• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aleanca Kundër Plehrave letër Ramës: Djegia e mbetjeve, veprim antikombëtar

by A R
18/09/2017 07:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi kanë parë ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve në programin e parlamentit, Aleanca Kundër Importit të Plehrave i ka nisur një letër kryeministrit Edi Rama, ku i kërkohet të ndryshojë qëndrim. AKIP i kujton Ramës se përfaqëson 60 mijë qytetarë që kanë firmosur për një referendum kundër importit të plehrave dhe veç kësaj, shpreh qëndrimin e mbi 90% të shqiptarëve për këtë çështje.

“Përtej thjesht, ligjit të importit të mbetjeve, për të cilin iniciatorët dhe mbështetësit e këtij ligji gënjyen sistematikisht publikun kur thoshin se ligji është vetëm për riciklim dhe jo për djegje, konstatojmë se shumë vendime të vitit të fundit për ndërtim inceneratorësh, në Fier, Tiranë, Durrës, Korcë, e gjetkë, jo vetëm që janë një strategji (nëse mund ta quajmë kështu) krejtësisht e gabuar për vendin, por duket po ndërtohen në funksion të veprimit antikombëtar të djegjes së mbetjeve të importit” shkrhet në letër.

AKIP i kujton Ramës se “nuk mund të ketë një rast më tipik të bashkëqeverisjes me qytetarët, se sa ky rast i menaxhimit të mbetjeve, ku cdo qytetar në këtë vend di, kupton dhe ndjen shumë për to”.

LETRA E AKIP PËR EDI RAMËN

Tiranë 17 Shtator 2017
Letër e hapur z. Edi RAMA, kryeministër i Shqipërisë,
Ne aktivistët e Aleancës Kundër Importit të Plehrave (AKIP) kemi sot një hall të madh, për të cilin edhe Ju në vendimin e parë të Qeverisë në Shtatorin e vitit 2013 u bashkuat, si asnjëherë tjetër në kohën e demokracisë në vend, me vullnetin tonë dhe të mbi 60.000 firmëtarëve për referendum, pro apo kundra importit të mbetjeve, që ne përfaqësuam dhe vazhdojmë të përfaqësojmë. Tani në Shtatorin e 2017, jeni po ju, që keni vendosur në axhendë në ditët e para të qeversjes suaj ligjin për importin e mbetjeve. Duke parë se si kanë rrjedhur ngjarjet në këtë vit të fundit nuk e dimë nëse qëndrimi juaj do jetë në mbështetje të kërkesës së pandryshuar të qytetarëve për ndalimin e importit të mbetjeve, apo jo. 
Ne e kemi pritur me kërshëri jo vetëm premtimin, por dhe hapat konkret edhe në ditët e fundit të bashkëqeverisjes me qytetarët. 
Ne jemi të bindur se, përvecse ligjërisht përfaqësojmë mbi 60000 qytetar, shprehim dhe opinionin e testuar të 90% të Shqiptarëve dhe këtë qëndrim tonin dëshirojmë t’ju a parashtrojmë Ju personalisht. Besojmë se kjo kërkesë e jona përputhet me politikën e prezantuar nga ju për bashkëqeverisje me qytetarët.
Përtej thjesht, ligjit të importit të mbetjeve, për të cilin iniciatorët dhe mbështetësit e këtij ligji gënjyen sistematikisht publikun kur thoshin se ligji është vetëm për riciklim dhe jo për djegje, konstatojmë se shumë vendime të vitit të fundit për ndërtim inceneratorësh, në Fier, Tiranë, Durrës, Korcë, e gjetkë, jo vetëm që janë një strategji (nëse mund ta quajmë kështu) krejtësisht e gabuar për vendin, por duket po ndërtohen në funksion të veprimit antikombëtar të djegjes së mbetjeve të importit. Edhe në rastin e ndërtimit të inceneratorëve vetëm në funksion të mbetjeve të vendit, është duke u zbatuar një vendim që rrudh ose shkatërron industrinë e riciklimit, sidomos të plastikës, sic po ndodh me inceneratorin e Elbasanit, pa përmendur ndotjen e shtuar të ajrit që është e pashmangshme. Për më tepër, Shqipëria me kaq shumë burime të rinovueshme për prodhimin e energjisë nuk ka nevojë për energji të prodhuar nga burimi më ndotës në planet, sic është energjia na djegja e plehrave.
Ne jemi të shqetësuar që në vend thuajse nuk po bëhet asgjë, me përjashtim të një iniciative gjysmake të Bashkisë së Tiranës për parandalimin e gjenerimit të mbetjeve me vendosje të cmimit për qeset plastike në pak supermerkata, për ripërdorimin, infrastrukturën e riciklimit, edukimin mekanizmat e ndryshëm fiskal për të përmisuar menaxhimin e mbetjeve, etj. Nuk mund të mos përmendim se vënia në plan të parë e inceneratorëve shkon në drejtim të kundërt me hierarkinë e prioritit të menaxhimit të mbetjeve sipas parimeve dhe legjislacionit të BE-së, por edhe atij Shqiptar.
Z. Kryeministër nuk mund të ketë një rast më tipik të bashkëqeverisjes me qytetarët, se sa ky rast i menaxhimit të mbetjeve, ku cdo qytetar në këtë vend di, kupton dhe ndjen shumë për to. 
Z.Kryeministër, ne si shoqëri civile në një kohë të shkurtër mund t’ju ofrojmë një platformë të menaxhimit të mbetjeve, për një Shqipëri të pastër dhe atraktive, por edhe për një kujdesje më të madhe për shëndetin e qytetarëve. 
Me përkushtim qytetar AKIP

 

Next Post
Wenger-it i pëlqen Arsenali, që luajti ndaj Chelseat

Wenger-it i pëlqen Arsenali, që luajti ndaj Chelseat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

April 10, 2026
Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

April 10, 2026
CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

April 10, 2026
Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

April 10, 2026
Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

April 10, 2026
Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

April 10, 2026
Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

April 10, 2026
Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

April 10, 2026
Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

April 10, 2026
Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In