• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Albin Kurti, kjo pengesë e padurueshme për Amerikën

by Baton Haxhiu
12/09/2025 17:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga sot marrëdhëniet SHBA–Kosovë ndahen në dy epoka: Uashingtoni e ka bërë të qartë se do të qëndrojë pranë popullit të Kosovës, por jo pranë një lideri që vepron kundër interesave të vendit të tij.

Nga Baton Haxhiu

Ky është momenti më i rëndë në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara që prej shpalljes së pavarësisë. Ky nuk është një pezullim teknik, por një dënim politik i pashoq. Është momenti kur një aleat i përjetshëm i thotë hapur një kryeministri të Kosovës se nuk është më partner, por pengesë. Për herë të parë, Uashingtoni shpall se Albin Kurti nuk po punon për Kosovën, por kundër interesave të saj.

Në komunikatën e Ambasadës së SHBA në Prishtinë thuhet: “Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën për shkak të shqetësimeve për veprimet e qeverisë kujdestare, të cilat kanë shtuar tensionet dhe pasigurinë” (The United States has indefinitely suspended its planned Strategic Dialogue with Kosovo due to concerns about caretaker government actions that have increased tensions and instability). Ky është një gjykim i prerë se udhëheqja aktuale është burim destabiliteti.

Një tjetër fjali është edhe më e rëndë: “Për fat të keq, veprimet dhe deklaratat e fundit të Kryeministrit kujdestar Kurti kanë vënë në rrezik përparimin e arritur për shumë vite” (Unfortunately, recent actions and statements by Caretaker Prime Minister Kurti have posed challenges to progress made over many years). Këtu problemi është personalizuar. Nuk flitet më për Kosovën si shtet, por për Kurtin si individ. Është shpallje e qartë mosbesimi dhe damkosje politike.

Më tej komunikata saktëson: “Ne mbetemi të përkushtuar në avancimin e interesave të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara dhe popullin e Kosovës” (We remain committed to advancing joint interests shared by the United States and the people of Kosovo). Ky është thelbi i mesazhit: dallimi mes popullit dhe liderit. Uashingtoni nuk tërhiqet nga Kosova, por tërhiqet nga Kurti. Mbrojtja e projektit ndërkombëtar të Kosovës mbetet, por besimi tek kryeministri aktual është zhdukur.

Dialogu Strategjik nuk ishte një tryezë rutinë. Ai ishte konceptuar si ura më e lartë e bashkëpunimit ekonomik, diplomatik dhe institucional mes Kosovës dhe SHBA-së. Pezullimi i tij nënkupton se Kosova për momentin është përjashtuar nga plani afatgjatë me aleatin e saj kryesor. Dhe ky përjashtim nuk i drejtohet shtetit, por udhëheqësit që e përfaqëson atë përkohësisht.

Ky është akti më i ashpër i Uashingtonit ndaj një kryeministri të Kosovës. Është fundi i një epoke të partneritetit të pakushtëzuar dhe fillimi i një epoke të re, ku lidershipi matet jo mbi retorikën e tij, por mbi aftësinë për të mos penguar.

Shembulli i Gjeorgjisë është paralajmërim: kur një lider tërhiqet nga perëndimi dhe hap derën Rusisë, partneriteti thyhet. SHBA pezulloi marrëveshjen strategjike me Tbilisin për shkak të dëmtimit të institucioneve demokratike dhe largimit nga rruga Euro-Atlantike. E njëjta logjikë po zbaton tani për Kurti-n e Kosovës.

Prandaj, nga sot marrëdhëniet SHBA–Kosovë ndahen në dy epoka: në epokën e partneritetit të pakushtëzuar dhe në epokën ku një kryeministër shpallet pengesë e interesave të vendit të tij. Kosova nuk është braktisur nga Amerika. Është Albin Kurti ai që është shpallur i panevojshëm dhe i dëmshëm.

Por nuk duhet harruar se populli i Kosovës ka kohë që është paralajmëruar nga Amerika se ky udhëheqës po punon kundër interesave të vendit. Dhe megjithatë, ai u votua dhe u durua. Ky është faji që e rëndon shoqërinë kosovare: të mos dëgjosh aleatin që të ka shpëtuar dhe të mos kuptosh kur një lider po të çon drejt izolimit.

