• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Albin Kurti 42 km rrugë? Gjatë mandatit të qeverisë u ndërtuan 1.6 kilometra për 3 vite, publikohen dokumentet zyrtare

by B K
26/12/2024 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për 3 nga 4 vitet e mandatit të Qeverisë Kurti II, vetëm 1.6 kilometra rrugë të reja u ndërtuan.

Për këto vite (2021, 2022 dhe 2023) në Qeveri, përveç mirëmbajtjes së rrugëve ekzistuese apo zgjerimit eventual të ndonjë rruge tjetër që kryesisht kanë filluar nga qeveritë e kaluara, por që janë vonuar për shkak të proceseve gjyqësore që ndërlidhen me kompensimin, kryeministri Albin Kurti nuk ka bërë asgjë për zhvillimin e infrastrukturës rrugore të Republikën e Kosovës.

Në asnjë qytet dhe në asnjë fshat të Kosovës nuk është ndërtuar ndonjë rrugë e re. Kilometrat e rrugëve të reja nuk kanë lëvizur që nga viti kur Kurti hyri në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës si kryeministër, shkruan Demokracia.com.

Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, e cila është nën varësinë e drejtpërdrejtë të kryeministërit Kurti, shifrat që tregojnë gjatësinë e rrugëve të Kosovës nuk kanë lëvizur në katër vitet e fundit. Për vitin 2024 do të publikohen nga ASK në vitin 2025 dhe duhet të theksohet se në këtë vit ndryshojnë të dhënat, pasi që janë duke u shtruar dhe ndërtuar disa rrugë nacionale.

Sipas vjetarit statistikor të ASK-së për vitin 2024, ku përfshihen të dhënat deri më 31 dhjetor 2023, në vitin 2020 “gjatësia e rrugëve ishte 2,432.4 kilometra” dhe pak ka ndryshuar në vitin 2023.

“Gjatësia e rrugëve në vitin 2023 ishte 2,434.0 kilometra”, thuhet në dokumentin e ASK-së.

Po sipas këtij dokumenti zyrtar, ecuria e ndërtimit të rrugëve të reja ishte e përvitshme, por që ndaloi me ardhjen e Kurtit në Qeveri.

“Gjatësia e rrugëve në vitin 2014 ishte 2,005.5 km”, thuhet në këtë dokument, ku tregohet se në vitin 2015 ky numër kishte shkuar në 2,012.0 km, në vitin 2016 në 2,032.0 km, në vitin 2017 në 2,043.4 km, në vitin 2018 në 2,074.7 km, në vitin 2019 në 2,311,7 km dhe në vitin 2020 në 2,432.4 km.

Sali Berisha ka shpërndarë një poster propagandues të Albin Kurtit kundër Edi Ramës, një material i shpërndarë nga militantë të Kurtit, ku thuhet se Albin Kurti ka ndërtuar 42 kilometra rrugë me 7.9 milionë euro, ndërsa Edi Rama ka ndërtuar 43 kilometra rrugë me 400 milionë euro./Tema

Next Post
Kush është personazhi që përflitet se frymëzoi filmin ‘Shrek’? Historia tragjike e mundësit ‘më të shëmtuar në botë’

Kush është personazhi që përflitet se frymëzoi filmin ‘Shrek’? Historia tragjike e mundësit 'më të shëmtuar në botë'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Prapë po mblidhen ‘gjithë qelbësirat’?!

December 24, 2025
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Është çelësi i sigurisë…”, Bimo: SHBA ka anashkaluar sovranitetin danez për Groenlandën

December 24, 2025
FMN arrin marrëveshje me Ukrainën për programin prej 15.6 miliardë Dollarë

Raporti për Shqipërinë, FMN: Ekonomia po rritet, ‘Paqja Fiskale’ rrezik për administrimin tatimor

December 24, 2025
Zelensky: Agresioni rus na ka shkaktuar 800 mld dollarë dëme. SHBA dhe BE të na ndihmojnë

Zelensky: Agresioni rus na ka shkaktuar 800 mld dollarë dëme. SHBA dhe BE të na ndihmojnë

December 24, 2025
SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian

SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian

December 24, 2025
EMRAT/ 10 deputetë morën lekë edhe për kuponin e pasaportave, 13 të tjerëve ia paguan qiratë shteti

EMRAT/ 10 deputetë morën lekë edhe për kuponin e pasaportave, 13 të tjerëve ia paguan qiratë shteti

December 24, 2025
“Rest Less”: Shqipëria mes vendeve më mahnitëse evropiane për t’u vizituar

“Rest Less”: Shqipëria mes vendeve më mahnitëse evropiane për t’u vizituar

December 24, 2025
Nga kërkesa për Groenlandën tek “flota e artë” dhe pastrimi i ambasadorëve, megalomania e Donald Trump

Nga kërkesa për Groenlandën tek “flota e artë” dhe pastrimi i ambasadorëve, megalomania e Donald Trump

December 24, 2025
Mashtronin italianët me investime në ‘Forex’, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 7 persona

Mashtronin italianët me investime në ‘Forex’, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 7 persona

December 24, 2025
“Fëmijët shqiptarë përfundojnë në shtëpi bari”, alarmi që ngre avokati shqiptar në Angli

Zbulohet “shtëpia e barit” në Velipojë, dy të arrestuar, policia jep detaje

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com