• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alarmi për sëmundjet mendore, Shqipëria ka vetëm 25 mjekë psikiatër

by A R
19/08/2019 08:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sëmundjet e shëndetit mendor po njohin përhapje më të madhe në popullatë së fundit. Por për të përballuar të sëmurët e prekur kërkohen kapacitete si burime njerëzore të specializuar dhe numër shtretërish. Shqipëria për fat të keq renditet e fundit në Europë për nga numri i mjekëve të specializuar në psikiatri, ku sipas të dhënave të INSTAT në të gjithë Shqipërinë ka vetëm 25 të tillë. Kështu për 100 mijë banorë që jetojnë në vend nga në dispozicion ka vetëm 1 mjek në dispozicion.

Nga ana tjetër një anketë e kryer nga INSTAT gjeti se 60-70% e të rriturve në Shqipëri kanë përjetuar sëmundjen e depresionit, një gjendje komplekse mendore dhe emocionale, e lidhur zakonisht me të qenët i trishtuar, humor të keq që ndikon negativisht tek produktiviteti mendor dhe lëvizjet. Edhe sipas mjekëve psikiatër trendi i pacientëve që kërkojnë ndihmë të specializuar nga mjekët psikiatër ka qenë në rritje.

Sipas të dhënave nga INSTAT të publikuara në Treguesit e Shëndetit Publik, numri i shtretërve në shërbimin spitalor të specializuar për shëndetin mendor është 635. Ndërkohë në këtë shërbim spitalor të specializuar operojnë 25 mjek psikiatër.

Pas Shqipërisë, Turqia renditet e dyta në Europë për nga numri i ulët i mjekëve psikatër. Sipas përllogaritjeve të Monitor, bazuar në të dhënat e Eurostat mbi numrin e mjekëve specializante dhe popullsinë e secilit shtet, në Turqi ka 5 mjekë psikiatër për 100 mijë banorë.

Renditjet e pason Bullgaria me 8 mjekë, Maqedonia e Veriut dhe Polonia me 9, Malta dhe Spanja me 10.

Numri më i lartë i mjekëve psikiatër vihet re në vendet me mirëqenie të lartë. Kështu rekordin për numrin më të lartë të tyre e mban Zvicra, ku sipas përllogaritjeve ka 51 mjekë psikiatër për 100 mijë banorë, pasuar nga Lihtenshtajn me 35 mjekë, Gjermania me 27, Islanda me 26.

Edhe në vendet nordike numri i mjekëve psikiatër është i lartë, krahasuar me pjesën tjetër të Europës. Në Norvegji dhe Finlandë përllogariten 24 të tillë, ndërsa në Suedi 23.

Rritet kërkesa për medikamente qetësuese

Një tregues i depresionit është dhe rritja e konsumit të barnave qetësuese në vend. Sipas të dhënave konfidenciale nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të siguruara më herët nga ‘Monitor’, importet e Loram-it, Xanax-it dhe Citolex-it janë rritur ndjeshëm tre vitet e fundit. Për vitin 2016, ato janë 6-17% më të larta sipas llojit të medikamentit.’ Më 2016, u zhdoganuan 195,137 pako Loram (2.5 miligramë) nga 167,000 më 2015, me një rritje vjetore 18%. Me ritme dyshifrore (11%) janë rritur edhe importet e Xanax-it dhe rritje 6% edhe ato të Ciltolex-it. Burimet në dogana pohojnë se ritmet e rritjes së importeve të këtyre medikamenteve kanë qenë të larta në dy vitet paraardhëse.

Next Post
Paralajmërimi: I nxehti afrikan ‘pushton’ sot Shqipërinë

Parashikimi i motit për sot, ja se si do të nisë kjo javë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vizita në Vatikan/ Kryeministri Rama takohet me Papa Leonin e XIV

Vizita në Vatikan/ Kryeministri Rama takohet me Papa Leonin e XIV

February 5, 2026
“200 mijë euro për kokën e Sokol Sanxhaktarit”, Henrik Hoxhaj në GJKKO: Nuredin Dumani nuk më tregoi kush ishte investitori

“200 mijë euro për kokën e Sokol Sanxhaktarit”, Henrik Hoxhaj në GJKKO: Nuredin Dumani nuk më tregoi kush ishte investitori

February 5, 2026
Dosja Epstein/ Starmer: Më vjen keq që e bëra Mandelsonin ambasador, më mashtroi

Dosja Epstein/ Starmer: Më vjen keq që e bëra Mandelsonin ambasador, më mashtroi

February 5, 2026
Balluku takon fermerët në Fier: Këtë vit, buxheti më i madh për sektorin e bujqësisë

Balluku takon fermerët në Fier: Këtë vit, buxheti më i madh për sektorin e bujqësisë

February 5, 2026
Berisha: Strategjia e PD është betejë deri në rrëzimin e qeverisë

Berisha: Strategjia e PD është betejë deri në rrëzimin e qeverisë

February 5, 2026
Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi paraqitet në SPAK

Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi paraqitet në SPAK

February 5, 2026
Përmbytjet në Durrës, prokuroria sekuestron disa dokumente në bashki

Përmbytjet në Durrës, prokuroria sekuestron disa dokumente në bashki

February 5, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

February 5, 2026
Spiropali takime në Senatin Amerikan: Koordinim strategjik për çështjet e sigurisë, rritje e bashkëpunimit ekonomik dhe politik Shqipëri – SHBA

Spiropali takime në Senatin Amerikan: Koordinim strategjik për çështjet e sigurisë, rritje e bashkëpunimit ekonomik dhe politik Shqipëri – SHBA

February 5, 2026
Katër anëtarët e familjes shqiptare humbën jetën nga gazi në Itali, flet bashkatdhetari: Kur hymë në banesë kishin ende puls

Katër anëtarët e familjes shqiptare humbën jetën nga gazi në Itali, flet bashkatdhetari: Kur hymë në banesë kishin ende puls

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In