Kandidati për Kryesministër i Kosovës dhe njëkohësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pritet të takohet edhe ditën e sotme më kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën për të diskutuar rreth arritjes së një marrëveshjeje për krijimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të 6 Tetorit.
Në një deklaratë para mediave, Kurti ka thënë se marrëveshje për koalicion me LDK-në është shumë afër ndërsa nuk ka dhënë më tepër detaje.
“Shpresoj që tash pasi që kanë rifilluar bisedimet edhe do të shkojmë me shpejtësi drejt arritjes së marrëveshjes që edhe ashtu është shumë afër”, deklaroi para mediave lideri i Lëvizjes Vetëvendosje.
Pak më parë në selinë e Kuvendit të Kosovës ka arritur kreu i LDK-së, Isa Mustafën ndërsa takimi do të bëhet po në këto ambiente. /e.s/