Këngëtari i famshëm italo-shqiptar Albano Carrisi ishte i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV përballë gazetarit Denis Minga. Ndërsa e ka vizituar për herë të parë Shqipërinë në vitin 1985, Albano do të ngrinte peshë publikun shqiptar në koncertin e famshëm të 1989 në “Qemal Stafa”.
Albano tregon sesi gjatë këtij koncerti Sigurimi i Shtetit do ta paralajmëronte se ishte përgjegjës nëse do të krijonte probleme.
Z. Albano është kënaqësi që ju kam në studion e Repolitix…
Edhe për mua është një kënaqësi që jam këtu në Shqipëri. Për të parën herë kam ardhur në vitin 1985 dhe kam parë një progres të jashtëzakonshëm të këtij kombi.
Unë jam rritur me muzikën tuaj dhe e kam një emocion të veçantë këtë intervistë. Doja të dija si ndiheni pas gjithë kësaj karriere të gjatë ku keni shitur miliona disqe në gjithë botë…
Ndjehem si një djalë që e dëshiron dhe e do profesionin e vet dhe vazhdon të bëjë njësoj si më parë më të njëjtën intensitet dhe forcë.
Ja ta nisnim intervistën më udhëtimin tuaj shumë vite më parë në shtatorin e vitit 1989 në Tiranë, Kemi shkëputur një moment nga koncerti juaj në “Qemal Stafa” në 20 shtator 1989. Çfarë ju kujton ky moment?
Më kujton pikërisht atë që po shoh në këtë moment. Duke dëgjuar këtë zë të tmerrshëm aspak human kujtoj atë mbrëmje, ku pemët e stadiumit ishin transformuar në bistak njerëzish, dhe mbi të gjitha fakti i të komunikuarit me publikun pa folur, kuptoja se çfarë duhet të bëja në ato çaste. Më kujtohet se në krah kisha disa persona të Sigurimit të shtetit që më thanë se nëse sot ndodh ndonjë incident, përgjegjës do të jeni vetëm ju. Dhe unë që iu thashë që po thoni se duhet të pushoj së kënduari. Jo, jo, ju e kuptuat shumë mirë se ç’duam të themi më thanë. Unë nuk kisha asnjë qëllim për të bërë asnjë incident por të krijoja një urë me realitetet që e rrethonin Shqipërinë.
Duke parë entuziazmin në këtë koncert duket se sinjali i parë i demokracisë erdhi në këtë koncert, a mund ta quajmë si lulen e parë të demokracisë shqiptare?
Vite më pas kam takuar presidentin Topi në Sanremo i cili më tha se në atë koncert kur dëgjuam këngën Felicita, pamë gjithë secilin në fytyrë dhe menduam se kishte ardhur moment që vendi të ndryshonte. Gjëja më e bukur ishte se ndryshimi ndodhi në mënyrë paqësore dhe demokratike.
Meqë përmendët sigurimin në rrëfimin tuaj doja t’ju pyesja si erdhët në Shqipëri dhe rrugëtimin tuaj derisa u larguat?
Unë kisha babain që kishte kaluar disa vite në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore. Dhe im at më tha një fjali shumë të bukur që kishte qenë në luftë por nuk kishte vrarë askënd se pse qëllimi kishte afrimin mes komuniteteve dhe jo shkatërrimin. Dhe ky ka qenë një shembull që e kam mbajtur gjithnjë përbrenda që jeta e njeriut duhet respektuar gjithnjë. Babai kishte kaluar një infarkt dhe më tha se para se të vdiste donte të kthehej në Shqipëri. Dhe kujtoj se ishim në pritje të vajzës Kristën dhe kujtoj që në tetor i kërkuam leje ambasadorit shqiptar në Romë Bashkim Dino që të udhëtonim në Shqipëri . Ai më tha pas 6 muajsh. Unë i thashë se mbas 6 muajsh nuk pret koha dhe se udhëtimin duhet ta bëjmë tani. Më tha që nesër do ju marr në telefon. Dhe ambasadori më mori në telefon të nesërmen dhe më tha që mund ta bëni këtë udhëtim. Shkuam në Janinë pastaj në Kakavijë më pritën disa përfaqësues të qeverisë së kohës dhe kështu kemi hyrë për herë të parë në Shqipëri. Është një vend që më mallëngjeu menjëherë.
