Analisti Skënder Minxhozi në emisioni “Real Story” në ABC News, komentoi zgjedhjet në Kosovë.
Ai u shpreh se Albin Kurti, ka arritur të fitojë në një situatë, kur dy partitë e mëdha vazhdojnë të kenë probleme të mëdha lidershipi.
“Kurti fiton në kushtet kur dy partitë e mëdha vazhdojnë të kenë probleme të mëdha lidershipi. Nuk ja dalin dot një populisti toksik siç është Albin Kurti. Unë solidarizohem me gazetarët e Klan Kosovës, të paktën nuk ka shkuar deri tek djegia e gazetave. Nuk jam i bindur që ai do ta bëjë ka lehtë qeverinë”, tha ai.