Ka votuar para pak minutash edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ai në vendvotim është parë me gruan e tij, teksa ka votuar në Fakultetin Teknik.
Në një koment të shkurtër Kurti e cilësoi një ditë të bardhë dhe ftoi qytetarët të dalin për të votuar.
“Sot është ditë e bardhë e ndritshme ashtu siç do të jetë dhe e ardhmja jonë. Qytetarët kanë nevojë për demokraci, kanë nevojë për legjitimitet”, tha Kurti.
I pyetur nga gazetarja e News24 Marsela Karapanço nëse e ka bindjen se Vetëvendosje do të sigurojë votat e mjaftueshme për qeverinë, Kurti tha se është dita për të folur qytetarët./a.p