Çfarë ju bëri më shumë përshtypje?
Më bëri përshtypje atmosfera si ajo që kisha marrë frymë aty ku u rrita në Cellino San Marco. Ishte sheshi i Gjirokastrës më një dritë të vogël, kishte shumë varfëri si ajo që ishte në Itali pas Luftës së Dytë Botërore. Por gjëja më ë bukur ishte se im atë orë pas orë ditë pas ditë të qëndrimit tonë filloi të merrte forca. Nga Gjirokastra shkuam në Tepelenë dhe ai më shpjegonte se pas asaj kthesë është lumi, pastaj aty është qyteti ku bënin verë Përmeti. Dhe të shikojë sesi ringjallej një babë është mrekullia më e bukur që mund ti ndodhë një fëmije. Pra Shqipërinë e lidh me faktin që im atë u ringjall kur vizitoi këtë vend dhe si një mrekulli iu zhdukën simptomat e infarktit. Më kujtohet në atë kohë dy klarinistë që i bënin një muzikë të mrekullueshme dhe sa do doja t’i dëgjoja sërish. Pastaj këndova në Konservatorin e Gjirokastrës dhe ku improvizuan diçka. Ky ka qenë takimi im i parë më Shqipëri në 1985, pastaj u riktheva në 1987 dhe pastaj vinë dy koncertet në vitin 1989. I pari në Pallatin e Koncerteve ku ishte hera e parë që një këngëtar perëndimor këndonte aty dhe pastaj koncerti në stadiumin “Qemal Stafa”.
Këngët e koncertit ishin të kontrolluara nga regjimi i kohës?
Jo asnjë kërkesë kontrolli, mbaj mend që kam bërë një koncert në afërsi të Romës në atë kohë, në një kështjellë, dhe erdhën shumë shqiptarë dhe madje edhe nga ambasada shqiptare. Nuk e di nëse duke parë atë spektakël në Romë ata dhanë ‘Ok’ edhe për koncertin në Tiranë por mendoj se po.
Kthehemi edhe një herë impaktit të parë më Shqipërinë në vitin ’85…
Im atë kur isha i vogël më tregonte për vitet që kishte jetuar jashtë më tregoi më trishtimin që sjell lufta dhe sëmundjen e kapi në luftë. Kërkonte që strehohej në shtëpitë ë shqiptarëve, se jashtë ishte ftohtë. Dhe shqiptarët e kishin mirëpritur dhe për këtë arsye edhe kur u kthye në Itali ka pasur shumë respekt për Shqipërinë.
Ti kthehemi edhe një herë këtyre dy koncerteve, duke qenë se Shqipëria ishte një vend i izoluar mendoni se keni ndihmuar që shqiptarët të mendonin për Perëndimin , pra a keni stimuluar një lëvizje që do të vinte më vonë?
Nuk e prisja në një mënyrë kaq të menjëhershme, por më pëlqeu shumë që muzika mund të shërbejë edhe për këtë. Dhe një eksperiencë të ngjashme e kam përjetuar edhe ne Greqi në periudhën e kolonelit në 1970, Në stadium ndodheshin 90 mijë vetë dhe aty ndodhi diçka e ngjashme diçka politike. Unë këndoja këngët e Teodorakis që në atë kohë ishin të ndaluara dhe të gjithë çmendeshin. Ishte një eksperiencë shumë e bukur.
Keni takuar zyrtarë të regjimit të kohës?
Po kam takuar, kam shtrënguar duart por qëllimi im ishte që spektakli me njerëzit që koncerti të dilte sa më mirë. Të lija një shenjë të mirë në këtë vend, mbi të gjitha mbi përgjegjësinë që kisha se isha këngëtari i parë perëndimor që këndoja në Shqipërinë komuniste.
Mund të na hiqni një kuriozitet, pse ishte dora e fashuar në atë koncert?
Unë dua detin dhe pata një aksident me iriqë deti dhe me injektuan kortizon dhe më ishte fryrë dora dhe e operova, pra nuk kisha goditur askënd.
