• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Albin Kurti kandidat i vetëm për kreun e VV deri tani, edhe dy ditë kohë

by A R
08/01/2018 21:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Në mes të përçarjeve dhe shumë dorëheqjeve në Lëivzjen Vetëvendosje, pritet që ky subjekt politik tu nënshtrohet zgjedhjeve.

Pa kryetarin dhe pa nënkryetarin, Vetëvendosja gjatë ditëve në vazhdim do të hyjë në një proces të brendshëm zgjedhor.

Me dorëheqjen e Faton Topallit sot, numri i largimeve nga pozitat e larta në këtë parti vetëm u rrit.

Dorëheqja e tij erdhi pas Visar Ymerit, Dardan Sejdiut, Shqipe Pantinës e Zgjim Hysenit, shkruan lajmi.net

Kandidati i vetëm zyrtar deri më sot për kryetar të VV-së është lideri shpirtëror i kësaj partie, Albin Kurti.

Kandidatura e tij ishte kundërshtuar nga Dardan Molliqaj, e çka thuhet se mund të jetë gjithë thelbi i përçarjes.

Por kur kanë mbetur edhe më pak se dy ditë afat për të kandiduar, në Vetëvendosje askush nuk po marrë guximin t’i dalë përballë “babës”, siç është shkruar në disa parulla në kryeqytet.

Madje “baba” Kurtin e quajnë një pjesë e madhe e aktivistëve në VV. Të paktën kështu kishte thënë Dardan Molliqaj.

Albin Kurti deri më tani është kandidati i vetëm zyrtar.

Kandidaturat për të parin e VV-së do të pranohen vetëm deri më 10 janar. Kështu kishte bërë të ditur vetë Lëivjza Vetëvendosje në një postim në facebook ditë më parë.

“Nga sot, deputeti Albin Kurti është zyrtarisht kandidat për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e brendshme që do të zhvillohen në fillim të vitit 2018 sipas parimit një anëtar – një votë. Kujtojmë se afati kohor për të dorëzuar kandidatura të tjera për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbaron në datën 10 janar 2018”, thuhej në njoftimin  e VV-së.

Veç këtyre përplasjeve, nga fotografi të publikuara në portale tash e sa kohë është lënë e hapur mundësia që të ketë dorëheqje të reja.

Në disa fotografi është parë edhe deputeti Driton Çaushi, dhe kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Në gjithë këtë rrëmujë, nuk është përjashtuar mundësia e krijimit të një partie të re. /Lajmi.net/

Next Post
Parashikoi krizën e fundit ekonomike globale, historiani i Harvardit: Pse duhet të shqetësohemi!

Parashikoi krizën e fundit ekonomike globale, historiani i Harvardit: Pse duhet të shqetësohemi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In