• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Albin Kurti si avokat i vrasjeve të luftës dhe kundërshtar i Hashimit

by Mero Baze
30/06/2020 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Nëse ka diçka kontradiktore sot në historinë e Kosovës rreth qëndrimit politike që mbahet ndaj hijeve të errëta të luftës dhe vrasjeve politike, është qëndrimi politik i Vetvendosjes dhe Albin Kurtit.

Albin Kurti ishte një mbështetës i luftës pa qenë në luftë. Pa dashur të përshkruaj biografinë e tij të atyre viteve, dua të theksoj se gjërat për të cilat akuzohet Hashim Thaçi dhe shokët e tij, më së shumti kanë të bëjnë me dëshmi të marra për vrasje politike, apo spastrime të qëllimshme jashtë fushës së luftës në periudhën e anarkisë pas luftës.

Ka pasur parti dhe individë në Kosovë që e kanë kundërshtuar në kohën që ndodhnin këto gjëma. Ka pas dhe pak, fare pak gazetarë. LDK ishte një prej tyre këtyre partive që kanë kundërshtuar vrasjet dhe i kanë denoncuar ato.  E kanë pasur Hashim Thaçin dhe shokët e tij, kundërshtarë politik të vjetër, dhe vrasjet pa autorë, por dukshëm të motivuara politikisht, kundër disa drejtuesve lokal të LDK, e futën LDK në një luftë të ftohtë me krahun e luftës.

Në kaosin e pasluftës së vitit 1999 deri më 2000, Kosova nuk ishte as në pushtetin e UÇK, as UNMIK, as të ndonjë qeverie, por nën pushtetin e një anarkie dhe gjuetie shtrigash. E vetmja gjë që duhej bërë ishte të ngrije zërin dhe të dënoje vrasjet, nëse guxoje.

Ata që e kanë bërë këtë në Kosovë i kanë deklaratat e shkruara. Pak kush e bëri në Shqipëri.

Por më të qartë janë ata që nuk e bën kurrë. Dhe ky është Albin Kurti dhe “Vetvendosja”. Kjo parit nuk i dënoi kurrë vrasjet politike në Kosovë, bile dukshëm dukej, se inatin me fraksionet e tjera të dala nga lufta, e kishin pse nuk kishin vrarë më shumë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të “Vetvendosjes”, Rexhep Selimi ka qenë i kundodhur me Hashim Thaçin dhe drejtues të tjerë të UCK në kohën për të cilën përfliten akuzat. Nuk di çfarë mund të ketë thënë si dëshmitarë në Hagë, por di që ky njeri ishte Ministër i Brendëshëm i qeverisë së përkoshme të vitit 1999-2000, kur kanë ndodhur shumcia e këtyre vrasjeve. Në atë qeveri pa pushtet, në fakt Ministri i Brendëshëm ishte Gestapua politike. E kam të fiksuar si gazetar, pasi duke qenë shumë kritik me shkrimet e mij` rreth vrasjeve në atë kohë, ky i ishte ankuar një zyrtari të lart të PD në Shqipëri, gjatë një dreke tek restorant “Piaca” në Tiranë.

Tani ky njeri që udhëhiqte nëntokën e krahut poltik të UÇK, udhëheq grupin parlamentar të “Vetvendosjes”, dhe vazhdon të mbrojë atë që ka bërë në ato vite. As ai, por mbi të gjitha as “Vetvendosja” nuk bëri kurrë asgjë politikisht kundër asaj periudhe. Biles Albin Kurti ka denigruar Ibrahim Rugovën dhe vetëm kur i qurravitej LDK për pushtet, bëri disa hapa plot mëdyshje e pasiguri, rreth pranimit të kontributit të tij.

Tani “Vetvendsja” dëgjova që ka thënë se Edi Rama ka shkuar në Kosovë për të mbrojtur Hashim Thaçin.

Po mirë ndoshta ka shkuar dhe për ta mbrojtur Presidentin Hashim Thaçi më 2020, por avokati më i madh i akuzave që i janë bërë Hashim Thaçit dhe shokëve të tij është “Vetvendosja”. PDK e Thaçit, AAK e Haradinaj, etj., kanë reflektuar kundër vrasjeve, së paku me deklarata politike. “Vetvendosja” dhe Albn Kurti janë ndër avokatët më të mëdhenj të asaj periudhe, pasi ata end enuk ajnë distancuar prej tyre.

