20 milionë emigrantë nga vendet e lindjes së mesme pritet ti drejtohen Gjermanisë deri në vitin 2020 sipas presidentit të shoqatës së komunave Bavareze Uve Brandl.
Sipas tij, vitet në vijim do të ketë një fluks mjaft të lartë emigrantësh, që pritet të katërfishohen.
Zyrtari i lartë i cili është aleat i kancelares Angela Merkel, theksoi se vendi do të paralizohet nga fluksi.
“Duhet të marrin parasysh shpenzimet e mëdha. Një familje me 4 persona ka 1200 euro shpenzime. Imagjinoni sikur në vend të mbërrijnë 5 milionë familje. Unë dhe qytetarët gjermanë pyesim nëse është e drejtë të priten kaq shumë refugjatë”- tha Brandl.