Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova mbetet e përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, duke theksuar se zgjidhja duhet të vijë përmes njohjes së ndërsjellë mes dy vendeve.
Kurti ka shkruar në X, se dje ka takuar përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.
Në një njoftim publik, Kurti bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për rrugën e integrimit evropian të Kosovës, sundimin e ligjit si dhe procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.











