• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Albin Kurti u ka borxh shqiptarëve, heqjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare

by Mero Baze
18/11/2024 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Albin Kurti mund ta respektonte kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Mickoski, edhe pa legjitimuar përpjekjet e tij për heqjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Ai e priti sot në Prishtinë me nderime të larta kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Mickoski, duke i bërë nder deri në fund dhe duke e çliruar nga përgjegjësia për eliminimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni.

Deklarata e Albin Kurtit se gjuha shqipe nuk ka qenë gjuhë zyrtare në Maqedoni përmbledh në vetvete gjithçka që Albin Kurti po përpiqet të bëjë me historinë e suksesshme të shqiptarëve si në Kosovë ashtu edhe në Maqedoni.

Gjuha shqipe u vendos si gjuhë zyrtare në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë pasi shqiptarët morën armët në vitin 2001 dhe politika zyrtare e Shkupit u detyrua të ulej në tryezën e Marrëveshjes së Ohrit, duke pranuar shqiptarët si popull shtetformues në Maqedoni.

Neni që sanksionon gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni është i shkruar bardhë mbi të zezë. Përveçse është shkruar, ai është zbatuar në pjesën shqiptare të Maqedonisë, dhe përfaqësimi proporcional i shqiptarëve në administratë ishte një realitet që po forcohej dita-ditës.

Prishja e këtij procesi pas vitit 2001 ka ndodhur për herë të parë pas zgjedhjeve të fundit në Maqedoninë e Veriut, ku partia nacionaliste VMRO-DPMNE fitoi një shumicë dërrmuese dhe faktori shqiptar u defaktorizua falë Albin Kurtit. Ai ndërhyri në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut duke përçarë faktorin shqiptar dhe duke mbështetur një grup njerëzish satelitë të Mickoskit.

Deri këtu pati sukses. Ai arriti t’i defaktorizonte shqiptarët dhe t’i bënte ata të parëndësishëm për Mickoskin. Në një farë mënyre, ai arriti t’ia hapte rrugën Mickoskit drejt pushtetit të pakufizuar dhe procesit të anulimit të të drejtave të shqiptarëve.

Si një egocentrist delirant, ai mendon se kështu mund të fshijë një histori suksesi të Ali Ahmetit dhe UÇK-së në Maqedoni, duke tentuar të krijojë edhe atje “epokën e Albin Kurtit” – një epokë ku shqiptarët nuk kanë asnjë rëndësi në shtetin e Maqedonisë së Veriut dhe ku gjuha shqipe fillon të mohohet si gjuhë zyrtare.

Dhe është i qartë dhe i gëzuar në atë që ka bërë, sa guxon dhe ta justifikojë. Sot, ai ka deklaruar publikisht se gjuha shqipe nuk ka qenë gjuhë zyrtare, me të njëjtën lehtësi që mbron ministrat e tij kur vjedhin apo kur bëjnë skandale publike.

Në këtë mënyrë, ai jo vetëm që u ka hyrë në borxh shqiptarëve të Maqedonisë si një ushtar i Mickoskit, por edhe më keq, po i del zot asaj që ka bërë, duke i sfiduar ata dhe duke u mbështetur tek pushteti i Mickoskit.

Pikërisht për këtë, ai jo vetëm që u ka borxh shqiptarëve të Maqedonisë për këtë goditje pas shpine ndaj aspiratave të tyre kombëtare, por meriton të përballet politikisht dhe fizikisht me ta, jo vetëm në Maqedoni por edhe në Kosovë.

Natyrisht, prekja e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare nuk mund të kalojë aq lehtë. Ai është fitili që mund të hedhë në erë Maqedoninë e Veriut, bashkë me satelitët e saj shqiptarë në Shkup dhe Prishtinë. Shqiptarët e Maqedonisë duhet të barazojnë në perceptimet e tyre Mickoskin me Kurtin, ashtu siç Albin Kurti është barazuar tashmë me të. Dhe nuk duhet të mbajnë protestat vetëm para zyrave të Mickoskit, por edhe para Albin Kurtit.

