• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Albin Kurti ose fytyra e vrerosur e një Don Kishoti komik

by Ilir Yzeiri
30/05/2023 18:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Ngjarjet në veri të Kosovës po zhvillohen me shpejtësi të madhe. Albin Kurti u shfaq edhe njëherë si një zjarrvënës naiv i pyllit të nxehtë dhe të thatë të mosmarrëveshjeve me Serbinë duke djegur me këtë rast edhe miqtë tanë më të çmuar : SHBA-të dhe BE-në. Deklarata e sotme e ambasadorit amerikan në Kosovë, z. Hovenier se për momentin SHBA-të kanë pak entuziazëm që të merren me interesat e Kosovës, është tronditëse dhe duhet të ngrejë alarmin në botën shqiptare.

Pyetja është e thjeshtë: si ka mundësi që serbët të identifikuar si kriminelë, me simbole të ushtrisë ruse «Z» që i ruajnë dhe ua ngjisin makinave të KFOR-it, me simbolet e një tjetri krimineli famëkeq në kapelë, trajtohen njësoj nga Perëndimi si ata qindra policë të forcave speciale të Kosovës dhe atyre internacionalë që për pak humbën jetën për Kosovën?

Pse Perëndimi dhe SHBA-të janë zemëruar keqas me Kurtin që dërgoi forcat speciale në tri komuna në veri të Kosovës për të futur në zyra tre apo katër të zgjedhur shqiptarë me 1 deri 2% të zgjedhësve në ato rajone dhe nuk është zemëruar në të njëjtën masë edhe me Vuçiçin? Si ka mundësi që serbët nga kriminelë bëhen viktima dhe shqiptarët nga viktima bëhen kriminelë? Si ka mundësi që tregohemi kaq të trashë, në rastin më të mirë, dhe kaq antishqiptarë në rastin më të keq? E bëjmë këtë se duam lavdi, protagonizëm apo e bëjmë se jemi në shpirt të ndyrë, pa vizion dhe pa ide, se nuk dimë të bëjmë diplomaci apo ngase ngatërrojmë retorikën e luftës me cinizmin e dialogut dhe të paqes.

Si ka mundësi që Kosova e cila ka në krah gjithë të fuqishmit e botës, ata që po mbajnë e ushqejnë me armë e  patriotizëm Ukrainën dhe ata që ruajnë territorin e Kosvës, nuk arrin të ndërtojë paqe dhe begati tani që ka fituar shtetin e saj, por gjendet vazhdimisht në shtegun e gabuar dhe i flet gjuha para mendjes ose kryen veprime të pamatura dhe në këtë krizë të tmerrshme që po kalon planeti, ajo ndez zjarre të cilat jo vetëm që nuk është në gjendje t’i shuajë vetë, por si një fëmijë idiot e i përkedhelur, u bën thirrje perëndimorëve që të vriten për Albin Kurtin.

Tri apo katër komunat në veri ashtu si pjesa më e madhe në Kosovë po boshatisen nga emigrmi dhe ata serbë që jetojnë aty në ato tri apo katër komuna nuk e kuptoj çfarë probelmi ka nëse lihen të vetëqeverisen vetë. Pse duhet ndezuar gjithë Kosova për një problem të paqenë. Çfarë rreziku i vjen Kosovës nëse ato komuna fitojnë asosacionin dhe vetëqeverisen. Kosova dhe qeveria e saj nuk arrijnë të kontrollojnë mirë territorin tjetër, atë që popullohet nga shumica e shqiptarëve, të cilët, për shkak të luftës së vazhdueshme, kanë mbetur pa ekonomi e pa të ardhme dhe sot po e braktisin në masë Kosovën. Amerikanët, por edhe europianët që kanë kaluar luftëra të përgjakshme për territore e kufij ndërtuan më pas modelin e botës pa kufij.

Globalizmi dhe integrimi në institucionet ndërkombëtare, krijimi i organizmavë botërore financiare dhe bashkëpunimi në rrugën për anëtarësim në Europë e NATO e përjashtojnë këtë sjellje apo këtë ndeshje për territore e kufij. Kosovës askush nuk po ia lëviz kufijtë, askush nuk e sulmon për t’ai zhbërë pavarësinë. Ata që e ruajnë atë nga filozofia pansllaviste e Rusisë dhe Serbisë i kërkojnë Kosovës që të sillet si vend perëndimor. Të ruajë karakterin multietnik, të njohë të drejtat e pakicave edhe kur ato e kapërcejnë të drejtën apo të vërtetën historike.

Pse? Sepse e drejta dhe e vërteta historike harmonizohen me diplomaci, me zgjuarsi dhe në harmoni me mendjen e miqve. Nëse do të kërcesh si gjeli majë plehut apo nëse do të tregohesh hero atëherë kur nuk ta kërkon njeri, kjo do të thotë se, për fat të keq, ne, shqiptarët, ende nuk kemi mësuar të administrojmë atë që në këshillonte Klnton pas përfundimit të luftës në Kosovë kur shkruante: « Ne luftën ju paqen ».

Next Post
Haradinaj sulmon Kurtin: Mburravec dhe mashtrues. Kush je ti në të vërtetë?

Haradinaj: Kurti të japë dorëheqjen. Përjashtimi nga “Defender 2023”, rrezik për sigurinë kombëtare

Comments 1

  1. Petritit fallxhori. says:
    3 years ago

    Ju qe shkruan me kaq urrejtje ushtar te kryem besoni se Albini eshte nji torollak aventurier?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In