Pra me dorën e dëmtuar ju kishit një pretekst për të hequr dorë?
Unë jam dikush që përballon gjithçka, unë jam një përfaqësues dhe kam fatin të jem një këngëtar, muzika është gjuha e vetme universale, gjuha e vetme që shkruhet në të njëjtën mënyrë dhe secili e interpreton si të dojë, pra lashë atë shenjë dhe duke dëgjuar zërin tim të atëhershëm jam emocionuar.
Zëri ju ka mbetur përsëri i njëjti apo jo?
Zëri ka mbetur por ai ambient nuk mund të përsëritet më, është një zë që mund ta bësh vetëm 20 ose 30 vjeç, zëri mund të jetë edhe shumë i fuqishëm por nuk mund të jetë më si atëherë.
Duket edhe që impenjimi juaj ka qenë maksimal në atë koncert?
Ka qenë gjithmonë kështu në të gjithë botën kjo ka qenë mënyra ime e të vepruarit në të gjithë botën.
Ju jeni një nga njerëzit që e doni shumë Shqipërinë, pas viteve 90 vendi jonë pati një situatë shumë të vështirë she një pjesë shumë e madhe e shqiptarëve emigruan në Itali, si e përjetuat ju këtë situatë?
Çdo demokraci kur fillon të ecë ato janë efektet e para të çdo vendi por me kalimin e kohës çdo gjë rregullohet.
Sot shqiptarët janë përshtatur shumë në Itali dhe realiteti ka ndryshuar besoj nga vitet 90 deri më sot apo jo?
Bota ka ndryshuar prandaj gjërat siç ndodhën në Shqipëri ndodhin kudo, prandaj përshtatesh për të jetuar kudo.
Do të doja ju bëja disa pyetje personale, çfarë raporti keni iu me vendlindjen tuaj. Ju keni pasur mundësi të jetoni kudo pse nuk jeni larguar nga vendi juaj?
Kam lindur në 20 maj të 1943 dhe e ndjeja që kisha një zë të mirë e doja të bëhesha këngëtar. Pak kilometra nga shtëpia ime jetonte i madhi Domeniko Modunio, ai që shkroi shumë suksese dhe shumë këndë të famshme italiane dhe ishte një nga më të mëdhenjtë e muzikës italiane. Më kujtohet hera e parë që e pashë ai ishte në një film dhe herën e dytë në një festival të Sanremos dhe kur e pash thash edhe unë dua të bëhem si ai. Erdhi momenti kur edhe mua më erdhi mundësi shkova në Milano bëra kontratën e parë me Celentanon bëra shumë profesione të tjera jashtë profesionit tim. Por këto profesione unë i bëja me pjesën time fizike ndërsa muzikën e bëja me pjesën time shpirtërore. Fillova të këndoja bashkë më Adriano Celentanon dhe më pas erdhi suksesi i parë me një këngë amerikanë dhe e këndonte Roimina. Pas disa vitesh lindi një dashuri e mrekullueshme dhe kur e çova ne Italinë e jugut Romina më tha pse nuk kthehesh në Italinë e jugut dhe ta blesh këtë pyll dhe ndërton një shtëpi unë i thash jam larguar dhe nuk mund të kthehem sërish këtu ajo më tha gabon sepse ti mund të jetosh një jetë shumë të mirë këtu nga ana ekologjike. Ndërkohë që dashuria rritej vendosëm të martoheshim, ishte muaji korrik bleva një pyll dhe ndërtova një shtëpi. Koka ime ishte në Milano pasi isha mësuar në atë vend por Romina ishte mirë atje. Kam jetuar atje deri vonë dhe vazhdoj të jetoj akoma. Unë jam artist dhe e dua fshatin, kam zbuluar falë Rominës kuptimin e rrënjëve të mia, nuk e kisha humbur por më bëri që ta ndjej akoma më tepër. Por ka një aeroport aty pranë dhe mund të fluturoj ku të dua.
Pra qenka edhe meritë e Rominës që jeni në jug të Italisë?
