• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Albini si hoxhë

by A R
02/12/2015 14:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enkel Demi

Në zgjedhjet e dhjetorit 2010 në Kosovë, isha në Prishtinë për t’i ndjekur ato në Klan Kosova. Natyrisht, një gazetar i Tiranës, sado i vëmendshëm të jetë, e ka të vështirë të kuptojë hollësira në jetën politike të Kosovës. Jo nga largësia, por ngaqë nuk i përjeton dot hollësitë nëse nuk e bjerr ditën në atë vend. Kam përshtypjen se e njëjta gjë duhet të ndodhë me gazetarët e Prishtinës në raport me Tiranën.

Pikërisht në këto zgjedhje të dhjetorit Vetëvendosja paraqiti listën e saj elektorale. Kërshëria që më kishte ngjallur kjo forcë politike ishte tejet e madhe. Sot kujtoj një fjalë që më tha një kolege tek po braktiste tryezën e restorantit për të shkuar e ndjekur festën në selinë e Vetëvendosjes. Kur i kërkova të më japë një përshkrim për Albinin dhe lëvizjen e tij, ajo ishte çuar tashmë në këmbë dhe po rrokte çantën të shkonte, ndaj, ndoshta prej ngutit, më dha një të tillë shterues: “Albini është si hoxhë. Ai flet, ata i binden.”

Kanë kaluar plot pesë vjet nga ajo kohë, dhe shumë ujë ka rrjedhur. Albini është po aq imponues në ligjërimin e tij, ka shtuar radhët e lëvizjes, ka kryer një lumë me aksione, është armiqësuar me ndërkombëtarët e Prishtinës, ka përzënë rebelët e partisë, ka pranuar të largohet nga drejtimi i Vetëvendosjes, por është ende lideri i saj, është i vetmi që frymëzon për bashkim kombëtar dhe bën pjesë në të vetmen parti kosovare që është e qartë ideologjikisht, e majtë, nacionaliste, madje po bën përçapje serioze të hyjë në Internacionalen Socialiste.

Para do kohësh erdhi në Tiranë së bashku me gjithë udhëheqësit e tjerë të Vetëvendosjes, dhe e shpjeguan gjerë e gjatë Zajednicën. Unë e intervistova në “Shih Programin”, në TVSH, dhe mund të them që është një politikan modern, i cili para se të udhëheqë rebelimin përgatit platformën. Jam krejt i bindur se Vetëvendosja ka të drejtë për Zajednicën. Ai e lajmëroi protestën në studion time; kuptohet, e kishte thënë dhe gjetkë. Unë i druhem dhunës, ai jo, sepse revolucionari nuk e ka frikë atë, e ka mjet. Konservatori në këtë pikë mbetet ligsht.

Sot Albini është në burg, dhe unë dola në rrugë që të kërkoja lirimin e tij. Isha për të parën herë në një protestë të çuditshme sa më s’ka, me shumë pak gjindje, e cila i ngjante një panairi. Protestues tashmë profesionistë, si Besian Pesha, Erion Kristo, Altin Goxhaj, por edhe marksistë-leninistë të vjetër e të rinj, ektremistë të djathtë fundamentalistë, nacionalistë, patriotë, punëkotë. Megjithatë, duhej dalë, sepse askush, aq më tepër një deputet dhe drejtues politik, nuk duhet të hyjë në burg. Is’ Mustafa i ka bërë Albinit nderin e jetës. Ai nuk ka frikë; nuk ka patur asnjëherë drojë nga prangat. Në kushtet që ndodhet sot, nuk mund të polemizosh me të, të debatosh si me një kundërshtar politik, por je i detyruar të flasësh me heroin. Albini e ka kuptuar këtë, ndaj dhe dërgon mesazhe aq të goditura nga qelia. Sondazhet e fundit e nxjerrin forcë e dytë. Praktikisht ai ka fituar!

Ish-ambasadori Arben Çeku shprehej në Ora News se tashmë Zajednica nuk është më detyrim për Kosovën në raport me bisedimet. Sipas tij, serbët dhe BE-ja e kanë shkelur të parët pikën 4 të marrëveshjes për çështjen e UNESCO-s, dhe ndaj nuk ke përse ti të bindesh në pikat e tjera. Diplomati mendoj se ka të drejtë, sepse Zajednica është një çështje që i përfshin shqiptarët pavarësisht nga bindjet e tyre politike, në të djathtë a në të mëngjër. Albini duhet lënë i lirë, dhe e vetmja mënyrë për ta mundur është ta luftosh ideologjikisht, sepse në këtë pikë barka e tij fut shumë ujë. E majta ekstreme e Kosovës, që ka ende fanar ndriçues shokun Enver, mund të mundet vetëm kështu. Por nëse Albini nuk ka kundërshtarë ideologjikë të zotë në Prishtinë, ky nuk është faji i tij, ndaj mund të jetë për grigjën e tij, dhe jo vetëm, tëpkë si një hoxhë.

Next Post

Kriza Rusi-Turqi, Shqipëria mund të përfitojë në turizëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In