Dy pako të dyshimta në aeroportin Landvetter të Suedisë ka bërë që qindra udhëtarë e punonjës të evakuohen.
Raportimet e fundit flasin për dy pako të cilat janë cemontuar nga policia me shpërthim të kontrolluar, ndërsa hetimet janë thelluar për të gjetur përgjegjësit e kërcënimit.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e brendshme të Landvetter, i cili është edhe aeroporti i dytë më i madh i Suedisë. Informacionet raportohen nga gazeta vendase Expressen.