Është plotësisht merita e saj, unë u mundova ta bind të ikim në Paris apo ndonjë vend tjetër sepse atje jetohet mirë pasi në Itali në atë periudhë ishte një periudhë e errët. Dhe tentova ta bind Rominën të ikim në Montekarlo por ajo më tha jo unë dua të qëndroj këtu pasi unë ndihem rehat.
Meqë jemi këtu tek vendlindja, ju njiheni edhe si një prodhues i shkëlqyer vere, ju përmend edhe një deklaratë të Majk Bonxhornos i cili ka thënë se është vera që ju bëni ju të këndoni kaq mirë. Ky pasion për verën nga ka lindur?
E kujtoj batutën e tij, kur ika nga jugu i Italisë i bëra një premtim se ishim të varfër dhe i thashë do iki do kem sukses dhe kur të kthehem do ndërtoj një kantinë dhe vera e parë do ketë emrin tënd. Ashtu ndodhi dhe në 1973 shkuam atje ku përgatiteshin shishet dhe i thashë ja u bë një realitet dhe ai mori një shishe në dorë ishte shumë krenar se kisha mbajtur premtimin dhe ngaqë kisha pasur sukses dhe kisha investuar në atë vend. Më në fund një sukses i madh ndodhi në fushën e verës, unë aktualisht prodhoj një milionë e katërqind mijë shishe në vit por qëllimi im është të prodhoj një milionë e pesëqind shishe në vit dhe unë do t’ja arrijë.
Pse mendoni se babai juaj ju vendosi emrin Albano që lidhet pikërisht me Shqipërinë?
Babai u mundua të më shpjegonte ti quhesh Albano sepse unë isha në Shqipëri. Kur mamaja jote më tha se priste një fëmijë ne vendosëm ta quanim Albano të ishte Fati ynë.
Marrëdhënia juaj me nënën ju e keni cilësuar si njeriun më të rëndësishëm të jetës suaj dhe vazhdoni ende ta ruani këtë marrëdhënie. Pse jeni kaq të lidhur me nënën tuaj?
Ime më edhe im at ishin dy kolona në jetën time. Im at na la në moshën 95 vjeçare në 2005. Dhe ime më, festoi në janar 95 vjetorin. Ajo është ende një grua e fortë bën gjithçka vet gatuan. Të gjitha vendimet unë i merrja duke menduar mënyrën e tyre të të ekzistuarit. Dhe çdo vendim më ka dalë i duhuri dhe unë asnjëherë nuk kam gabuar. Për mua kanë qenë dy pika referimi të rëndësishme në jetën e një djali dhe të një artisti.
Nëna juaj a e ka vizituar Shqipërinë?
E kam sjellë në Shqipëri në 1987 dhe 1989. Kur erdhi këtu ishte e lumtur të shikonte vende të ndryshme që kishte dëgjuar nga tim ati, dhe kur erdhi këtu bëri lidhjet ishte një emocion i fortë. Është një tokë që na ka dhuruar shumë, është e vështirë ta përshkruaj por fakti që ne po flasim është diçka konkret. Prandaj unë e dua këtë vend.
Do të doja t’ju pyesja edhe për dy gratë e jetës suaj, Rominën dhe Lorenën. Ju keni pasur një nga historitë më të përfolura më Rominën një histori 30 vjeçare?
Kemi pasur një histori unike dhe të papërsëritshme, më dukej sikur isha në një tapet fluturues dhe fluturoju nga emocionet por fatkeqësisht fati vendosi që ai udhëtim të ndërpritej Romina iku në Amerikë morri edhe fëmijët. Ka qenë një periudhë vërtet e vështirë ajo e viteve 1990, ashpërsia e asaj periudhe ishte shumë e vështirë ose ta humbisja betejën me jetën ose të fitoja dhe unë bëra zgjedhjen e dytë. Në 1999 Romina iku përfundimisht, mbas tetë vitesh pritjeje, humbjes së një vajze, një periudhë e zezë për mua. Më pas takova Lorenën pasi nuk e duroja më atë periudhe vetmie dhe trishtimi pasi ishte e përditshme për mua e mbushur me trishtim dhe jo me jetë. Lorena i dha një frymë të re jetës sime, në kemi dy fëmijë bashkë, mund të them që është gjëja më e bukur.
