• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Albin Kurti, kalë beteje kundër Ramës

by A R
11/08/2021 14:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arben Çokaj

Para disa kohësh, Spartak Ngjela thoshte se në Shqipëri nuk mund ta rrëzojmë Ramën, por me ndihmën e Albin Kurtit ndoshta, mund ta rrëzojmë atë. Kjo ide e tij më dukej disi e pakuptimtë dhe dashakeqe. Të implikosh Albinin në një fushatë kundër Ramës, absurde dhe me rrezik të madh për Kosovën.

Por makiavelistët e politikës shqiptare, Saliu e Meta, nuk i lënë këto detaje të shpëtojnë. Duke e parë veten të defaktorizuar nga Rama, ata me siguri kanë bërë përpjekje për ta mikluar Albinin e Vjosën, duke u kërkuar ndihmë atyre për të hequr qafe Ramën. Dhe Albini ka arsye për këtë dhe mundet se ka hy në lojë.

E para, Rama është më dominant në politikën shqiptare, mandati i tretë në shtetin shqiptar, që sidoqoftë është më i fortë dhe më i konsoliduar se shteti i Kosovës. Albini nuk ka dëshirë të jetë kush mbi të, që i bën hije, dhe e sheh rrëzimin e Ramës edhe si një sfidë për të.

E dyta, Albini nuk po pranon pjesëmarrjen në iniciativën Ballkani i hapur, duke e izoluar Kosovën edhe më shumë, ngjashëm me Ramush patriotin, që thoshte se “nuk i ha luli për k’ta” dhe me fodullëk nuk pranoi liberalizimin e vizave me BE, duke i lënë gojë-hapur aleatët tanë, që siguruan edhe lirinë e Kosovës.

KUR ALBINI E KA MIRË, UNË E MBËSHTES, KUR E KA KEQ, DAL KUNDËR TIJ!

Tani Albini e ka gabim me Ballkanin e hapur dhe me sulmet prej laperash, që po i bëhen Shqipërisë e Ramës për muzikën serbe e kroatin Bregoviç. Ndërsa importi i mallrave serbe në Kosovë rritet përditë…

Një strategji në dukje si “stuhi në gotë” nga Albin Kurti, pas samitit të Shkupit për Ballkanin e hapur. E mbështetur me siguri edhe kjo nga Meta e Saliu, që i bējnë qejfin Albinit dhe e fusin llugave në situata të pakëndshme.

Ai me disa mbështetës të tij po sulmojnë këto ditë Shqipërinë, po na krijojnë distancë e ndasi, me pretendimin e muzikës serbe dhe Bregoviçit. Ja ku bie niveli i Albinit: Prishë marrëdhëniet me Shqipërinë për këngët serbe në Shqipëri e për një këngëtar kroat.

Qëllimi dashakeq i kësaj kolonie kakofonike, është që ta tërheqin Shqipërinë në një spirale konflikti me Serbinë! Për të shmangur vëmendjen nga vendimet e tij, jo në favor të Kosovës, si Ramushi dikur me Çakorrin dhe liberalizimin e vizave.

Nëse Albini ka marrë pushtet me këto metoda revanshiste, unë mund të them se kësaj radhe nuk do t’i ecë. Duhet bazë për ta sulmuar Ramën, se pa baza je i humbur me të, si dështakët Saliu e Meta. Rama e ka shkërmoqur Saliun e PD-në, kanë qenë dikur më të fortë se Albini, do e shkërmoqë edhe Albinin e VV-në, keni për të parë, nëse Albini vazhdon me këtë strategji aspak të zgjuar e konfliktuale me Shqipërinë e Ramën.

Prandaj të gjithë ata që më lexojnë, të kuptojnë se Albini ka një tip ‘loqe-dominant’ (nga lipido-dominant), don me dalë i pari kudo, por nuk ecën gjithkund kjo tendencë psiko-vampire. Se të thyejnë hundët më të fortit!

Populli i Kosovës do liri e zhvillim si popujt e tjerë, do lëvizje të lirë e treg më të gjerë, dhe nëse nuk i jep bukë, por e mban mbyllur me retorikat patriotike të pabukësisë, vjen dita dhe të lëshon. Kosova nuk ka bythë me e ushqye megalomaninë tënde Albin!

A E DINI SI BASHKOHEN SHQIPTARËT?!

Sipas kësaj logjike, Albini lipido-dominant kryeministër i gjithë shqiptarëve, Vjosa prezidente.

E shqiptarët e Shqipërisë skllevërit e tyre, me la lesh në ta, e me nxjerrë komplekset e frustracionet, që atyre ua ka krijua serbi! Sa me thanë, Enver ku je? Me u duktë Enveri lule para tyre! Rasti psikologjik i masokistit që shndërrohet në sadist! E bëhet një sadist tepër i lig.

Kjo është ëndrra e pavetëdijshme e Albinit. E ka dhunuar serbi, e ka bërë masokist për kohë të gjatë. Ai nuk ka çfarë t’i bëjë serbit, vetëm i blen mallra dhe ua paguan rrymën në veri. E diku don me u zbrazë, me u shfry! E ku tjetër?! Aty ku “nuk ia ndien luli për k’ta”, te shqiptarët e Shqipërisë. “Ata e kanë shitë!” Kështu të paktën i është krijuar ideja!

Nëse dikush nga Shqipëria e sulmon Kosovën me patëdrejtë, unë bëhem me Kosovën, por kur e sulmon dikush nga Kosova Shqipërinë me patëdrejtë, si tani, unë bëhem me Shqipërinë! Unë bëhem me të drejtën, në interes të kombit shqiptar.

Ka zëra që thonë se në dhjetor do të ketë protesta anti-qeveri në Shqipëri, e nëse në këto protesta përfshihet edhe Albini me përkrahësit e tij nga VV, e sigurtë se me Ramën ndahen punët, dhe Kosova rrezikon të hyjë zyrtarisht në një kurs anti-shqiptar. Rama e ruan veten, si në deklaratën e fundit, se është politikan i zgjuar, por nëntoka do të punojë kundër Albinit… Pastaj mbahu Albin, a thua ka bythë Kosova me ta ushqye megalomaninë?!

Unë përpiqem të sqarohem, më qartë për ta kuptuar atë që dua ta them edhe një njeri me nivel mesatar, dhe kuptohet se ia dua të mirën Kosovës, prandaj shikoj ta parandaloj me aq sa mundenm, që Kosovca zyrtare të hyjë në një “luftë politike” në Shqipëri, si marionetë, në shërbim të dështakëve Saliu e Meta. Prandaj edhe kam zgjedhur atë foto të Albinit me flamurin turk, për të treguar se po përdoret si kokë turku në këtë betejë anti-shqiptare.

Next Post
Prefekti i Vlorës: Dje i fikëm të gjitha zjarret, “duart e poshtra” na kthyen sërish në betejën për të mbrojtur Llogoranë

Drejt shuarjes flakët në Dukat, Prefekti i Vlorës: Zjarret ishin të qëllimshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Granit Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

Granit Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

April 5, 2026
Pashkë në hije lufte, Papa Leoni XIV i bën thirrje botës për unitet! Mesha madhështore në Vatikan

Pashkë në hije lufte, Papa Leoni XIV i bën thirrje botës për unitet! Mesha madhështore në Vatikan

April 5, 2026
“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

April 5, 2026
Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

April 5, 2026
Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

April 5, 2026
Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

April 5, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

April 5, 2026
Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës

Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës

April 5, 2026
Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

April 5, 2026
Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In