• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Albanian ICT Awards hapi Edicionin e 11-të me imazhin e dhjetëra novatorëve dhe yjeve në teknologji

by
13/03/2023 16:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tema e evenimentit të hapjes së edicionit të 11-të të Albanian ICT Awards ishte imazhi dhe identiteti i dhjetërave novatorëve, yjeve në ngritje, sipërmarrësve, hakerëve etikë grave dhe vajzave në teknologji dhe akademikëve.

Nën kryetarja e Bashkisë Tiranë zj. Keti Luarasi, përfaqësuesja e Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon zj. Andriola Kambo, Zëvendës Përfaqësuesja e UNICEF Albania zj. Edina Kozma, bashkëthemeluesi i Albanian ICT Awards z. Kushtrim Shala, anëtari i jurisë z. Igli Gjelishti, themeluesi i Shoqatës së Teknologjisë dhe Informacionit AITA z. Dritan Mezini, dhe përfaqësuesi i TDI pranë RIT Kosovo z. Enis Vehapi ju bashkuan këtij evenimenti.

“I nderuar me të nisim këtë edicion me prapavijën e fotografive të fituesve dhe anëtarëve të jurisë ndër vite,” u shpreh bashkëthemeluesi i Albanian ICT Awards z. Kushtrim Shala ndërsa vijoi fjalën e tij hapëse me përshkrimin e arritjeve përgjatë 10 viteve.

“ICT Awards vjen këtë edicion me një partneritet me Unionin e Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon dhe ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve për zhvillimin e mëtejshëm të TIK, inovacionit dhe sipërmarrjes në mbarë trevat Shqiptare dhe vëmendje të veçantë komunat e drejtuara nga kryebashkiakë Shqiptarë.”

Forcimi i bashkëpunimit mes dy palëve synon zhvillimin e aftësive të të rinjve, evidentimin dhe zgjidhjen e sfidave sociale në komunitetet e tyre, zhvillimin ndërpersonal, rritjen e aftësisë së menduarit kritik rreth informacioneve që shfaqen në media dhe llojet e saj por mbi të gjitha aftësimin me njohuritë e shekullit 21.

Përfaqësuesja e Unionit zj. Andriola Kambo gjatë fjalës së saj të rastit u shpreh entuziaste për bashkëpunimin e cili shtrirjen e Albanian ICT Awards e çon në një nivel akoma më kardinal në aspektin e gjithëpërfshirjes së talenteve nga çdo trevë shqiptare.

“E lumtur që Tirana është pritëse e këtij evenimenti. Bashkia Tiranë është e gatshme të mbështesë të rinj fitues dhe të talentuar që aspirojnë të bëhen agjentë të ndryshimeve pozitive në shoqëri,” tha nën kryetarja e bashkisë Tiranë zj. Keti Luarasi.

Anëtarë juria prej 10 vitesh, z. Igli Gjelishti gjatë fjalës së tij të rastit vuri theksin tek rëndësia që ka vazhdimësia e Albanian ICT Awards por gjithashtu foli për disa prej proceseve të aplikimit dhe vlerësimit

Zëvendës përfaqësuese e UNICEF në Shqipëri, zj. Edina Kozma foli për rëndësinë e mbështetjes së një evenimenti të tillë si Albanian ICT Awards i cili fuqizon të rinjtë. Evenimenti u përshëndet edhe nga i ftuari nga Kosova z. Enis Vehapi dhe kontribuuesi i ekosistemit ndër vite z. Dritan Mezini.

Edicioni i 11-të i Albanian ICT Awards do të jetë i hapur në 6 kategori: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Startupi i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje deri në 16-vjeç, ICT Ylli në Ngritje 16-21 vjeç dhe Cyber Security Awards.

Afati i fundit i aplikimeve do të jetë data 30 Prill 2023 ora 23:59. Nata e madhe e kurorëzimit dhe shpalljes së fituesve e cila përfaqëson verdiktin e jurisë së Albanian ICT Awards do mbahet më 26 Maj 2023.

Një skenë e madhe arritjesh e yjeve Shqiptare në teknologjisë, inovacion e sipërmarrje, Albanian ICT Awards është shndërruar jo vetëm një ngjarje unike, por edhe në një katalizator për ekosistemin duke promovuar, nxitur e inspiruar ide formësuesedhe transformuese nga shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, rajon dhe botë.

Paralelisht me hapjen e aplikimeve, Albanian ICT Awards nis takimet informuese rreth aplikimeve, kritereve të garës dhe mundësive ku çdo vit janë zhvilluar 15 të tilla në qytete të ndryshme në Shqipëri, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe mbarë komunave dhe bashkive shqipfolëse në rajon.

ICT
1 of 5
 
/e.d
Next Post
“Një diplomate ruse shpallet e padëshiruar në Shqipëri”/ Karamuço: Kishte marrë shtetësi nga një vend perëndimor

"Policia jep shpërblim"/ Përplasja e bandave në Tiranë, Karamuço: Do ketë saga vrasjesh nëse…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In