Ky është një mesazh që nuk harrohet dhe një vijë ndarëse që do të përcaktojë të ardhmen e Kosovës për shumë vite.

P.S.
Pse bre burrë na solle në këtë gjendje. S’të kemi pas borgj që ta shndërroje Kosovën nga partner i Amerikës në një vend të turpëruar e të pezulluar nga tryezat e miqve të saj. E dije mirë se pa Amerikën ky vend nuk do të ekzistonte ashtu siç është sot. Dhe megjithatë, e përdore besimin e qytetarëve si mburojë për ambiciet e tua personale, duke e kthyer Kosovën në peng të kokëfortësisë tënde.

Ky është poshtërimi më i madh që i është bërë vendit prej një kryeministri të një vendi. Dhe turpi nuk të takon vetëm ty por edhe popullit që të besoi edhe pasi u paralajmërua nga Amerika, sot e ndan me ty këtë barrë. Historia do ta shënojë këtë jo si poshtërim, por si gabim fatal që i kushtoi Kosovës.

Next Post
LIVE / Legjislatura e XI, betohen 138 deputetët, votohet kryetari i ri i Kuvendit, Niko Peleshi

LIVE / Legjislatura e XI, betohen 138 deputetët, votohet kryetari i ri i Kuvendit, Niko Peleshi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Antisemitizmi nis me hebrenjtë, por kërcënon gjithë njerëzimin”, Rama për “The Jerusalem Post”: Të jesh mik me Izraelin…

“Antisemitizmi nis me hebrenjtë, por kërcënon gjithë njerëzimin”, Rama për “The Jerusalem Post”: Të jesh mik me Izraelin…

February 1, 2026
Merrnin qentë dhe largoheshin, shpallen në kërkim administratorët e një qendre trajnimi kafshësh në Durrës

Merrnin qentë dhe largoheshin, shpallen në kërkim administratorët e një qendre trajnimi kafshësh në Durrës

February 1, 2026
Qeveria merr në administrim kompanitë e vjetra shtetërore, prej 20 vitesh janë në proces likuidimi

Qeveria merr në administrim kompanitë e vjetra shtetërore, prej 20 vitesh janë në proces likuidimi

February 1, 2026
“Ejona të dua!”, Bes Kallaku i bën dedikim partneres në koncert: Më në fund dikush më solli buzëqeshjen

“Ejona të dua!”, Bes Kallaku i bën dedikim partneres në koncert: Më në fund dikush më solli buzëqeshjen

February 1, 2026
Rëndohet situata nga bllokimi i rrutës Librazhd–Qafë Thanë, krijohet mbi 20 km radhë makinash (FOTO)

Rëndohet situata nga bllokimi i rrutës Librazhd–Qafë Thanë, krijohet mbi 20 km radhë makinash (FOTO)

February 1, 2026
Kërkohet tërheqja e agjentëve federalë nga Minesota, mijëra qytetarë kundër Trump për emigracionin

Kërkohet tërheqja e agjentëve federalë nga Minesota, mijëra qytetarë kundër Trump për emigracionin

February 1, 2026
Sherr mes punonjësve të një lokali në Tiranë, plagoset me thikë një prej tyre

Tiranë, 62-vjeçari humb jetën teksa ndodhej në një lokal. Dyshimet e para të policisë

February 1, 2026
Edon Zhegrova gati të largohet nga Juventus, sulmuesi shqiptar mund të shkëmbehet me Beton e Everton

Edon Zhegrova gati të largohet nga Juventus, sulmuesi shqiptar mund të shkëmbehet me Beton e Everton

February 1, 2026
Masivi i gurëve bllokoi aksin Librazhd-Qafë Thanë, të sëmurët transportohen nga mali me barelë

Masivi i gurëve bllokoi aksin Librazhd-Qafë Thanë, të sëmurët transportohen nga mali me barelë

February 1, 2026
Humbi kontrollin e mjetit dhe ra në përrua në aksin Mat-Shkopet, shpëton mrekullisht drejtuesi

Humbi kontrollin e mjetit dhe ra në përrua në aksin Mat-Shkopet, shpëton mrekullisht drejtuesi

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In