• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Albin Kurti e izoloi Kosovën nga Shqipëria, qeveria e tij ka 7 tiparet që Zoti i urren më shumë

by Kimete Berisha
02/09/2021 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kimete Berisha

Hekurina dhe Hekurani!

Priti derisa të bëhet ora 3 pasdite dhe Hekurani doli për ta ‘lidhur n’hekura’ Ramush Haradinajn, jo pse Ramushi ka falur toka, por pse Ramushi ka shpronësuar toka.

Mendja e Hekuranit, që lajmi për zbulimin e një hajnie tokësore ia merr anën lajmit të përditshëm për vdekjet masive që po ndodhin nga mos-menaxhimi i pandemisë nga Arben Vitia,

i cili për karrierë dhe për kënaqësi të thella individuale, e ka rrezikuar shëndetin publik dhe më gjërë.

Nuk e ka menaxhuar ‘keq’ pandeminë, Arben Vitia nuk ka menaxhuar fare pandeminë!

E ka bindur popullin se s’ka pandemi dhe i ka heq të gjitha kufizimet. Ky është krim mbi krimet!

Këtë veprim kriminal e ka bërë për t’u dukur simpatik dhe pozitiv, për t’u dukur sikur ia solli lirinë këtij populli të mbyllur e të mërzitur më izolim.

Dhe kështu, të bëhet kryetar i Prishtinës.

Kaq ka dashur.

Pra, dikush u dasht ta jap jetën për ‘lirinë e rrejshme’ të Arben Vitisë që e çoi vendin në vdekje.

Që Ramush Haradinaj mund të jetë ‘në faj’ kjo nuk e ndihmon askënd.

Me gabimet e qeverive të kaluara nuk mund t’i mbuloni krimet tuaja.

Qeveria Kurti, me pakujdesinë dhe papërgjegjësinë e frikshme, po i ‘shpronëson’ njerëzit nga kjo botë, nga shëndeti dhe nga jeta, e s’po çuditet ‘gati askush’ me ta, e po u dashka të çuditemi që janë shpronësuar do toka q’atje dikund rrugës kah Peja.

Bibla ia ka qëlluar aty kur ka thënë se hajni është më i mirë se rrensi.

Ministrat e qeverisë Kurti i kanë 7- të tiparet që Zoti (sipas fesë) i urren më së shumti te njerëzit:

  1. Sytë krenarë.

(Të shikojnë prej s’nalti)

(Krenaria ka kuptim negativ, veç shqiptarët mendojnë se të jesh krenar s’ka ku shkon më mirë).

  1. Gjuha gënjeshtare.

(S’kanë lënë gjë pa gënjyer. Qeveria Kurti, ndryshe ka folur -ndryshe po vepron);

  1. Duart që derdhin gjak të pafajshëm.

(Kanë folur për vrasje me kompetencën më të madhe.

Albin Kurti si Sledge Hammer, detektiv i dorës t’parë. Sa e sa shumë e përdorën AD për fushata politike, e tash që janë në pushtet, s’ia gjejnë vrasësin).

  1. Zemra që harton skema të liga.

(Stalinizmi i qeverisë Kurti është qesharak. Sepse, për të përndjekur gazetarët e intelektualët,

së pari mediat duhet të jenë tuajat.

Ti mund ta censurosh vetëm gazetën tënde që e shtyp në shtypshkronjë dhe pastaj e shet në kioskë.

Ai që s’e kupton kaq punë, se për të bërë censurë duhet të jetë pronar i internetit, është thjesht i humbur.

Nuk ma kaluar koha e censurës, por ka kaluar koha e stalinizmit.

  1. Këmbët që nxitojnë me shpejtësi drejt së keqes.

(I kanë mbyllur dhjetëra ambasada. Kanë larguar nga puna secilin që nuk është ‘i popullit të tyre’. Të tjerët i shfrytëzojnë dhe i përdoriin si spiuj).

  1. Dëshmitari i rremë.

(Kur Satana gënjen duket krejt normal, sepse është babai i rrenave).

  1. Ai që nxit konflikte në shoqëri.

(Qeveria Kurti e izoloi Kosovën nga Shqipëria dhe pa u menduar dy herë, e ndau popullin).

– Nuk ma heq kush bindjen se Arben Vitia e ka vendin në burg, për rrezikimin e sigurisë kombëtare.

Familjarët e pacientëve me COVID po ankohen se nuk kanë pare për të blerë ilaçe, se shërimi kushton shtrenjtë…po qajnë para kamerave.

Asnjë lot mos e derdh, po shko lypja paret për ilaçe Arben Vitisë.

Lypja atij, se ai të ka thënë ‘S’ka më pandemi’, e ti i ke  besuar.

Padite.

Të ka gënjyer se ‘u kry pandemia’.

Të ka mashtruar  se ‘je i lirë’

Ta ka rrezikuar jetën!

P.S.

Ëhen the storm clouds gather ’round you

And heavy rains descend

Just remember that death is not the end

And there’s no one there to comfort you

Ëith a helpin’ hand to lend

Just remember that death is not the end

(Bod Dylan)

Next Post
Konfirmohen rastet e para të variantit “Mu” të koronavirusit në shtetin fqinj

Konfirmohen rastet e para të variantit “Mu” të koronavirusit në shtetin fqinj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In