• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Albin Kurti po provokon ‘luftë qytetare’!

by Kimete Berisha
16/06/2022 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kimete Berisha

Belaçori.

Po bën bela!

Po e blen belanë me pare.

Pse?

Pse Albin Kurti u bë bashkë me Listën Serbe të Vuçiqit, kundër UÇK-së!

Pse i intereson Albin Kurtit të prishet me të gjithë:

Me mjekë e ne infermierë;

Me mësimdhënës e me studentë;

Me veteranët e UÇK-së;

…dhe me Dua Lipën!

Albin Kurti dëshprimisht po kërkon bela, por belanë ende nuk po ia jep kush!

Albin Kurti po provokon.

Të gjithë po i provokon.

Nuk ka vlerë, nga Liria, nga ekzistenca…që nuk e ka provokuar!

Por deri tani, të gjithë po e injorojnë.

Shqiptarët po durojnë si viteve të ’90-ta!

Nuk mendoj se po e tregon forcën!

Mendoj se po provokon ku dhemb më së shukri, me shpresë se shqiptarët nuk do ta durojnë!

Sa më shumë që shqiptarët po i injorojnë provokimet e Albin Kurtit – aq më shumë Albin Kurti po e rritë dozën e provokimit, të nënçmimit, të mohimit dhe të përbuzjes.

Pse Albin Kurtit i intereson të prishet me veteranët e UÇK-së?

Çka fiton?

Çka fiton Albin Kurti që ia marrin inat të gjitha familjet shqiptare që e kanë përjetuar luftën, e që janë krejt Kosova.

Në çastin kur midis luftës Jakup Krasniqi e ka shpallur mobilizimin – të gjithë shqiptarët i ka shpallur ushtarë, prandaj një ushtri si UÇK që ishte e popullit, normal që krejt populli i saj janë veteranë!

Çka po lyp Albin Kurti?

Pse ka hapur kaq shumë fronte, të gjitha frontet i ka hapur përnjëherë dhe të gjitha betejat po i bën në terrenin e tij dhe në dëm dhe për të keqen e tij!

Në emër të politikës, në emrin e Kosovës dhe në emrin e tij tij, KEDSI turk (si me qenë shtet) bën marrëveshje politike me Serbinë për energjinë në Veri – ndërsa Albin Kurti hesht!

Në emrin e tij, ministresha e Arsimit e shkel Kushtetutën – Albin Kurti hesht.

Në emrin e tij, ministrat e tij vjedhin tendera – Albin Kurti hesht.

Në emrin e tij, ministrat e tij, ashiqare punësojnë familjarët e tyre nëpër Institucione  – Albin Kurti hesht!

Në emrin e tij, ministra e këshilltarē kërkojnë ryshfet në ministrinë e Liburn Aliut – Albin Kurti hesht.

Pse hesht?

A është në delir?

A është i çmendur?

A është tradhtar?

A është psikopat ndoshta?

Çka është ky?

Dje, ministresha e punëve të Jashtme e mohoi UÇK-në me fjalë, kurse sot qeveria Kurti e mohoi UÇK-në me ligj!

Urrejtja dhe mohimi i UÇK-së është krim i organizuar i qeverisë Kurti!l

E ka prekur popullin në xhep, në moral, në gjak, në vuajtje, në plagë dhe në liri.

E ka bërë të pamundur të mbijetosh në Kosovë!

Pse?

Çka fiton ky që insiston t’i provokojë të gjithë pa përjashtim?

Do bela (e s’po ja japin)

Dëshiron ta rrëzojnë (e nuk po ia japin atë kënaqësi)

Do luftë qytetare (e s’e ka kush ndërmend t’ia plotësojë atë nevojë të sëmurë)

Çka do ky nëse jo gjakderdhje?

Pse provokon?

Pse i provokon të gjithë, pa përjashtim, përveç të vetët që i ka lejuar të vjedhin, të kullosin dhe të marrin ‘plaçkat e luftës’!

