Angazhimet e saj televizive duket se nuk e pengojnë që të gjejë kohën të shkëputet dhe të shijojë rrezet e diellit. Albana Osmani është fotografuar në plazh tejet në formë e veshur me bikini të zeza, ndërsa në duar mban një qenush në krah.
Jo pa shaka ajo komenton fotot e publikuara në Instagram duke thënë, “Ne jemi kaq të nxehtë…Njoftoni policinë dhe zjarrfikësit”.
Kohëve të fundit Albana ka qenë e angazhuar sa në emisionin “Fiks Fare” edhe në “Big Brother Fan Club”, por tashmë pas përfundimit të reality show, duket se është më e lehtësuar dhe ka më shumë kohë.