Zyrtarët e shëndetit në Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar amerikanët që të ruhen nga përhapja e koronavirusit sepse është e pashmangshme.
Ka 53 raste të konfirmuara në Amerikë dhe zyrtarët po mbledhin urgjentisht Kongresin për të ofruar miliarda dollarë për të financuar që të gjendet një zgjidhjet.
Të mërkurën në Korenë e Jugut, u konfirmua rasti i parë me koronavirus në bazën ushtarake.
Ushtari 23-vjeçar po mbahet në karantinë dhe gjendja e tij është nën kontroll, thanë forcat koreane.
Presidenti Trump ka deklaruar se përhapja e koronavirusit ishte “nën kontroll”.
Më shumë se 2700 persona kanë vdekur dhe 80 mijë të tjerë janë sëmurë, kryesisht në Kinë ku shpërtheu virusi.
Jashtë Kinës, janë prekur Irani, Korea e Jugut dhe Italia që kanë raportuar numrin më të madh të rasteve të infektuara nga virusi.
Është raportuar edhe pacienti i parë në Amerikën Latine, një 61-vjeçar që sapo ishte kthyer nga Italia.
/a.r