Ti po kujton që Albin Kurti nuk e di se ministrat e tij qe 1 vit e gjysmë s’kanë bërë gjë tjetër, veç se kanë vjedhur!

Nëse i ndërron ministrat – veç i ndërron hajnat! Sepse, është i rrethuar dhe i pushtuar nga hajnat!

Sot, Albin Kurti, bashkë me Listën e Aleksandër Vuçiqit ia mohoi ekzistencën veteranëve të UÇK-së!

Pse?

Çka i prish punë atij nëse veteranëve do t’u rritej pak rroga!

Pse për shembull nuk i pengon që një hajneshë e tij në një ministri ia dha  gati gjysmë milioni tender motrës së vet!

Pse UÇK-në e urren!

Çka do? Çka kērkon nga veteranët!

Çka pret nga veteranët?

Pret luftë?

Provokon luftë?

Kērkon luftë!

Bashkë me Listën Serbe, Albin Kurti i provokon veteranët e UÇK-së!

Pse?

A dont’ia japësh atë që e lyp prej teje?

Personalisht, kurrë nuk ia jap dikujt atë që e pret dhe e lyp prej meje!

Për shembull, nëse dikush e di se ty të ka vdekur dikush që e ke dashur – ai të prek në atë sentimet, të provokon që t’i t’ia rikujtosh vetes se sa e pafat je dhe ai pastaj të pushton ty!

Ose: nëse e di personi që je xheloze, e provokon xhelozinë tende me qëllim, që ai të ndjehet i plotfuqishēm!

Pra, çdo ndjenjë e keqe që e ndjeni – është e provokuar me qëllim dhe ta kanë shkaktuar me qëllim, prandaj – merre veten në dorë dhe shpëtoje veten.

Mos ia jep Albin Kurtit fundin e tij.

Le të shkoj vet, qysh ka ardhur.

Mos i ndihmo.

Thjesht shikoje duke u poshtëruar, në përqafim me Listën Serbe të Vuçiqit.

Po çka duhet të bëjnë veteranët sot që përjashtohen nga magjja, dhe që provokohen nga dyshja Albin Kurti & Aleksandër Vuçiqi!

A duhet t’ia japin atë që ua kërkon Albin Kurti!

‘Luftën qytetare’?

Mendoj dhe jam e bindur se kurrë, ama kurrë, nuk duhet të bësh atë që pritet prej teje!

Mendoj dhe jam e bindur se veteranët e UÇK-së nuk duhet t’ia plotēsojnë dëshirën për një ‘luftë qytetare’ Albin Kurtit.

Luftën po e lyp, që të ‘bëhet’ viktimë.

Mos ia jep.

Lëreni të ‘dergjet’ në padijen e tij, në imoralitetin e tij dhe mashtrimet e tij!

Lëreni të turpërohet, siç u turpërua sot. A ka vdekje më e turpshme

politike sesa vdekja e tij sot, kur bashkë me Vuçiqin doli kundër bukës së UÇK-së.

Lëreni që bashkë me vallëtaren e Gadafit ta urrejë UÇK-në deri më atë masë sa t’i harxhohet urrejtja.

Se, s’ka ndjenjë që s’ka fund, edhe urrejtja harxhohet, se sikur ndjenjat të mos kishin fund – nuk do të ekzistonte zbrazëtia.

Vallëtarja e Gadafit e urren UÇK-në për interesat e saj personale, kurse Albin Kurti e urren nga frika. Albin Kurti ende nuk ka dalë nga burgu – thash.

Trupi i tij po, ama morali i tij ka mbetur në prangat e Vuqiçit!

Është i kapur dhe i shantazhuar.

Veç një ish i burgosur i shantazhuar nga Serbia, ia mohon sot bukën e gojës veteranit të UÇK-së!

Pa një zor rë madh nuk çohesh kundër veteranëve të UÇK-së!

Lëreni të vuaj.

Mos i ndihmoni të rrëzohet; mos i ndihmoni të largohet.

Mos ia plotësoni dëshirën të duket ‘si viktimë’!

