• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Albin Kurti populist, s’ia hap rrugën Ramës”, Robelli: Përdorin bashkimin kombëtar për vota

by A R
16/10/2025 21:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Enver Robelli ka analizuar në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN përplasjen në distancë mes dy kryeministrave, Edi Rama dhe Albin Kurti, e cila e pati zanafillën te protesta pro UÇK-së, që do të zhvillohet nesër në Tiranë.

Sipas Robellit UÇK-ja dhe drejtësia në Hagë po përdoret për kapital politik nga të dy palët. Ai tha se brenda 10 viteve Edi Rama ka ndryshuar disa herë qëndrim për Vetëvendosjen, duke e përkrahur fillimisht, duke e sulmuar më pas, e madje duke shfrytëzuar edhe çështjen e bashkimit kombëtar për vota.

“Po ndoshta përdoret. Po them në përgjithësi që njerëzit kanë të drejtë të demonstrojnë, të protestojnë ndaj diçkaje që ata e ndiejnë të padrejtë. Domethënë ne jetojmë në një shtet demokratik si në Kosovë, si në Shqipëri, ku është e garantuar e drejta e tubimit e shprehjes së pakënaqësisë. Ata kanë të drejtë të shprehin mospajtimin e tyre. E kanë shprehur në Hagë, domethënë në një shtet, në kryeqytetin e një vendi që është anëtar i BE-së, mund ta shprehin edhe në Tiranë. Unë mendoj që ishte i panevojshëm reagimi i Lëvizjes Vetëvendosjes ndaj kryeministrit Edi Rama. Është totalisht i panevojshëm. Është konflikti i hershëm mes tyre, por unë po them që duhet injoruar çdo politikan që Kosovën e përdor sipas interesave të politikës ditore për parada populiste. Për shembull te zoti Rama ne kemi brenda 10 viteve ato akrobacionet politike të cilat janë absurde. Në vitin 2015 vjen në Prishtinë dhe e konsideronte pasuri kombëtare Vetëvendosjen zoti Rama dikur. Domethënë në 2015 vjen shpalos fjalorin e Ismail Qemalit, mban një fjalim patriotik ku bojkotohet nga udhëheqësit politik të Kosovës të asaj kohe domethënë nga kryeministri Isa Mustafa, nga zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga sepse asokohe përkrahte Lëvizjen Vetëvendosje dhe është e drejtë legjitime, le ta përkrahi. Nuk është asnjë problem. Në 2018 vjen në Kosovë dhe mban fjalim në parlament ku thotë do të kemi një president të përbashkët dhe shfaqet Lidhja Demokratike e Kosovës dhe thotë kjo është një sjellje e pahijshme ndaj Kosovës në 10 vjetorin e pavarësisë. Pastaj në vitin 2025 para 10 ditësh, dy javësh del edhe thotë kjo çështja e bashkimit kombëtar është përrallë”, tha Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.

Sa i përket Albin Kurtit, gazetari tha se ai madje ia kalon Edi Ramës për populizëm dhe mënyrën si i përdor çështjet kombëtare për të mashtruar qytetarët.

“Po e sa i përket Albin Kurtit natyrisht ai nuk ja lëshon rrugën sa i përket populistit ndoshta edh në mënyrë më të theksuar ndonjëherë. E kam theksuar disa herë dhe po e përsëris edhe këtu mendoj që ka qenë gabim ndërhyrja e tij në zgjedhjet në Shqipëri. Ka qenë gabim sjellja e tij totalisht e papërgjegjshme me premtime që sapo të vijë Vetëvendosja në pushtet ne do të bëjmë bashkimin kombëtar, ne do ta ndryshojmë këtë nen dhe atë nen të kushtetutës dhe ja u bë bashkimi. Domethënë ka qenë një deklaratë mashtruese ndaj qytetarëve të Kosovës dhe unë mendoj që nuk është mirë që politikanët ta keqpërdorin patriotizmin për interesa të politikës së tyre ditore”, u shpreh Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.

Sipas Robellit kemi të bëjmë me një betejë mes Ramës dhe Kurtit për të vendosur se cili është “bajrakatari” i shqiptarëve në Ballkan dhe kjo përplasje më qartë shihet me ndarjen që të dy i kanë bërë shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Dhe ky është problem shumë i madh dhe këta dy zotërinj, këto të dytë kanë një konflikt të madh me njëri-tjetrin sepse luftojnë për një lloj primati mes politikës shqiptare në rajon. Secili ka ambicie të jetë si të thuash bosi i lagjes edhe kemi të njëjtin konflikt në Maqedoni tani domethënë ku Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti përkrahin një krah politik dhe Tirana gjithnjë më hapët përkrah një krah tjetër politik dhe unë mendoj që kjo po e dëmton shumë politikën e shqiptarëve në Maqedoni. Domethënë është çështja e egove të dy burrave të cilët mendojnë që para ndërkombëtareve mund të paraqiten si bajraktarët e vetëm të kombit shqiptar në Ballkan”, deklaroi gazetari Enver Robelli.

Next Post
“Rama po e keqpërdor Begajn”, Bardhi: Djali i presidentit merr 30 mijë euro në muaj pa vajtur në punë

"Rama po e keqpërdor Begajn", Bardhi: Djali i presidentit merr 30 mijë euro në muaj pa vajtur në punë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

March 27, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën

March 27, 2026
Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

March 27, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Prilli, muaji i sfidave dhe financave! Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit: Kujdes këto data kritike…

March 27, 2026
Senati amerikan “rrëzon” Trump, miraton rezolutën për ndalimin e veprimeve ushtarake në Venezuelë

Qeveria amerikane drejt rihapjes, senati financon Departamentin e Sigurisë, përveç Antiemigracionit

March 27, 2026
Sa i hapi lufta në Ukrainë dyert Shqipërisë drejt BE? Bregu shpresëplotë: Europa kthen sytë te Ballkani Perëndimor

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

March 27, 2026
Këshilli i Ministrave jep “dritë jeshile” për dekretin kundër rritjes së çmimit të karburanteve

VIDEO / Çmimet e karburantit, shkodranët kalojnë kufirin drejt Malit të Zi për furnizim më ekonomik

March 27, 2026
“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

March 27, 2026
Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

March 27, 2026
Tabaku sulmon Ramën: Bëri “show me powerpoint” për mbetjet, me zgjidhjen që dha PD para 12 vitesh

Tabaku sulmon Marta Kos: Korrupsioni kulturë e socialistëve, jo e shqiptarëve

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In