Po kaq kontradiktore është dhe teoria e tyre rrett Gjykatës Speciale të Kosovës.

Ata nuk e kanë votuar atë, thonë që nuk e njohin, kritikojnë Hashim Thaçin pse e votoi, ndërsa tani i thonë pse nuk jep dorëheqje se të ka akuzuar prokurori special. Hashim Tahçi ka dhënë shpjegimet e veta për hapat që do të ndjek, por “Vetvendosja” nuk ka pse i kërkon llogari dikujt për raportet që ai vendos me një gjykatë që ata nuk e njohin.

Kjo tregon sa fallco e kanë pasur kundërshtinë ndaj Gjykatës Speciale dhe sa të paqëndrueshëm janë në qëndrimn ndaj së shkuarës. Ata kanë target vetëm persona dhe jo fenomene në Kosovë. Albin Kurti dhe “Vetvendosja” është rasti unik, kur ata janë dakord me fenomenin e vrasjeve politike, por duan në të njëjtën kohë që për këto të dënohen disa kundërshtarë të tyre dhe jo ata.

Kësisoj ata janë edhe avokatët e vrasjeve të luftës, edhe njëkohësisht kundërshtarët e Hashim Thaçit. E kuptoni vet çfarë i bie të jenë.

Next Post
Aksident tragjik në Itali/ Makina ndahet më dysh, ndërron jetë nëna shqiptare e tre fëmijëve

Aksident tragjik në Itali/ Makina ndahet më dysh, ndërron jetë nëna shqiptare e tre fëmijëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërcënoi Richard Grenell, arrestohet dhe rrezikon deri në 5 vite burg

Kërcënoi Richard Grenell, arrestohet dhe rrezikon deri në 5 vite burg

January 1, 2026
Zjarri rrafshon kullën e kishës dy shekullore në Amsterdam! Shkak dyshohet hedhja e fishekzjarreve

Zjarri rrafshon kullën e kishës dy shekullore në Amsterdam! Shkak dyshohet hedhja e fishekzjarreve

January 1, 2026
Paralizohet qarkullimi në autostradën Tiranë-Elbasan! Trafik i rënduar në ditën e parë të vitit

Paralizohet qarkullimi në autostradën Tiranë-Elbasan! Trafik i rënduar në ditën e parë të vitit

January 1, 2026
Nga zgjedhjet e 11 majit dhe fitorja e PS me 83 mandate te protestat e Berishës/ Ngjarjet kryesore që dominuan skenën politike në 2025

Nga zgjedhjet e 11 majit dhe fitorja e PS me 83 mandate te protestat e Berishës/ Ngjarjet kryesore që dominuan skenën politike në 2025

January 1, 2026
Zotin e zëvendëson vetëm një qenie, nëna!

2026! Në këtë vend ndryshon gjithçka që të mbetemi njësoj!

January 1, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e premte 2 janar 2026

January 1, 2026
Aksidenti që ‘përgjaku’ nisjen e Vitit të Ri/ Mes viktimave, instrumentisti Klejdi Myftari

Aksidenti që ‘përgjaku’ nisjen e Vitit të Ri/ Mes viktimave, instrumentisti Klejdi Myftari

January 1, 2026
Aksidenti tragjik me 3 viktima në Tepelenë/ Del foto e 27-vjeçarit, i riu djali i shefit të komisariatit

Aksidenti tragjik me 3 viktima në Tepelenë/ Del foto e 27-vjeçarit, i riu djali i shefit të komisariatit

January 1, 2026
Ukraina sulmoi rezidencën e Putinit? CIA mohon pretendimet dhe deklaratat e Kremlinit

Ukraina sulmoi rezidencën e Putinit? CIA mohon pretendimet dhe deklaratat e Kremlinit

January 1, 2026
‘Më vjen gjynah’/ Kritik i ashpër për sigurinë ushqimore, Braçe: Nuk ha asnjëherë gjel, ja pse

‘Më vjen gjynah’/ Kritik i ashpër për sigurinë ushqimore, Braçe: Nuk ha asnjëherë gjel, ja pse

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com