Është koha që ai të përballet me deliret e tij për të shkatërruar historinë e Kosovës dhe shqiptarëve të Maqedonisë si një histori që fillon me të. Dhe, në këtë rast, historia me të fillon si histori antishqiptare.

Next Post
Seancë maratonë për Buxhetin 2025/ Shehi propozon: Të 3-fishohet fondi për kompensimin e pronarëve dhe ish-të përdjekurve

Seancë maratonë për Buxhetin 2025/ Shehi propozon: Të 3-fishohet fondi për kompensimin e pronarëve dhe ish-të përdjekurve

Comments 2

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    Në se nuk ngrihet populli i Kosovës, në revoltë popullore, dhe me VOTË PLEBISHITARE, ta hedhë në koshin e PLEHRAVE TË HISTORISË, Albin Kurtin dhe Vjosë Osmanin, këta dy të fundit, do të shkatërrojnë çdo përpjekje për faktorizimin e popullit shqiptar, duke i kryer shërbimin më të vyer Sërbisë, si “ambasadorë” të sajë në Kosovë.

    Reply
  2. PROSHI says:
    1 year ago

    Ja ke thënë të gjitha si aji Kalorsiaku dorashkën për dyluftim kundërshtarit të tij për fyerje publike.
    Bravo Mero.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jepet preteca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

Jepet preteca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

February 17, 2026
U konfliktua me një person dhe e kërcënoi me armë zjarri, arrestohet 45-vjeçari

U konfliktua me një person dhe e kërcënoi me armë zjarri, arrestohet 45-vjeçari

February 17, 2026
Korreshi kundër Berishës: Jam në mbështetje të SPAK, është i vetmi institucion i pavarur! S’më intereson çfarë mendojnë në PD

Korreshi kundër Berishës: Jam në mbështetje të SPAK, është i vetmi institucion i pavarur! S’më intereson çfarë mendojnë në PD

February 17, 2026
Plagoset 11-vjeçari në Kukës, gjatë orës së pushimit nxënësi kalon në kantierin e ndërtimit të shkollës! Dërgohet për mjekim tek Trauma

Plagoset 11-vjeçari në Kukës, gjatë orës së pushimit nxënësi kalon në kantierin e ndërtimit të shkollës! Dërgohet për mjekim tek Trauma

February 17, 2026
Begaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Le të ecim bashkë drejt BE-së

Begaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Le të ecim bashkë drejt BE-së

February 17, 2026
Rubio uron Pavarësinë: SHBA, e palëkundur në mbështetje të sovranitetit dhe integritet territorial të Kosovës

Rubio uron Pavarësinë: SHBA, e palëkundur në mbështetje të sovranitetit dhe integritet territorial të Kosovës

February 17, 2026
Kërcënimet pas Inter-Juve, Policia këshillon arbitrin La Penna: Mos dil nga shtëpia!

Kërcënimet pas Inter-Juve, Policia këshillon arbitrin La Penna: Mos dil nga shtëpia!

February 17, 2026

Veliaj uron Kosovën: Shpresoj që procesi i drejtuesve të UÇK-së të përfundojë me drejtësi

February 17, 2026
Aleati i Putinit paralajmëron fuqitë europiane: Rusia mund të përdorë marinën për të mbrojtur anijet e saj

Aleati i Putinit paralajmëron fuqitë europiane: Rusia mund të përdorë marinën për të mbrojtur anijet e saj

February 17, 2026
VIDEO/ 1 metër dëborë në rrugën Qafë Thore-Theth, ARRSH: Shoferët kujdes të shtuar gjatë udhëtimeve

Ortekët bllokojnë aksin Qafë Thore-Theth, ARRSH: Rrezikshmëri e lartë, shmangni lëvizjet

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In