Unë dëgjova një intervistë të Rominës vetëm pak ditë më parë nga gazetarja dhe ajo tha se dashuria ime për Albanon ende nuk ka përfundua?r
Ajo ka zbuluar se njeriu i jetës së saj isha dhe jam. Por ne jemi tashmë si motër edhe vëlla. Unë isha dje me atë në Berlin në një transmetim televiziv shumë të rëndësishëm, dhe ne u argëtuam shumë është bukur të shohësh që koha kalon por energjia që unë i kam njohur gjatë këtyre viteve nuk ka ndryshuar asgjë, është ashtu siç unë e kam njohur.
T’ju bëj një pyetje pak provokuese, po dashuria e Albanos për Rominën a ka mbaruar?
Ne tani jemi si motër dhe vëlla është një tjetër dashuri nuk është më ai pasioni i fillimit pasi ne kemi kaluar shumë gjëra bashkë por kemi respekt.
Po me zonjën Lorena a është e njëjta gjë?
Me Lorenën është një fazë tjetër, ne tani jemi në një fazë reflektimi.
Mund të na thoni cilët janë këngët tuaja më të dashura?
Këngët e mia janë të gjitha të preferuara janë të gjitha sepse secila këngë është një faqe e ekzistencës time, pastaj kam kërkuar të mos fosilizohem në një zhanër, kam kënduar zhanre të ndryshme, këngët operistike, pop, bluz. Dëshira për të rinovuar ishte diçka e jashtëzakonshme për mua sepse muzika është kërkim i vazhdueshëm, është pasqyra e gjërave që jeton në momentin kur ndodhin dhe mund të them se ja dola mirë. Kam shkruar edhe një këngë që i kam dedikuar Shqipërisë “Saranda Okinaua”, u bë një himn në vitet 80. Fliste për eksperiencën e dy prindërve tanë, Romina kishte teatrin që i ka mbijetuar luftës në Okinau në Japoni, ndërsa unë flisja për tim atë në Sarandë, në Gjirokastër dhe ishte një këngë fantastike dedikuar Shqipërisë. Kundër luftës.
Saranda është një qytet shumë i bukur, besoj e keni vizituar?
E kam vizituar, ka disa gjurmë të Romës antike, gjithë ato gjërat e mrekullueshme që i përkasin edhe periudhës romake, pastaj ishte edhe Butrinti një zonë fantastike.
Ju i keni bërë vetë këngët, pra njiheni si autodidakt apo keni bashkëpunuar me ndonjë tjetër?
Shumë këngë i kam regjistruar unë ka dhe të tjera që i kanë shkruar shokët e mi, ku më thonë se kanë shkruar një këngë për ty, unë i dëgjoj dhe nëse më pëlqejnë i marr. Sipas meje disa këngë kanë pasur një potencial dhe unë i kam marrë, jam këngëtarë por jam edhe autor. Ndodhë që autori ndonjëherë pushon dhe mbetet këngëtari, por ka këngë të miat që janë shumë personale .
Ju keni bashkëpunuar me shumë këngëtarë të mëdhenj të muzikës italiane siç përmendët Adrianon, Morandi dhe shumë të tjerë, kush është për ju bashkëpunëtori më ideal me të cilin keni punuar?
Unë kam punuar për disa vite me Adriano Çelentanon dhe ishin hapat e para që bëja në drejtim të muzikës së lehtë dhe gjeta persona të mrekullueshëm si Xhano del Aldo që ishin elementët e grupit rebel të cilët ishin me mua si të ishim vëllezër, pastaj është i madhi Arranxhois dhe Mariana me të cilën kam punuar për 15 vjet duke krijuar suksese fantastike dhe shumë miq si Rimaso Marieri i madhi Modunjo, Çelentano, Morandi dhe gjithashtu dhe të rinjtë ku kam pasur bashkëpunime shumë të mira më pas ka qenë një periudhë franceze dhe gjermane, ku në këto dy periudha mu desh të ndryshoja pasi kisha nevojë për një muzikë më evropiane. Ishte e domosdoshme të punoja me grupin gjerman, ku kuptova edhe ndryshimin midis një italiani dhe gjermani. Nëse një gjermani i thua se fillojmë në orën 9, ai është në 8 e 30, nëse i thua një italiani se në 9 fillojmë punë, atëherë ai para orës 12 nuk paraqitet. Ky ndryshim, kjo kulturë e ndryshme në raport me punën më ka dhënë sigurinë e duhur, nuk është se në Itali nuk ke siguri por që kohët janë më të ndryshme.
