• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Albin Kurti komenton gjyqin në Hagë: Krerët e UÇK po mbahen padrejtësisht!

by B K
09/12/2024 20:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si rrallëherë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur sot për gjykimin e katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, teksa zhvillimet nga Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë qenë të vrullshme ditën e fundit me një aktakuzë të re të ngritur ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi për pengim të drejtësisë.

Gjatë një diskutimi të zhvilluar në Prishtinë me studentët e Universitetit Amerikan në Kosovë, Kurti ka deklaruar se ish-drejtuesit e UÇK-së janë duke u mbajtur padrejtësisht në Hagë.

Madje ai ka nënvizuar se mbrojtja e tyre duhet të ishte e përbashkët dhe jo që gjithsecili të kishte avokatin personal, sikurse ka ndodhur.

“Unë kam provuar, kur ky proces kishte nisur, kam provuar që krejt këshillin e mbrojtjes t’i bëjë bashkë, sepse unë besoj që mbrojta për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin do të duhej të kishte qenë e bashkuar. Do të duhej ta kishin pasur një mbrojtje, e jo katër, e jo që secili ta kenë të tyrin”, është shprehur Kurti.

Më tej Kurti e sqaroi në detaje se çili do të ishte ndryshimi me një ekip mbrojtës të përbashkët. Ai shpjegoi se në kushtet aktuale avokati i secilit prej 4 ish-krerëve të UÇK do që të lirojë klientin e vetë, ndaj kjo mënyrë e të mbrojturit mund të çojë ata deri në pikën që t’ia hedhin fajin njëri-tjetrit.

“Mos më keqkuptoni, problemi me avokatët është që të gjithë ata duan që klienti i tyre të lirohet, atyre s’ua ndien çfarë u ndodh të tjerëve – kështu që, në njëfarë mënyre, duke pasur secilin prej tyre të burgosur, krerët e UÇK-së, trupa e mbrojtjes e krijoi këtë mundësi që dikush të luajë me mbrojtjen e tyre”, u shpreh Kurti më tej.
Megjithatë sipas Kurtit mbrojtja e krerëve të UÇK-së çalon edhe diku tjetër, pasi ajo do të duhej të kishte qenë më shumë mbrojtje politike, sesa juridike.

“Është paksa histori e gjatë se si kemi mbërritur deri këtu, por besoj me të vërtetë që mbrojtja do të duhej të kishte qenë me njerëz tanë, dhe nuk mendoj që do të duhej të ishte edhe aq mbrojtje juridike, por do të duhej të kishte qenë shumë më shumë mbrojtje politike”, theksoi ai.

Next Post
Majko: Kryeministri do të dëmtojë veten po nuk rikandidoi Veliajn

Pandeli Majko tregon se si lindi lëvizja studentore në ’90: Shqipëria doli për herë të parë nga udhëkryqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

March 13, 2026
Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

March 13, 2026
Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

March 13, 2026
Përshkallëzohet kriza e naftës, Irani përdor Hormuzin si armë kundër SHBA-së dhe Izraelit

Përshkallëzohet kriza e naftës, Irani përdor Hormuzin si armë kundër SHBA-së dhe Izraelit

March 13, 2026
OSHEE rrit pagat e punonjësve, përfitojnë mbi 3 mijë elektricistë dhe inxhinierë

OSHEE rrit pagat e punonjësve, përfitojnë mbi 3 mijë elektricistë dhe inxhinierë

March 13, 2026
FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

March 13, 2026
“Presidenti të kërkon menjëherë!”/ Sekretari i Thesarit të SHBA bëhet për “ujë të ftohtë”, ikën nga intervista

“Presidenti të kërkon menjëherë!”/ Sekretari i Thesarit të SHBA bëhet për “ujë të ftohtë”, ikën nga intervista

March 13, 2026
13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

March 13, 2026
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

Kërkoi shfuqizimin e pezullimit, GJKKO rrëzon ankimin e Belinda Ballukut

March 13, 2026
Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

“Mbani jetën personale larg të tjerëve për 13 vite”/ Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In