Banka Botërore ka ngritur alarmin në lidhje me ngrohjen globale, që sipasnjë parashikimi të bërë prej saj, niveli i deteve do të rritet deri në 60 cm në rang botëror.
Ornela Çuçi, e ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, ka treguar se bazuar në raportin e Bankës Botërore, disa qytete në Shqipëri do të jenë nën ujë.
Ornela Çuçi: Situata është goxha alarmante dhe do të them vetëm një shifër. Në vitin 2100, nga ndryshimet klimatike, parashikon Banka Botërore, që do të rritet niveli i detit me 50-60 cm. Kjo është në nivel botëror. Parashikimi për Shqipërinë është i frikshëm. Durrësi, Fieri, Velipoja, Shëngjini do të jenë nën ujë bazuar në parashikimet e Bankës Botërore për vitin 2100.
Blendi Fevziu: U bëka Berati qytet bregdetar.
Blendi Fevziu: Shqipërisë i ikën 1/3 e territorit.
Ornela Çuçi: Absolutisht. Është moçalishtja ajo që ikën e gjitha që kemi bërë kaq shumë mund në komunizëm për ta tharë. Janë zonë detare nëse vazhdojmë me këtë projeksion që BB e tregon.
/a.r