Lëreni të vegjetoj, si bima.

Një bashkëpunëtor i tij i ngushtë sot e krahasoi me Zoran Gjingjiqin.

Demek, Zoda Gjingjiq donte t’i hiqte nga skena politike grupet kriminale, njësoj si Albini që do ta t’i lë pa bukë veteranët e UÇK-së, sepse i konsideron kriminelë.

Nuk e ka larguar nga skena politike vetëm ‘krahun e luftës’, Albin Kurti nuk ngopet pa i heq nga magjja edhe veteranët e UÇK-së.

Ama, Liria problem.

Nuk hiqet Liria nga skena politike.

Veterani mund të vdes urie sherri yt, por Liria nuk vdes urie.

Lirinë s’ke se si e kthen mbrapsht.

Next Post
‘Droga fshihej në avokado dhe mango’/ Zbulohen kompanitë e eksportit që shqiptarët trafikonin kokainën nga Peruja

'Droga fshihej në avokado dhe mango'/ Zbulohen kompanitë e eksportit që shqiptarët trafikonin kokainën nga Peruja

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    Të lumtë! Jam shuuume dakort me analizen që i ke bërë figurës më antishqiptare të 30 viteve të fundit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj është njohur me aktet”/ SPAK reagon mbi ecurinë e procesit gjyqësor ndaj kryebashkiakut: 8 seanca u shtynë për shkak të..

Analisti: Lajm shumë i rëndë që Veliaj do të mbrohet, por s’ka dosje!

February 4, 2026
Skandali i 2800 tonëve mbetje të rrezikshme të Kurum, ekzekutohen vetëm 20 nga 33 urdhër-arrestet e Prokurorisë së Durrësit

Skandali i 2800 tonëve mbetje të rrezikshme të Kurum, ekzekutohen vetëm 20 nga 33 urdhër-arrestet e Prokurorisë së Durrësit

February 4, 2026
“Dramat” e familjes Beckham me djalin e tyre, reagon për herë të parë vjehrri i Brooklyn: Dhëndri im është i mrekullueshëm

“Dramat” e familjes Beckham me djalin e tyre, reagon për herë të parë vjehrri i Brooklyn: Dhëndri im është i mrekullueshëm

February 4, 2026
Lungomare/ Punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjat elektrike, 300 abonentë pa energji

Lungomare/ Punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjat elektrike, 300 abonentë pa energji

February 4, 2026
Nga emigrimi te inflacioni, pse shqiptarët po blejnë më pak rroba e këpucë

Nga emigrimi te inflacioni, pse shqiptarët po blejnë më pak rroba e këpucë

February 4, 2026
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi vizitë zyrtare në Kongresin Amerikan

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi vizitë zyrtare në Kongresin Amerikan

February 4, 2026
Debati për rritjen e pagave/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni i jashtëm nuk i shërben forcimit të shtetit të së drejtës

Debati për rritjen e pagave/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni i jashtëm nuk i shërben forcimit të shtetit të së drejtës

February 4, 2026
“Për cilën përbaltje kryeministrore flisni?”/ Vijon debati për pagat, Rama-gjyqtarëve: Ju kemi mbështetur me të gjitha forcat

“Për cilën përbaltje kryeministrore flisni?”/ Vijon debati për pagat, Rama-gjyqtarëve: Ju kemi mbështetur me të gjitha forcat

February 4, 2026
Dosja Epstein/ Autoritetet britanike nisin hetimet ndaj ish-ministrit dhe ish-ambasadorit në SHBA Peter Mandelson

Dosja Epstein/ Autoritetet britanike nisin hetimet ndaj ish-ministrit dhe ish-ambasadorit në SHBA Peter Mandelson

February 4, 2026
Gjysma e shqiptarëve në pasiguri financiare, 54.5% s’përballojnë dot 1 mijë euro shpenzim të papritur

Gjysma e shqiptarëve në pasiguri financiare, 54.5% s’përballojnë dot 1 mijë euro shpenzim të papritur

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In