• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Alarmi/ Përhapet sëmundja e legjionarëve në Poloni, 14 viktima dhe 150 të infektuar

by Java News
29/08/2023 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Polonia së fundmi po përballet me përhapjen e sëmundjes së legjionarëve ku deri më tani kanë humbur jetën 14 persona dhe janë infektuar 150 të tjerë.

Shumë prej të infektuarve janë dërguar në spital që kur u zbulua sëmundja e legjionarëve javën e kaluar, raporton BBC.

Autoritetet janë ende në kërkim të burimit të ndotjes se si bakteri legjionella, që shkakton sëmundjen, u fut në ujësjellësin në qytetin Rzeszow dhe rrethinat e tij.

Vendndodhja e shpërthimit fillimisht ngriti shqetësime sepse Rzeszow është qendra për ndihmën ushtarake dhe humanitare për Ukrainën dhe shumë ushtarë amerikanë ndodhen aty.

Sëmundja e Legjionarëve është një infeksion serioz i mushkërive që transmetohet nga pikat e vogla të ujit të infektuar, jo duke pirë ujë të kontaminuar. Sëmundja nuk përhapet nga personi në person.

Njerëzit mund të infektohen kur bëjnë dush, kur lajnë tualetin ose nga një sistem klimatizimi. Simptomat fillestare mund të ngatërrohen me gripin, mosha më e prekur është mbi të pesëdhjetat, sistemi imunitar i të cilëve është i dobësuar.

Sëmundja e legjionarëve trajtohet përmes antibiotikëve. Shumica e njerëzve që vdiqën ishin të moshuar. Të gjithë vuanin nga sëmundje të tjera kronike, përfshirë kancerin.

Bakteri u identifikua për herë të parë në vitin 1977 si shkaku i një shpërthimi të pneumonisë së rëndë në një qendër kongresi të Legjionit Amerikan në Filadelfia./m.j

Next Post
FOTOT/ Varri i Prigozhin, ukrainasit: U varros si një qen endacak, Putin dhe ‘vëllai i tij i dashur’ Kadyrov nuk…!

FOTOT/ Varri i Prigozhin, ukrainasit: U varros si një qen endacak, Putin dhe ‘vëllai i tij i dashur’ Kadyrov nuk...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Me mentalitetin e Partisë unike në sistemin shumëpartiak

March 29, 2026
I armatosur, terrorizon lokalin në Kavajë, arrestohet 28-vjeçari, pas disa orësh ndjekje nga policia

I armatosur, terrorizon lokalin në Kavajë, arrestohet 28-vjeçari, pas disa orësh ndjekje nga policia

March 29, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu urdhëron zgjerimin e zonës së sigurisë në jug të Libanit

Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu urdhëron zgjerimin e zonës së sigurisë në jug të Libanit

March 29, 2026
Edmondi i kërkon lekët borxh krushkut pas 12 vitesh, Sherifi: Më jep e ca të tjera, se më duhen…

Edmondi i kërkon lekët borxh krushkut pas 12 vitesh, Sherifi: Më jep e ca të tjera, se më duhen…

March 29, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

March 29, 2026
Shërbim Prove….

Kush kërkon kaos në Shqipëri?

March 29, 2026
Irani kërkon sovranitet mbi Ngushticën e Hormuzit: Të gjitha vendet duhet të paguajnë taksë

Irani kërkon sovranitet mbi Ngushticën e Hormuzit: Të gjitha vendet duhet të paguajnë taksë

March 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

March 29, 2026
E rëndë në Vlorë/ Tre persona dhunojnë pronarin e një lokali në Lungomare, dërgohet me urgjencë në spital

E rëndë në Vlorë/ Tre persona dhunojnë pronarin e një lokali në Lungomare, dërgohet me urgjencë në spital

March 29, 2026
Pasi dështoi në Kushtetuese, Ilir Beqaj ofron 2 milionë lekë garanci për lirim nga burgu

Pasi dështoi në Kushtetuese, Ilir Beqaj ofron 2 milionë lekë garanci për lirim nga burgu

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In