• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Albert Veliu tentoi të arratisej në Belgjikë me dokumente false

by A R
31/05/2018 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Albert Veliu, i njohur edhe si “dëshmitari X” në rastin e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Punëve të Brendshme në Shqipëri, Fatmir Xhafaj, po vazhdon të qëndroi në Kosovë edhe pas ndalimit që iu bë prej autoriteteve të Kosovës gjatë fundjavës.

Veliu, ka parashtruar kërkesë për azil në Kosovë me pretendimet dhe frikën se sapo të dorëzohet në Shqipëri, ai mund të vritet. Indeksonline ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Brendshme për të pyetur nëse i është aprovuar kërkesa për azil, mirëpo ky dikaster nuk ka dhënë përgjigje konkrete në pyetjet e dërguara.

Sipas një përgjigje të përgjithësuar, MPB ka lënë të kuptohet se kërkesa e Veliut mund të marrë kohë deri në gjashtë muaj.

“Në pajtim me legjislacionin në fuqi përkatësisht neni 49 i Ligjit për Azil procedura e azilit nuk është e hapur për publikun. Në parim procedura e azilit zgjat 6 muaj dhe të drejt për të kërkuar azil kanë secili shtetas i huaj apo person pa shtetësi. Pas paraqitjes së kërkesës për azil shtetasi i huaj apo personi pa shtetësi do të intervistohet në një kohë të arsyeshme me qëllim të përcaktimit të statusit të mbrojtjes”, thuhet në përgjigjen e MPB-së për Indeksonline.

“Refugjatë” janë personat të cilët, në vendin e tyre të origjinës ose të vendbanimit të fundit, janë ekspozuar përndjekjeve serioze, ose kanë arsye të kenë frikë nga përndjekja për shkak të racës, të besimit fetar, të shtetësisë, të përkatësisë në një grup social të veçantë ose të bindjeve të tyre politike.

Faktori përcaktues për dhënien e statusit të refugjatit, sipas Ligjit për Azil (Ligji Nr. 04/L-217),) është përmbushja e kritereve për përcaktimin e statusit të refugjatit, sipas të cilave frika e bazuar nga përndjekja është një nga elementet kryesore.

“Që nga viti 2017 gjithsej kanë kërkuar azil 235 persona shumica e të cilëve vijnë nga Afganistani, Siria, Libia, Turqia etj., dhe prej tyre 6 persona kanë përfituar statusin e refugjatit dhe dy persona kanë përfituar statusin e mbrojtjes plotësuese. (shumica e azilkërkueseve janë larguar drejt shteteve të BE-se sepse Kosova ende nuk duket të jetë vend destinacioni (situatë e ngjashme në Ballkanin Perëndimorë) për të huajt”, thuhet me tej në përgjigjen e përgjithësuar në MPB-së.

“Dëshmitari X” është personi i cili në audiopërgjimin e publikuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë flet me Agron Xhafën për pazare droge.

Albert Veliu është arrestuar në fundjavë bashkë me te birin e tij Ledion derisa po qëndronin të strehuar diku në rajonin e Shtimes.

Autoritetet shqiptare kanë në ndjekje një procedim penal në ngarkim të shtetasit Albert Veliu, për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, procedim penal i regjistruar edhe në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë.

“Nga kryerja në vazhdimësi e këtyre veprimeve rezulton që shtetasi Albert Veliu ka kaluar kufirin shqiptar në mënyrë ilegale dhe ndodhet në Kosovë. Ky shtetas ka dalë ilegalisht për në Kosovë pasi nuk ka kaluar nga pikat e kalimit kufitar sepse ka pasur njoftim zyrtar që të mos largohej nga Shqipëria”, kanë thënë burimet.

Sipas hetimeve policore, Alberti bashkë me të birin Ledio Veliu ishin munduar të kalojnë për në Belgjikë me dokumente të falsifikuara nëpërmjet Aeroportit të Prishtinës apo kufirit tokësor kosovar për në një vend tjetër fqinj të Kosovës.

Albert Veliu nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian pasi ka ndalesë.

Alberti, 51-vjeç, i njohur edhe si “dëshmitari X”, në rrëfimin e tij të publikuar nga Partia e Lulzim Bashës (PD), kishte thënë se ka qenë në Itali, ku kishte punuar tërë jetën në det, ’93-’99, ndërsa në vitin 2000 thotë se ishte në Itali me grupin e Agron Xhafaj, deri në 2002 ku ka shitur kokainë.

Ai vijon të thotë se në 2005 u arrestua kreu një dënim prej 7 vjetësh, ku u kap me kokainë, 12 kg.

“U kapa në Pescara, bëra dënimin. Kurse nga Agroni ishte mbetje qejfi. Gjatë kësaj kohe që punonim bashkë, nuk më solli një copë letër si shok. Kur dola nga burgu vij në Shqipëri, e takoj, më ofroi gjoja një nder për punë për djalin, kamarier. Djali është 22 vjeç”, thotë ai./a.m.

Next Post
Tepelena pa drita, bie rrufeja në stacionin elektrik (FOTO)

Tepelena pa drita, bie rrufeja në stacionin elektrik (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Takimi me Ramën, Presidentja Osmani: Kosova dhe Shqipëria janë bashkë në çdo sfidë dhe në çdo sukses

Takimi me Ramën, Presidentja Osmani: Kosova dhe Shqipëria janë bashkë në çdo sfidë dhe në çdo sukses

February 16, 2026
“U vra me helmin e bretkosës”, Rusia reagon për akuzat e Europës për Navalnin

“U vra me helmin e bretkosës”, Rusia reagon për akuzat e Europës për Navalnin

February 16, 2026
Takimi me Ramën në Prishtinë, Albin Kurti zbulon detaje: Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit mes dy qeverive!

Takimi me Ramën në Prishtinë, Albin Kurti zbulon detaje: Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit mes dy qeverive!

February 16, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shtrëngata

Stuhi shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e martë

February 16, 2026
Mazniku përplaset me Mziun në Komisionin e Reformës Territoriale, deputeti i PD: Po bëni autogol

Mazniku përplaset me Mziun në Komisionin e Reformës Territoriale, deputeti i PD: Po bëni autogol

February 16, 2026
Me 66 vota pro, miratohet projektligji për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës

Me 66 vota pro, miratohet projektligji për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës

February 16, 2026
GJKKO pezullon dënimin për shefin e regjimit të brendshëm në burgun e Lushnjës

GJKKO pezullon dënimin për shefin e regjimit të brendshëm në burgun e Lushnjës

February 16, 2026
Ngjarje e paprecedentë në sistemin e drejtësisë: Kryetari i GJL nuk ftohet në ceremoninë e betimit të magjistratëve të rinj

Sadushi: Kur paraburgimi bëhet rregull, liria dobësohet, prezumimi i pafajësisë zbehet dhe shkeljet kushtetuese rriten

February 16, 2026
Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

February 16, 2026
ISHP: Nuk ka shpërthim të fruthit, çdo rast sporadik izolohet

ISHP: Nuk ka shpërthim të fruthit, çdo rast sporadik izolohet

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In