• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Albin Kurti paralajmëron takim me Vjosa Osmanin për çështjen e presidentit

by Os De
31/12/2025 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha të mërkurën se do të takohet së shpejti me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, për të biseduar lidhur me zgjedhjen e presidentit në fillim të vitit të ardhshëm. 

Mungesa e mundshme e pajtueshmërisë për ta zgjedhur presidentin në prill, kur Osmanit i mbaron mandati, do ta çonte vendin sërish në zgjedhje të parakohshme, për herë të dytë brenda muajsh. 

Duke folur në një eveniment në Postën e Kosovës në Prishtinë, Kurti tha se “së shpejti do ta takoj presidenten Osmani dhe duhet të bisedojmë me të për rrugën përpara”. 

Osmani e bëri të ditur synimin e saj për të garuar sërish për presidente në prill gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë më 29 dhjetor, por nuk është e qartë nëse ajo do ta gëzojë mbështetjen e nevojshme në Kuvendin e ardhshëm. 

Por, para kësaj, vendi duhet ta bëjë Kuvendin e ri dhe do ta formojë një qeveri të re pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, të cilat i dhuruan Kurtit një fitore bindëse. 

Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit i fitoi 49.34 për qind të votave, sipas rezultateve preliminare, pa llogaritur votat me kusht dhe ato të diasporës. 

Dhe Kurti u shpreh i bindur të mërkurën se ai nuk do të ketë telashe në formimin e qeverisë së re. 

“Rezultati është më i qartë se asnjëherë më parë…bllokimet në konstituimin e Kuvendit dhe për formimin e qeverisë së re janë inekzistente”, tha Kurti. 

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit ishin rezultat i mospajtimeve dhe përplasjeve ndërmjet partive politike, të cilat pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, nuk arritën ta konstituonin Kuvendin deri më 10 tetor. 

Kurti më pas nuk arriti t’i merrte votat e mjaftueshme në Kuvend për formimin e qeverisë. 

Nëse partitë parlamentare nuk arrijnë ndonjë pajtueshmëri për çështjen e presidentit të ri, atëherë do të ketë sërish zgjedhje të parakohshme, dhe vendi do të zhytej edhe më thellë në krizë. 

Presidenti zgjidhet nga Kuvendi me votim të fshehtë dhe një kandidati i duhen të paktën 80 vota të deputetëve – nga 120 në përgjithësi – në rundin e parë. 

Nëse nuk i siguron ato në rundin e parë dhe as në të dytin, i mjaftojnë të paktën 61 vota në rundin e tretë, por me një kuorum prej 80 deputetësh në sallë./REL 

 

Next Post
Viti 2025, nga Papa Fraçesku, tek Giorgio Armani dhe Brigitte Bardot/ Këto janë personalitetet botërore që u ndanë nga jeta

Viti 2025, nga Papa Fraçesku, tek Giorgio Armani dhe Brigitte Bardot/ Këto janë personalitetet botërore që u ndanë nga jeta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

January 16, 2026
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

January 16, 2026
“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

January 16, 2026
Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In