Ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti para arrestimit tha se ka hezituar të shkojë në makinën e Policisë kur i është kërkuar t’i vihen prangat, pasi policia nuk kishte asnjë dokument për arrestimin e tij.
“Vetëm pas insistimit e tregoi emrin. Meqenëse ne nuk shkonim në makinë pasi që nuk kishte fletëarrest, na i vendosën prangat me dhunë dhe na dërguan në stacion.
Pra, u ndaluam, u arrestova pa asnjë dokument. Në Kosovë edhe policia është bërë me pushtet.
Opozita nuk do të ndalet me kërkesat që ka dhe se “populli do të bëhet bashkë”.