Prezantuesja shqiptare e Top Channel, Albana Osmani, menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, për t’ia dhënë Shqipërisë 3 pikë nga ndeshja futbollistike me Serbinë e cila bëri bujë në botë, e ka shprehur gëzimin e saj.
Albana duket të jetë fanse e zjarrtë e Kombëtares së Shqipërisë, pasi që një lajm si ky e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm.
“Yayyy lajmi më i mirë në botë për mëngjesin sot! Kuq e Zi ta ha zemrën!”, ka shkruar Osmani në Instagram.