• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Albin Kurtit ia zgjat jetën dialogu me Serbinë

by Ben Andoni
01/05/2021 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Albin Kurti është në gjysmën e 100 ditëve të para, koha kur një parti maturohet para publikut por më shumë se kaq, kur tregon një fytyrë më të qartë para elektoratit të vet. Gjithsesi qasja e qeverisë së tij sa i përket ndihmës së vendit për daljen nga pandemia është më shqetësuesja. Deri më tani, Kosova, në skenarin më të mirë, ka vetëm 10% të vaksinave, kurse një betejë e madhe e pret në të ardhmen që të shkojë përpara në një fushatë sfiduese. Të mendosh se janë gati 60% e popullsisë, duke iu referuar burimeve prej kolegëve kosovarë, që kanë qasje problematike, atëherë e kupton problemin, që ai nuk po e merr parasysh si duhet. Çfarë e bën më paradoksale është edhe se ka gjetur justifikime aspak të llogjikuara për ndihmën e ofruar nga Shqipëria, ashtu si ka ngritur një mur pakënaqësie që e ka burimin prej selisë së VV për përfshirjen në zgjedhjet e Shqipërisë. Përveç faktit që kryeministri aktual i Shqipërisë, që mori mandatin e tretë, e ka pritur me sportivitet përfshirjen; kurse segmente të opozitës e kanë parë si një maksimalizim të votave; e presidentit që e ka përdorur si eufemizëm forcën e njërit prej deputetëve të saj, Vetëvendosja me Kurtin kanë humbur jo pak me ndërfutjen e tyre.

Por më paradoksale ka qenë ende plani i munguar për rimëkëmbjen ekonomike, që përkundrejt pritshmërive deri tani duket se do u japë krah thjesht bizneseve, që ja kanë dalë shumë më mirë gjatë kësaj kohe bllokimi, ku janë ndihur p.sh. kolegjet private dhe bizneset e marketeve, që kanë punuar non-stop. Ndërkohë që duhej të mbështeteshin bizneset e goditura realisht. Kurti-1 ishte shumë me më tepër shpresë se Kurti -2. Në mandatin e vockël, arriti që të hartonte një plan emergjent qysh me rastin e para me Covid, shfuqizoi rrogat e frikshme të Ekzekutivit dhe zbriti numrin e zv/ministrave treguan seriozitetin e skajshëm, që i dha udhë dhe besim për mandatin e dytë. Mbase edhe prej bashkimit me LDK-në, që me eksperiencën e saj, i dhanë një plan qeverisës të qartë. Atë, që Albin Kurti mendohet se do ta paraqisë këtë javë. Por që tashmë është konfuz dhe për më shumë i pasinqertë, siç ndodhi edhe me dialogun, që fajin për ngadalësimin po ia delegon qeverisë së LDK-së dhe mungesën e dokumentacionit të duhur prej saj!! Dhe ironia është më e madhe kur disa orë më parë Abdixhiku, shefi i ri i LDK-së ka shkruar se dokumentet i janë dorëzuar ditën e pranimit të detyrës, me 29 faqe raport, duke ia shpotitur paq kujtesën!!!

Qasja nga dialogu me Serbinë, që do të ishte në nivelet e ulëta të prioritetit të tij, tregon se tashmë do jetë kamardare që të largojë vëmendjen për problemet e brendshme të Kosovës ashtu si e provuan me “sukses” dhe paraardhësit e tij. Kur mendon se pengesa e një marrëveshjeje finale me Serbinë po ndikon në të gjitha problematikat e Kosovës, kupton se edhe Kurti do të futet jo vetëm i detyruar, ashtu si po ndodh, por edhe me shpresë t’i shpëtojë malit me probleme, që i qëndron në tryezën e zyrës së tij. Por më shumë se kaq dialogu dhe përfoljet i zgjat jetën në krye të ekzekutivit kosovar. (Javaneës)

 

 

Next Post
Kosova/ Rregjistrohen 3 viktima dhe 292 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit

Covid-19/ Në 24 orët e fundit në Kosovë ka 5 të vdekur dhe 187 raste të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti fatal në Durrës, drejtuesi i mjetit po lëvizte me shpejtësi nën efektin e alkoolit

Aksidenti fatal në Durrës, drejtuesi i mjetit po lëvizte me shpejtësi nën efektin e alkoolit

January 16, 2026
SHBA ‘zbut’ tonet me Iranin: Gati të bisedojmë që nesër për programin bërthamor civil

Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin e Sekretarit Rubio: Liria e fjalës në Europë po gërryhet

January 16, 2026
LISTA/ Apeli rrëzon ankimin e Jamarbër dhe Argita Malltezit, lë në fuqi sekuestron e pasurive

LISTA/ Apeli rrëzon ankimin e Jamarbër dhe Argita Malltezit, lë në fuqi sekuestron e pasurive

January 16, 2026
Kapen 160 kg kokainë “firmato” në Bergamo, dy shqiptarë të arrestuar

Kapen 160 kg kokainë “firmato” në Bergamo, dy shqiptarë të arrestuar

January 16, 2026
“Njerëzit e Trump synojnë një gazsjellës në Ballkan, kontratë milionëshe në lojë”

“Njerëzit e Trump synojnë një gazsjellës në Ballkan, kontratë milionëshe në lojë”

January 16, 2026
Komentuesit u tallën me martesën e tij të tretë, Blero s’e kursen përgjigjen! (FOTO)

Komentuesit u tallën me martesën e tij të tretë, Blero s’e kursen përgjigjen! (FOTO)

January 16, 2026
Zhvillohet sot provimi i parë i Maturës Shtetërore, risia e këtij viti

Ndryshime në Maturën Shtetërore, zv.ministrja: Nxënësit që ngelin në 3 lëndë, përsërisin vitin shkollor

January 16, 2026
Keni aplikuar për vizë jo-emigruese në SHBA? Ambasada ka një njoftim me rëndësi

“Nga bashkimet familjare te…”, ekspertja sqaron cilat viza preken nga pezullimi i DASH-it për shqiptarët dhe cilat jo

January 16, 2026
VIDEO / Masakra e Reçakut, prezantuesja në Kosovë shpërthen në lot teksa jep lajmet

VIDEO / Masakra e Reçakut, prezantuesja në Kosovë shpërthen në lot teksa jep lajmet

January 16, 2026
BE në krah të Kopenhagenit për mbrojtjen e Groenlandës. Von der Leyen: Strategji e re sigurie evropiane

BE në krah të Kopenhagenit për mbrojtjen e Groenlandës. Von der Leyen: Strategji e re sigurie evropiane

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In