Mesme! Putini telefonon Presidentin e Iranit, ja çfarë kërkoi

Zhvillime të reja nga lufta në Lindjen e Mesme! Putini telefonon Presidentin e Iranit, ja çfarë kërkoi

March 10, 2026
Nga pastrimi i kryeqytetit te rregullimi i varrezave, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari takohet me kryetaren e komanduar të bashkisë Anuela Ristani

Nga pastrimi i kryeqytetit te rregullimi i varrezave, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari takohet me kryetaren e komanduar të bashkisë Anuela Ristani

March 10, 2026
Wang Yi: Sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet te respektohen

Wang Yi: Sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet te respektohen

March 10, 2026
Tiranë/ Zbulohen dy lokale me lojëra fati të paligjshme, arrestohen 3 persona

Tiranë/ Zbulohen dy lokale me lojëra fati të paligjshme, arrestohen 3 persona

March 10, 2026
Nga përjashtimi në shtyrje gradimi, Apelimi lehtëson masat për ish-drejtuesit e Policisë së Lezhës

Nga përjashtimi në shtyrje gradimi, Apelimi lehtëson masat për ish-drejtuesit e Policisë së Lezhës

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In