Varrezat shekullore në Bjeshkët e Kelmendit, në afërsi të qytetit të Gucisë, kohëve të fundit janë dëmtuar shumë nga keqbërësit e ndryshëm duke bërë kështu një dëm të pariparueshëm trashëgimisë në këto treva ilire.
Sipas banorëve, në Plavë dhe Guci asnjëherë nuk ka pasur asnjë gërmim arkeologjik, sepse autoriteteve malaziase nuk iu interesojnë ngulime të tilla me peshë historike që do t’ i qartësonin edhe më mirë rrënjët tona ilire.
“Treva e Plavë Gucisë, si udhëkryq i karvanëve dhe rrugëtimeve të tyre nëpër shekuj, medoemos do jetë një thesar i çmuar në lëmin e njohësve të trashëgimisë tonë kulturore, gjegjësisht të arkeologjisë. Këto gur varresh, që supozohet të janë varre ilire, po vidhen. Këto varre të lëna nën mëshirën e fatit dhe ndërgjegjes tonë sikur na thonë mos na shkatërroni sepse jemi në mëshirën tuaj”, transmeton KP reagimin e dërguar nga Esad Gjonbalaj, citon Koha. (b.an)