• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Albin Kurti e ka ndihmuar Vuçiqin me aktet e tij, 100 herë më shumë se Ballkani i Hapur

by Mero Baze
01/07/2023 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kryeministri Edi Rama i ka gjetur ne befasi të gjithë ata që donin të justifikonin armiqësinë e Albin Kurtit ndaj Shqipërisë me Ballkanin e Hapur. Deklarata e tij se Ballkani I Hapur e kreu Misionin dhe se duhet të fokusohemi tek Procesi I Berlinit, nuk është asgjë e re për politikën shqiptare. Procesi I Berlinit dhe Ballkani I hapur nuk kishin asnjë pikë që binte ndesh me njëri tjetrin, por ishte një proces me dy shpejtësi të ndryshme, lokale dhe rajonale.

Të gjithë ata që deri më sot janë përpjekur të gënjejnë se Albin Kurti është armiqësuar me Shqipërinë për shkak të Ballkanit të Haur tani do tiu duhet të vazhdojnë sulmet ndaj procesit të Berlinit ndaj SHBA dhe BE, pasi në thelb Albin Kurti nuk e ka inatin me Shqipërinë, pse ajo ishte pjesë e Ballkanit të Hapur, por pse është në një linjë me Perëndimin sa i përket Kosovës.

Në kushtet kur në Kosovë përshkallëzimi I situatës për shkak të Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuciq po vazhdon çdo ditë natyrisht që nuk ka më kuptim të flasim për një mirëkuptim ballkanik. Perëndimi por as Edi Rama nuk ka pse konsideron më faktor konstruktiv rajonal Aleksandër Vuciqin, I cili ka gjetur të argëtohet me një kryeministër delirant në Kosovë, duke bërë, ai si hero serb, e ky si hero shqiptar, në dëm të Kosovës që të dy.

Aq sa e ka ndihmuar Albin Kurti, Aleksandër Vuçiqin, duhen 100 Ballkan të Hapur ta ndihmojnë. Por ky proces nuk ka më kuptim në këtë situatë. Shqipëria ka tjetër rol tani e tutje.

Shqipëria mirëpret në vjeshtë Konferencën evropiane të Procesit të Berlinit në Tiranë, duke marrë një rol historik në këtë proces dhe natyrisht nuk ka pse humbet më energji me një derivat lokal të këtij procesi I cili po keqpërdoret si nga Serbia ashtu dhe nga Kosova. Serbia duke e shpërdoruar ndërsa Kosova duke e demonizuar.

Ai proces realisht eksploroi gjithë mundësitë e bashkëpunimit rajonal dhe dha një fotografi se kush ka gatishmëri të bashkëpunojë për katër parimet e Procesit të Berlinit dhe kush jo.
Kosova me Albin Kuritn u reshtua kundër. Por procesi I Berlinit që është lokomotiva e bashkëpunimit ballkanik, për fatin e tij të keq kërkon sërish të njejtat gjëra.

Më tej Plani Franko gjerman, po ashtu kërkon të njëjtat gjëra.
Edhe më tutje SHBA dhe BE do të vazhdojnë të kërkojnë të njëjtat gjëra.
Do të jetë e lodhshme tani, siç ka filluar të jetë, të dëgjojmë përsëri të njëjtën kënge nga Kosova se Shqipëria po na prish punë, se po përkrah Procesin e Berlinit sic po thonë tani se Shqipëria po na prish punë s epo mendon si SHBA dhe BE kundër Albin Kurtit.

Kjo situatë do të vazhdojë, pasi Albin Kurti nuk e kishte me Ballkanin e Hapur por me mendjen e tij të mbyllur izolacioniste që po fut Kosovën në qorrsokak duke dëmtuar perspektivën  e saj historike.

Për Edi Ramën mund të jetë një akuzë më pak, por nga të njëjtët njerëz, të jeni të sigurt që do jetë një grusht urrejtje më shumë pse i ka lënë pa argument . Dhe do të bëhte më keq.

Se tani nuk do gjuajnë me gurë më tre lidera rajonal, por BE, ShBA dhe Berlinin. Dhe prap do të thonë na prishi Edi Rama me BE SHBA dhe Berlinin, pasi ato spo e duan Albinin.

Next Post
Ngjarja e trishtë/ Një atlet 27 vjeçar rodeo ndërron jetë pasi goditet nga rrufeja!

Ngjarja e trishtë/ Një atlet 27 vjeçar rodeo ndërron jetë pasi goditet nga rrufeja!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria planifikon të japë bonus për pensionistët edhe këtë fundvit

Qeveria planifikon të japë bonus për pensionistët edhe këtë fundvit

February 23, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Shembja e rrugëve, si shembja e “idhujve”

February 23, 2026
“Votë pro kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut”, zbardhet raporti i PD në Këshillin e Mandateve për Kuvendin

“Votë pro kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut”, zbardhet raporti i PD në Këshillin e Mandateve për Kuvendin

February 23, 2026
“Noka më kontrolloi për armë, Mziu më goditi me grusht në brinjë”, dëshmia në polici e qytetarit që u dhunua nga deputetët e PD-së

“Noka më kontrolloi për armë, Mziu më goditi me grusht në brinjë”, dëshmia në polici e qytetarit që u dhunua nga deputetët e PD-së

February 23, 2026
Australia mbështet heqjen e Andrew nga radha e trashëgimisë mbretërore, Albanese letër kryeministrit Starmer

Australia mbështet heqjen e Andrew nga radha e trashëgimisë mbretërore, Albanese letër kryeministrit Starmer

February 23, 2026
Atentati në Lushnje, rivali i Aldo Bares largohet nga spitali

Karburant, godina, troje e ndërtesa/ Konfiskohen pasuritë e Saimir Taullaut

February 23, 2026
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge, arrestohet 35-vjeçari në Shkodër

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge, arrestohet 35-vjeçari në Shkodër

February 23, 2026
“Të fortët e Ballukut kërcënuan dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin: Bëhet fjalë për…

“Të fortët e Ballukut kërcënuan dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin: Bëhet fjalë për…

February 23, 2026
Sahara, takimi i tretë në Uashington për autonominë me pjesëmarrjen e Algjerisë

Sahara, takimi i tretë në Uashington për autonominë me pjesëmarrjen e Algjerisë

February 23, 2026
FOTOLAJM / Pasi vizitoi Korçën, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë

FOTOLAJM / Pasi vizitoi Korçën, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In