• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Alarmi i Gjinishit: Po “turqizohet” Islami shqiptar

by
21/05/2015 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Më debatin e mbrëmshëm në “Tonight Ilva Tare”, eksperti i religjioneve Ermir Gjinishi ka debatuar ashpër me të pranishmit, lidhur me rolin e Lëvizjes Gylen në Shqipëri. Ndër të tjera, ai ka ngritur edhe problemin e mprehtë të “turqizimit të fesë Islame”. Ja një pjesë e ndërhyrjes së tij:

Vizita e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, ka krijuar më shumë se një mëdyshje, më shumë se një dilemë, por më e madhja ishte ajo e kushtëzimit të ndihmës që ai ofroi, me goditjen e rrjetit të shkollave Gylen në Shqipëri.

Erdogan nuk e kushtëzoi asnjëherë ndihmën. Sigurisht që na takon ne ta marrim atë vendim, pasi e paraqiti atë si një kërkesë gjatë bisedimeve zyrtare. Gjithsesi më e gabuara në këtë moment është të shtrosh pyetjen: a do mbajmë krahun e Gylenit apo të Erdoganit? Nuk është kjo zgjidhja. Ato janë aktivitete të ligjshme në Shqipëri.

Por Gyleni nuk është histori vetëm shkollash. Problemi që ka Gyleni në Turqi nuk ka të bëjë fare me shkollat. Problemi është mbi gjëra të tjera. Është e vërtetuar që ka struktura paralele të frymëzuara prej tij. Edhe në Shqipëri është hapur disa herë kjo histori. A mund ta them unë këtë gjë me besueshmëri kaq të madhe? Jo. Por shteti për këtë i ka institucionet e veta. Erdogan është presidenti i një shteti, ngriti një problem. E ngriti edhe për vendin tonë. A nuk i takon shtetit tonë të verifikojë të paktën këto gjëra?

Unë nuk them të shpallet Lëvizja Gyleniste si terroriste, se kjo është problematike. Problemi i terrorizmit është një çështje tjetër. Por është e vërtetuar që Lëvizja Gylen, sa herë ka dalë në dritë në konfliktet me politikën turke, ka qenë çështje e celulave dhe sistemeve paralele me shtetin turk. Problemi turk nuk na takon ne, neve na takon të shohim veten tonë. Ne duhet t’i bëjmë pyetje dhe duhet të verifikojmë veten tonë. A kemi ne struktura paralele në shtetin tonë? Ky është problemi.

Ne këtu e kemi patur këtë problem të hapur 3-4 vjet përpara, jo nga Erdogani, por nga mediat shqiptare, për financime dhe ka patur një debat publik me emra dhe me mbiemra. Kemi problemin fetar të institucioneve. Nuk është gjë e vogël. Të devijohet besimi dhe të turqizohet një besim, ashtu sikundër do ishte e rrezikshme sikur një komunitet tjetër të humbte identitetin e vetë kombëtar. Strukturat paralele janë aktivitet kriminal nga cilado organizatë, cilido vend dhe këtë Shqipëria duhet ta ketë në konsideratë, ta verifikojë dhe ta ndjekë.

Next Post

PD çel fushatën, Basha: Varfëria dhe pasiguria dominojnë shoqërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meloni dekret emergjent për azilkërkuesit, në krah i del edhe Elon Musk

SPECIALE / Basti i madh i Melonit: Reforma për sistemin e drejtësisë!

March 18, 2026
Miratohen rregullat për bastet online: Monitorim në kohë reale! S’ka më lojtarë anonimë

Miratohen rregullat për bastet online: Monitorim në kohë reale! S’ka më lojtarë anonimë

March 18, 2026
Hiqet leja e punës për shtetasit e Shqipërisë që kanë leje qëndrimi në Kosovë/ Minxhozi: Do ketë ndikim pozitiv

VIDEO / Diplomati Qemal Minxhozi: Ja si mund të realizohet bashkimi Shqipëri – Kosovë

March 18, 2026
Kryemadhi pas daljes nga SPAK: 240 faqe akuzë, shumica të fokusuara te unë, vetëm 35 faqe për Metën

VIDEO / Kryemadhi, batuta me gazetarët para GJKKO: Gjynah që doli Gimbo nga Big Brother

March 18, 2026
Kush mund të marrë pushtetin në Teheran pas vdekjes së Larijanit?

Kush mund të marrë pushtetin në Teheran pas vdekjes së Larijanit?

March 18, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Rritja e çmimit të karburantit, Konfindustria thirrje qeverisë: Ulni taksën e qarkullimit dhe…

March 18, 2026
Hoxha në Senatin e Spanjës: Mbështetje e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Hoxha në Senatin e Spanjës: Mbështetje e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

March 18, 2026
Si lexuesit e targave me AI u bënë një pikë e nxehtë në betejat e emigracionit në SHBA

Si lexuesit e targave me AI u bënë një pikë e nxehtë në betejat e emigracionit në SHBA

March 18, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Rezoluta, dovleti dhe paratë e huaja

March 18, 2026
Alarm në Angli për “epidemi të meningjitit”, si u përhap nga një natë në diskotekë

Alarm në Angli për “epidemi të meningjitit”, si u përhap nga një natë në diskotekë

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In