Ju e dini se edhe ne shqiptarët jemi si ju italianët dhe jo si gjermanët?
Komplimente, duhet të jetë faji i diellit, influenca e diellit që të ngadalëson.
E njihni muzikën shqiptare, zoti Albno, ju pëlqen?
Më pëlqen folklori shqiptarë, është shumë interesant.
Ka pasur diçka mes një kënge tuajës dhe një kënge të Michael Jackson, çfarë ka qenë në realitet?
Unë këngën e kam shkruar në Los Angelos në 82, ishte një nga ato momentet kur, ishte një organo në shtëpinë e shoqes së gruas sime, ndërsa unë i bija organos, më doli kjo melodi, e dirigjoj 4 vite më pas dhe thashë se është e bukur kjo melodi, dhe ju dedikua poetit indian Tagore që mori çmimin e parë Nobel të Paqes dhe fliste për lumin Gang. Një ditë në 1981 më mer im bir dhe më pyet në qoftë se ja kam dhënë këngën Michael Jackson, ai më tha se është një këngë “you will be there” dhe është njësoj si e jotja, më duket absurde. Ishte vetëm diçka që mund të mendoja në këtë rast, shtëpia ime diskografike ndoshta ishte e njëjtë me atë të Michael Jackson dhe mendova t’i pyes. Dëgjova këngën dhe mu duk njëlloj, u konsultova me avokatët e mi dhe e denoncuam, ne e fituam pas 8 viteve. Avokatët e tij më bënë të kuptoj që më mirë të gjenim një akord sepse në të kundërt, ky gjegj do të zgjaste gjatë gjithë jetës, pra e mbyllëm me premtimin se duhet të bëja një spektakël në Verona me Michael Jackson për të mbledhur fonde për fëmijët në nevojë, por më pas u akuzua për pedofili dhe më pas vdiq, humbëm një gjeni të muzikës. Nuk mundëm ta realizonim. Në një intervistë të tijën më kujtohet që foli mirë për mua, ai tha se këngën nuk e kopjova.
Keni komunikuar personalisht me Michael Jackson për këtë histori ?
Jo, nuk kam pasur mundësi të flisja, por kam folur me të gjithë avokatët e tij. Një ditë më parë në Berlin ishte personi që merret me të gjithë aparatin e tij financiarë dhe e pyeta nëse më njihte dhe i tash se isha ai që hodhi në gjyq Michael Jackson. Dëgjoi këngën dhe më tha se është njësoj dhe më premtoj se do shkonte të shikonte përsëri dokumentet.
U surprizat kur kuptuat që Michael Jackson u kishte kopjuar këngën, apo u erdhi mirë që një këngëtarë i madh të kishte marrë këngën?
Ishte shumë e bukur sepse e gjithë media italiane u fokusua mbi këtë fakt, emisione dhe u bë një trendi i atij momenti, flisnin të gjithë për këngën time. Ishte një periudhë e çuditshme, periudha ime e errët kur humba bijën time dhe vjen dhe kjo e Michael Jackson dukeshe si një aspirinë për dhimbjen e kokë s që kisha.
Keni pasur histori të tjera të pakëndsëhmë, ku ju kanë kopjuar këngët, apo kjo është e vetmja?
Këtë histori nuk e konsideroj si të pa këndshme sepse i dha një frymë të mirë popullsisë italiane, në kuptimin që Albano ka arritur të kopjohet edhe nga Michael Jackson, në një farë mënyre ishte diçka e përkryer dhe misterioze.
Ju keni deklaruar në intervistë se 2018 do të jetë viti i fundit i karrierës suaj si këngëtarë, i mbeteni këtij premtimi?
