• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Albin Kurti: Hapja e urës kryesore mbi Ibër, në të mirë të të gjitha etnive

by A M
18/07/2024 22:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të enjten se hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër, që shënon edhe vijën ndarëse ndërmjet dy komunave të këtij qyteti, do të ishte veprim i drejtë, në respektim të lirisë së lëvizjes.

Ai i bëri këto komente në një konferencë shtypi një ditë pas takimit me ambasadorët e vendeve kryesore perëndimore në Kosovë, në të cilin u diskutua rreth mundësisë për rivendosjen e lirisë së lëvizjes së makinave nëpër këtë urë që aktualisht shfrytëzohet vetëm për lëvizjen e këmbësorëve, ndërsa ruhet nga forcat e policisë dhe ato të misionit paqeruajtës të NATO-s.

“Hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër që ne e synojmë, nuk është kundër askujt, por është për qytetarët, për mallrat dhe për kapitalin. I ndihmon si njerëzit në të dy anët e Ibrit pa dallim etnie, gjithashtu edhe tregtinë, ekonominë dhe bashkëpunimin”, tha ai.

Në prill të vitit të kaluar kuvendi i komunës së Mitrovicës së Veriut, ku shumicë janë përfaqësuesit e komunitetit shqiptar pas largimit të përfaqësuesve serbë nga institucionet e Kosovës, mori vendim për hapjen e kësaj ure, ndonëse siç u tha, vendimi përfundimtar u takon institucioneve qendrore.

Partitë politike serbe në veri kundërshtojnë hapjen e urës.

Bashkimi Evropian thotë se çdo veprim që prek të dy komunitetet duhet të diskutohet në kuadër të bisedimeve në Bruksel, ndërsa thekson se hapja e urës ishte pjesë e dy marrëveshjeve në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian nga viti 2015 dhe 2016. Blloku thotë se “hapat e njëanshëm dhe të pabashkërenduar e zhvendosin vëmendjen nga përparësia kryesore për të dyja palët që është zbatimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve”, për të cilëm palët ranë dakord vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër.

Por, dy takimet e fundit në Bruksel ndërmjet udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë si dhe kryenegociatorëve të të dyja palëve që synonin zhbllokimin e zbatimit të marrëveshjes, përfunduan pa ndonjë rezultat.

Sot është afati i fundit që palët t’u dërgojnë ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian komentet e tyre rreth rrugës së zbatimit të marrëveshjes për normalizmin e marrëdhënieve, në bazë të të cilave blloku pritet të hartojë një propozim të ri mbi këtë proces.

Kryeministri Kurti tha se ekipi i Kosovës ende po punon në përgatitjen e propozimeve…

“Në mënyrë që t’i përgjigjet Burkselit në mënyrë adekuate dhe të merituar dhe për këtë gjë do të ju njoftojmë edhe juve gjatë ditës së sotme ose më së largu nesër paradite”, tha ai.

Ndonëse nuk është nënshkruar, Bashkimi Evropian e konsideron marrëveshjen e Ohrit ligjërisht të detyrueshme dhe në disa raste ka theksuar se përparimi në zbatimin e saj është i lidhur ngushtë me përparimin e të dyja palëve në proceset integruese.

Next Post
LAJM I FUNDIT/ Gjendet një trup i pajetë në Liqenin e Komanit, dyshimet e para

LAJM I FUNDIT/ Gjendet një trup i pajetë në Liqenin e Komanit, dyshimet e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI/ Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër

EMRI/ Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër

February 18, 2026
“Procesi në Hagë është farsë”, ish-ambasadori Minxhozi: Pse ka rënë qëllimi për të cilin u ngrit “Specialja”

“Procesi në Hagë është farsë”, ish-ambasadori Minxhozi: Pse ka rënë qëllimi për të cilin u ngrit “Specialja”

February 18, 2026
Sejdiu: Pse Deklaratën e Pavarësisë duhej ta lexonte Krasniqi dhe jo Thaçi

Konstatimet e Fatmir Sejdiut pas 18 vitesh: Pse nuk e shpallëm pavarësinë me datë 28

February 18, 2026
La të dashurën të vdiste në majën më të lartë në Austri, del para gjykatës alpinisti

La të dashurën të vdiste në majën më të lartë në Austri, del para gjykatës alpinisti

February 18, 2026
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Aksident në Thumanë-Kashar, përplasen dy makina, humb jetën 48-vjeçari

February 18, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Gjyqi ndaj Thaçit është intrigë ndërkombëtare, por ata do dalin të pafajshëm

February 18, 2026
Pas reshjeve të shiut nis dëbora e parë në Theth dhe Razmë, qarkullimi vijon normalisht

Prani bore në tre akse të vendit, ARRSH del me njoftim për drejtuesit e mjeteve

February 18, 2026
Konjufca nga Haga: Krimet në Kosovë u kryen nga serbët. Kjo e vërtetë s’mund të ndryshohet

Konjufca nga Haga: Krimet në Kosovë u kryen nga serbët. Kjo e vërtetë s’mund të ndryshohet

February 18, 2026
Fshehu takimet me biznesmenin kinez, Kongresi i Perusë shkarkon presidentin pas vetëm 4 muajsh në detyrë

Fshehu takimet me biznesmenin kinez, Kongresi i Perusë shkarkon presidentin pas vetëm 4 muajsh në detyrë

February 18, 2026
Vangjeli: Thaçi dhe ish-krerët e tjerë e UÇK do lirohen, për pak javë do jenë në Prishtinë dhe Tiranë

Vangjeli: Thaçi dhe ish-krerët e tjerë e UÇK do lirohen, për pak javë do jenë në Prishtinë dhe Tiranë

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In