Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ka uruar Hashim Thaçin, presidentin e sapozgjedhur të Kosovës. Nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter, Thaçi ka konfirmuar se ka pranuar një letër urimi nga ish-sekretarja Albright.
Në këtë postim, Thaçi ka falënderuar atë për urimin. “E nderuara zonja sekretare Madeleine Albright, faleminderit për mesazhet e urimit. Demokracia e gjallë e Kosovës është edhe meritë e angazhimit tuaj”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Twitter.
Në kohën e luftës, Albright ishte ndër politikanet më këmbëngulëse për të realizuar intervenimin e NATO-s në Kosovë, që ishte përcaktues për çlirimin dhe më vonë pavarësinë e Kosovës.