Unë kam vendosur dhe duhet të theksoj se përse, dëgjova të djalin që këndonte me ato nota, nuk ishte njerëzore mënyra e të kënduarit të atij djali. Kam akoma pak nga ai zë por nuk jam më ai. Kam pasur një tumor, u operova dhe shkoi mirë, kam pasur një infarkt ku shkoi mirë edhe kjo, një s’kemi ku dola mirë edhe me këtë. Nëse trupi më jep këto sinjale ose i provoj, duhet të asistoj në funeralin tim dhe kjo nuk dua që të ndodhë, pra vendosa njeriut Albano dua ti dedikoj këto vite që më mbetën, artistit Albano i kam dhënë gjithçka dhe jam i lumtur që e kam bërë. Ka qenë një aventurë në fushën e muzikës së lehtë që më bëri të njoh dhe të takoj persona të shkëlqyer nga Papa, Nënë Tereza, Gurbaçovin, Putin etj. Artisti Albano është i kompletuar për gjithçka dhe tani dua tja dedikoj kohën vetes dhe fëmijëve të mijë. Është e trishtë të them se do ndaloj. Dua të shoh se cili do jetë efekti brenda meje.
Por kjo nuk do të thotë që ju nuk do të bëni më këngë apo jo, me krijimin e këngëve do të vazhdoni apo këtu do ta mbyllni me gjithçka?
Krijimtaria është një shpirt i lirë që nuk mund ta burgosësh, kur të më vijë frymëzimi do ulem para pianos por nuk do bëjë më këtë jetë intensive që kam bërë deri tani. Unë çdo vit bëj mbi 200 milje me makinë, tren apo avion.
Mund të na zbuloni se çfarë keni në plan të bëni këtë vit, ndonjë koncert nëpër botë apo pjesëmarrje në ndonjë festival?
Do këndoj në Kinë, aty ku është edhe rruga e mëndafshit, nga atje do të shkoj në Australi pastaj do shkoj në Milano ku do bëj një program televiziv The Voice që zgjat deri në tetor. Do bëj turne në gjermani më Rominën pastaj në Spanjë, Austri. Pastaj kam një verë shumë të ngarkuar, kam edhe një turne në Amerikë. Pra kam një axhendë shumë të ngarkuar edhe këtë vit.
Unë kam përshtypje që edhe vitin tjetër do të këndoni.
Unë kur e them diçka i qëndroj asaj që them.
Do ishte mirë që të kishit edhe një koncert në Shqipëri sepse ju jeni edhe Shqiptar.
Unë jam i gatshëm të bëj edhe një spektakël në Shqipëri pse jo.
Po fëmijët tuaj a e ka marrë ndonjëri atë talentin tuaj muzikor, a është dikush që ju ngjan?
Të gjithë e kanë pak këtë, por është i fundi që nuk e ka i cili e ka emrin Albano. Ja vura emrin Albano sepse mu duk sikur ishte vazhdimi i këtij emri. Udhëtimin e ardhshëm në Shqipëri do ti marr edhe fëmijët me vete.
Çfarë ju pëlqen në Shqipëri natyra, njerëzit, ushqimi?
Natyra, historia, rrënjët, ushqimi dhe e di që Shqipëria është ende një vend i virgjër. Kam parë një libër të një fotografi shqiptar i cili ka fotografuar Shqipërinë nga sipër edhe unë dua ta bëj këtë gjë.
Ta udhëtoj këtë vend nga sipër me një helikopter, ti shoh lumenjtë dhe liqenet e këtij vendi.
Është e vërtetë që ne kemi një vend shumë të bukur, por kemi një problem politikën e kemi problematike, çfarë duhet të bëjë politika shqiptare?
Kjo pyetje ju duhet bërë politikanëve të bashkimit evropiane që të gjeni mënyrën për të hyrë në Bashkimin Evropian.
Jemi drejt fundit dhe do të doja që të jepnit një mesazh të fundit për shqiptarët. Ju e thatë që mund të keni ndoshta një koncert të fundit në Shqipëri.
Deri sa të ketë muzikë ka shpresë, nëse vlerësohet arti dhe ka dëshirë për ti kuptuar gjërat dhe nëse ka dëshirë për tu punuar, varet vetëm nga ju, zgjidhni njerëzit e duhur që të qeverisin këtë vend të mrekullueshëm i cili meriton shumë në të gjitha aspektet.