• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alarmi i Çupit: Basha mund të ekzekutohet nga militarët e Berishës

by Java News
10/09/2021 22:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike u rikthye të premten në Parlamentin e ri, të dalë nga Zgjedhjet Parlamentare 2021, pas dy vitesh mungese, por lideri i saj historik, Sali Berishën, ëshë përjashtuar nga grupi parlamentar i PD. Vendimin e përjashtimit e mori të enjten në mbrëmje kryetari i PD, Lulzim Basha. Në një deklaratë publike ai njoftoi, se ish-kryeministri dhe ish-presidenti, Sali Berisha nuk do të jetë pjesë e grupit parlamenar të PD

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, përmes një lidhje Skype, analisti Frrok Çupi u shpreh se edhe dikur ka paralajmëruar se fati I Berishës njëlloj si edhe rruga do të jetë e ngjashme me atë të udhëheqësit Enver Hoxha.

“Kam paralajmëruar se Sali Berisha ndjek të njëjtën rrugë dhe ka të njëjtin fat me Enver Hoxhën. Unë e kam krahasuar atë në ’91-in, ai bënte sikur rrihte Enver Hoxhën dhe në fakt, ecte me të njëjtën shpejtësi në të njëjtën rrugë, në të njëjtën karrocë…”

Për Çupin, ringritja e PD-së është e pamundur. Sipas tij më e lehtë është formimi I diçkaje të re, se ringritja e kësaj force politike.

“Për të ribërë Partinë Demokratike, duhet të risjellësh tërë atmosferën, duhet të ringjallësh Gramoz Pashkon, Azem Hajdarin, gjithë njerëzit që kanë vdekur në atë kohë, të cilët janë sy mbyllur dhe nuk dinë se çfarë është e nesërmja.”

Sa I përket vendimit të Bashës, analisti ngriti alarmin duke u shprehur se pikërisht për shkak të këtij akti, lideri aktual I selisë blu,mund edhe të ekzkutohet duke drejtuar gishtin drejt ish-kryeministrit Berisha.

“Basha bëri një akt. Bëri aktin më të ndritur që mund të bënte në jetën e tij. Dhe ai e tha që ‘mora vendimin e jetës time’. E tha në dy kuptime. Që mund të ndrisë diçka me përkrahjen e SHBA-ve. Ky ishte perceptimi i parë. Dhe perceptimi i dytë, ai u fal para rrezikut dhe tha se ‘në jetën time, mund të mos marr dot më vendim tjetër’, sepse lufta në PD është luftë e armatosur. Luftë e egër. Ai mund të ekzekutohet nesër, nëse Berisha mbledh militarët e tij, ose organizatat e tjera të cilët janë rreth e rrotull.”

Berisha, për analistin Çupi, është e keqja e kombit duke deklaruar se dhe vetë ai është një ‘viktimë’ e gjallë e ish-udhëheqësit.

“Unë jam një nga viktimat e gjalla të Sali Berishës. Të tjerët nuk janë të gjallë. Janë kontributorë, sa Sali Berisha, ose në momente të caktuara shumë herë më hsumë se ai, por kur iu them se nuk më vjen mirë për asgjë të keqe të Sali Berishës. Më vjen mirë kur kombi im shpëton nga thundra të tilla, siç është Enver Hoxha, Sali Berisha, Millosheviçi. Këta janë një rracë që e dhunojnë kombin e tyre.”

Next Post
“Mos të sillet si pronar i ndërmarrjes private”/ Ristani kritika Bashës: PD s’ka rrugë tjetër për tu ringritur, përveç të jetë…

"PD në situatë të rrezikshme"/ Ristani: Nuk ringrihet pa largimin e Bashës dhe Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In